"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shtyhet seanca për banorët e Unazës së Re, Balliu: Kam qindra procedime penale, s’i mbyll dot as për katër breza. Rama t
4 Nëntor 2020, 11:07Nga DOSJA
TIRANË– Klevis Balliu ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Para gjykatës, pas shtyrjes së seancës për banorët e Unazës së Re, Balliu tha se ai projekt është një mashtrim, edhe pse në fakt askush nuk është vënë në pranga në lidhje me të. Balliu tha se ai vetë personalisht ka mbi 300 procedime penale dhe se s’do t’i mjaftonin as katër breza për t’i përfunduar.
Ish-deputeti shtoi se më 25 prill, Rama do të mblidhet në zyrë me avokatët pasi më datë 26, do të përballet me drejtësinë.
“Këtu është ngritur një mekanizëm politik për të dënuar qytetarët për ditët e protestës. Ajo protest ka vijuar dhe nëse ka krim, quhet krim vijuas. Do të na duheshin katër breza për të mbyllur këto procedime. Unë personalisht kam mbi 300 procedime penale. Kjo gjë bëhet vetëm që të fusin në burg banorët e Unazës së Re. këtu është bërë normale që ata që vjedhin të shijojnë jetën dhe ata që vidhen, të futen në burg. Për interesin pyesni Edi Ramën. Ne na mbajnë nëpër gjyqe. Çdo ditë këtu është një qytetar që përballet me padrejtësinë. Këtu nuk i sjell ligji, por Edi Rama. Çështja e Unazës do të mbyllet vetëm kur ata abuzues të futen në burg. Zërin tim do ta dëgjoni prapë nga ajo sallë. PD-ja ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë me të drejtën. Më 25 prill Rama do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush. Më datë 26 do mblodhet në zyrë me avokatët dhe do të nisë përballjen me drejtësinë. Kosovën po ja jep drejtësisë. Doli de fakto që Unaza ishte një mashtrim. Dini gjë që të jetë arrestuar ndonjë person?”– tha Balliu.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka dalë sot para KPA-së....
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar një ditë më parë në Podgoricë, ku u sekuestruan më shumë se dy ton marijuana dhe n...
TIRANË– Sërish rokadë në Policinë e Shtetit. Një ditë pasi pasi Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndryshoi drejtorët vendorë në qarqet Elbasan, Ku...
TIRANË– Banorët e Astirit janë paraqitur sot në Gjykatën Penale, për seancën e radhës gjyqësore, pas protestave të mbajtura kundër projektit të Unazë...
SHKODËR- Kopshti i shkollës “Ndoc Mazi” është mbyllur për shkak të transferimit të edukatores në një kopsht tjetër. Prindërit që kanë pasur fëmijët në këtë...
BALLSH-Gjendja shëndetësore e grave të naftëtarëve, të Ballshit, të cilat që prej 21 ditësh ndodhen në grevë urie është përkeqësuar. Burime për Dosja,al bëjnë m...
TIRANË- Ditën e sotme Studentët e Universiteve të Tiranës kanë paralajmëruar sërish se do të dalin sërish në protestë. Sot është dita e tretë e protestët s...
MALIQ- Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional në hyrje të Mal...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al, Shqiptarja, Top Channel Syri kanë në faqe të parë lajmi...