LIVE UPDATES
Politike

Humbën jetën 51 persona/ Lëvizja Vetëvendosje 1 vjetorin e tragjedisë: Shoqëria shqiptare po jeton ende me pasojat që la

26 Nëntor 2020, 17:27 Nga DOSJA
Humbën jetën 51 persona/ Lëvizja Vetëvendosje 1 vjetorin e

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosjes në Shqipëri ka përkujtuar 1 vjetorin tërmetit të 26 nëntorit, ku fatëkeqësisht humbën jetën 51 persona. Në një reagim në rrjetet sociale, VV shkruan se edhe pse kanë kaluar një vit nga tragjedia, shoqëria shqiptare sipas tyre vazhdon të jetojë me pasojat e tërmetit. VV thotë se pas një viti ende nuk është vënë drejtësi për viktimat që u regjistruan duke shtuar se dëme mund të ishin shmangur nëse institucionet do të funksiononin si duhet, ende nuk është vendosur drejtësi.

POSTIMI I PLOTË: 

Një vit pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, më i madhi prej të cilëve me magnitudën 6.4 të shkallës Rihter, përkujtojmë 51 qytetarët që humbën jetën, dhe dhimbjen e familjarëve të tyre. Ajo ishte humbje pikëlluese, që rëndoi në zemrat e gjithë kombit shqiptar. Bashkëndjenja me hidhërimin e familjarëve të viktimave, na shoqëron edhe sot, kur kujtojmë atë ngjarje. Tërmeti plagosi 913 qytetarë dhe preku në forma të ndryshme mbi 200.000 njerëz në gjithë Shqipërinë. Mbi 17.000 qytetarë u detyruan të zhvendosen nga vendbanimet e tyre për në vendstrehime të përkohshme. Sot e kësaj ditë, pothuaj 1.500 familje ende jetojnë në çadra, duke u përballur në kushte më të rënduara me pandeminë dhe rreziqet shëndetësore e ekonomike që solli ajo. Shoqëria shqiptare vazhdon të jetojë me pasojat e atij tërmeti. Për viktimat që mund të ishin shpëtuar e për dëmet që mund të ishin shmangur nëse institucionet do të funksiononin si duhet, ende nuk është vendosur drejtësi. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 u parapri nga tërmeti i 21 shtatorit të po atij viti, që kishte lënë në gjendje të pabanueshme edhe ndërtesa shumëkatëshe banimi, në zona si ajo e Thumanës. Megjithëse në gjendje të pabanueshme për shkak të tërmetit të 21 shtatorit, një prej ndërtesave në Thumanë ishte populluar sërish nga banorët – që nuk kishin gjetur dot zgjidhje tjetër as vetë as nga autoritetet. Kështu, të shtypur nga varfëria dhe të braktisur nga institucionet, tërmeti i 26 nëntorit mori jetën e qytetarëve që banonin në një ndërtesë e cila ishte shpallur prej dy muajsh si e pabanueshme. Askush nuk është ndëshkuar deri më sot, as për rastin në Thumanë, as në qytete të tjera ku objektet e ndërtuara jashtë standardeve, u shembën nga tërmeti. Raste si ai në Thumanë rrezikojnë të përsëriten, pasi autoritetet kanë bërë vlerësime të ndryshme pas tërmetit të 26 nëntorit për objekte të njëjta, duke i shpallur herë si të pabanueshëm, e herë si të banueshëm. Nga njëra anë kemi 1.500 familje që ende jetojnë në çadra, e nga ana tjetër kemi shumë njerëz që po jetojnë në objekte të dëmtuara nga tërmeti për të cilat nuk ka siguri mbi qëndrueshmërinë statike të tyre. Kjo situatë është e pafalshme, alarmuese dhe thërret për zgjidhje dhe drejtësi!

Premtimet e Kryeministrit Rama për t’i sistemuar qytetarët në banesa të rindërtuara brenda këtij viti, nuk do të mbahen. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka deklaruar publikisht se rindërtimi do mund të përfundojë plotësisht vetëm në mars të vitit 2022. Nga ana tjetër, pamë një video-mesazh të Kryeministrit Rama ku fliste për veten e tij, ndjenjat e tij, punën e tij, stresin e tij, por aspak për politikat publike në transformimin e menaxhimit të emergjencave civile, për përgjegjësitë e institucioneve apo zyrtarëve që nuk kanë bërë detyrën, apo për premtimet e pambajtura dhe dështimin e plotë për të vendosur drejtësi. Përtej ndryshimit të ligjit për “Mbrojtjen Civile”, publiku nuk ka informacion se si kanë ndryshuar pajisjet, furnizimet, përgatitjet dhe stafi në gatishmëri të menaxhimit të emergjencave civile. Në një fatkeqësi të mundshme të radhës, ne nuk e dimë nëse do kemi sërish stafin e emergjencave civile të papajisur as me mjetet dhe aparaturat bazë të kërkim-shpëtimit. Krijimi i strukturave në nivel qëndror dhe lokal në raste krizash mbetet ende një domosdoshmëri qartësisht e papërmbushur.

Nga e gjithë kjo ngjarje, kujtojmë me krenari solidaritetin e shqiptarëve anembanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut e më gjerë në rajon e në diasporë që i erdhën në ndihmë në të gjitha mënyrat qytetarëve të prekur nga tërmeti, Forcën e Sigurisë së Kosovës që erdhi në ndihmë e para në misionin e kërkim shpërtimit krahas Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kombi ynë di të bashkohet ballë dhimbjes, e dhimbja që e përballim së bashku, kalohet më lehtë. Jemi mirënjohës edhe për gjithë ndihmën e dhënë nga shtetet e tjera, që na u gjendën pranë në një moment tejet të vështirë kombëtar.

Mes tyre Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kosovë e Qendra në Shqipëri organizuan dhe dërguan mbi 300 tonë ndihma që në ditët e para pas tërmetit dhe anëtarët e aktivistët tanë u paraqitën vullnetarë në të gjitha zonat e prekura. Ndërsa, një nga vendimet e para të marra nga Qeveria Kurti në shkurt të këtij viti, ishte ndihma financiare për Qeverinë e Shqipërisë në lehtësimin e pasojave të tërmetit.

Tërmeti dëshmoi sërish se solidariteti mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar është rruga përpara, por mungesa e shtetit të së drejtës dhe e shtetit social e pengon këtë rrugëtim. Bashkimi në dhimbjen që shkaktoi tërmeti, duhet kthyer në forcë për ribashkim në veprim kolektiv drejt transformimit të këtij sistemi që mirëmban dhe riprodhon padrejtësinë.

Tiranë, 26 nëntor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosjes në shqipëri lëvizja vetëvendosjes në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara