Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI-Nga 1 janari 2021, biznesi i vogël me xhiro deri në 10 milionë lekë do të përjashtohet nga skema e TVSH-së. Ndryshimet nuk kufizojnë përfshirjen vullnetare në skemën e TVSH-së të bizneseve me xhiro vjetore mbi 5 mln lekë. Vendimi për ndryshimin e shkallës të xhiros të bizneseve që do të përfshihen në TVSH u botua në Fletoren Zyrtare.
“Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10,000, 000 lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5,000 000 lekë”, thuhet në vendim.
46.1 mijë biznese mund të dalin nga skema e TVSH-së
Sipas të dhënave nga tatimet, numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë është 46.1 mijë deri në fund të vitit 2019. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 është 3.4 miliardë lekë lekë, ose rreth 27 milionë euro .
Kjo shumë është po sa rreth 2.6% e TVSH-së së paguar në vend. TVSH është zëri kryesor që sjell të ardhura në buxhet dhe në 2019-n, nga ky zë u mblodhën 132 miliardë lekë, ose 43% e totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat.
Aktualisht për TVSH-në, pragu hyrës është 2 milionë lekë. Ky prag u ul dy vite më parë, nga 5 në 2 milionë lekë. Ky vendim u kundërshtua hapur në atë kohë nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, e cila shqetësohej për efektet që do sillte të bizneset barra e shtuar e taksës dhe kostove të tjera administrative, ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky i fundit theksoi disa herë se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha.
Nga heqja e tatim fitimit përfitojnë shumë më pak biznese, 93 mijë nuk paguanin as sot
Ndërkohë, Kuvendi miratoi dje dhe heqjen e tatim fitimit për bizneset e vogla me xhiro nga 5-14 milionë lekë. Nga 5% që paguanin më parë, tashmë tatim fitimi për ta bëhet zero.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve numri i bizneseve me qarkullim nga 5-14 milion lekë nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e TFTH është 9,305. Këto biznese, paguajnë tatimfitimi të thjeshtuar prej 5%. Në vlerë, tatimfitimi (ose TFTH) i paguar prej tyre në vitin 2019 ishte 945 milionë lekë, ose 7.6 milionë euro (2.6% të totalit të tatimfitimit që është paguar nga bizneset në vitin 2019).
Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, në vend janë 94 mijë biznese të vogla, të cilat kanë një qarkullim nga 0-5 milion lekë, nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e tatimfitimit të thjeshtuar (TFTH). Këto subjekte, që përbëjnë 83% të subjekteve totale në vend, nuk preken nga ndryshimi i fundit, pasi edhe sot nuk paguajnë tatim fitimi.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e nesërme, besimtarët myslimanë do të festojnë Kurban Bajramin. Pavarësisht situatës së pandemisë, në xhamitë sipas zonave dhe jo në sh...
Shqipëri– Në Kuadrin e fundit makroekonomik, qeveria shqiptare parashikon që të ardhurat për frymë në vitin 2020 të zbresin në 553 mijë lekë (rreth 4,760 ...
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës në një mbledhje online ka marrë sot vendimin për të shtyrë me 30 ditë afatin e dorëzimit të dokumentacionit nga qytetar...
Shqipëria u rendit e pesta në Europë sa i përket peshës së lartë të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni), pas Bullgarisë, Rumanisë, ...
Gratë shqiptare dëshirojnë të lindin fëmijë më shumë se sa ia arrijnë në realitet. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, indeksi i dëshirës për të lindur fëmijë,...
VLORË- Fundjava e fundit e Korrikut shënoi një bilanc pozitiv të turistëve në Vlorë. Administratorët në plazhe thonë pranojnë se situata nuk është si sezon...
Përherë e më shumë në kryeqytet, lokalet po boshatisen. Por jo nga masat anti-Covid. Atyre po u vendoset kyçi dhe në muret e tyre njoftimet njoftojnë: Je...
KOSOVË- Në kuadër të masave për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria e Kosovës është duke menduar që t’u mundësojë qytetarëve tërheqjen e një shume të mjeteve nga...
TIRANË- Nga 1 maji në 14 korrik, numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv është rritur me 54% me bazë vjetore. Sipërmarrësit shprehen se mungesa e ...