Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
U përplasën nga treni në Gjermani/ Hot i tronditur pas tragjedisë së të rinjve shqiptarë: Ngushëllime të sinqerta famil
13 Tetor 2020, 15:22Nga DOSJA
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani ditën e sotme.
Në një status që ka bërë në rrjetet sociale ai ka njoftuar se autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdejken e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht. Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.”- shkruan Hoti.
Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni. Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit ishte 13 vjeç, tjetri 17 vjeç. Të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, e për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave, ndërsa janë shtypur nga një tren dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT– Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 3 persona nga koronavirusi dhe numri në tot...
MAQEDONI E VERIUT– Një deputete në Parlamentin e Maqedonisë së veriut ka rezultuar pozitive me Covid-19. Sipas mediave vendase së fundmi është prekur nga sëmund...
ITALI- Bashkëshortja e aktorit Domenic West, Catherine FitzGerald është tronditur pasi ka zbuluar tradhtinë e burrit me anë të disa fotove që janë shpërndarë në...
KOSOVË- Nëse Prishtina nuk e zbaton detyrimin nga marrëveshja e Brukselit, atëherë edhe detyrimet e Serbisë nga ai dokument do të pushojnë, ka thënë, Petar...
KOSOVË- 1 person ka humbur jetën dhe 98 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë 37 persona jan...
GREQI– Anija turke kërkimore Oruts Reyes që ka nisur kërkimet në ujërat e diskutushëm midis dy palëve, ka mbyllur sistemin e vendndodhjes gjeografike. Ndërkohë ...
GJERMANI– Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni.Sipas njoftimit të me...
TURQI– Situata midis Greqisë dhe Turqisë është tensionuar sërish, pasi anija “Oruc Reis” e shoqruar nga anijet e tjera “Ataman” dhe “Cenig Han”, janë larguar n...