LIVE UPDATES
Aktualitet

“Huliganë e rrugaçë”/ Violinisti kundër Anila Denajt: Do t’ju them nxënësve të mi të bëhen si Noizy, zonja minist

7 Shkurt 2021, 08:30 Nga DOSJA
“Huliganë e rrugaçë”/ Violinisti kundër Anila

TIRANË-Armand Broshka, mësues violine në shkollën e mesme artistike “Onufri”, i është kundërvënë ministres së Financave, Anila Denaj, dy ditë pasi ajo zbuloi si histori suksesi, reperin Noizy. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Broshka thotë se është zhgënjyes fakti sesa pak vlerësohen artistët e vërtetë në Shqipëri. Ai shton se ishin kolegët e Denajt, që në dhjetor, e quajtën vetë modelin e Noizyt, si “huligani dhe rrugaçëri”, kur shpërthyen protestat për Klodian Rashën, ndërsa sot i prezantojnë si histori frymëzimi. Me ironi, violinisti shkruan se “do t’ju mësoj nxënësve të mi të bëhen si Noizy”, që për të është një shembull që promovon dhunë dhe jo art.

POSTIMI I PLOTË:

“Do t’i them nxënësve të mij të bëhen si Noizy!”

Zonja ministre e financave si duket nuk e di se në Republikën e Shqipërisë përveç Liceut Artisitik “Jordan Misja”, shkollës së baletit dhe shkollës 9-të vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë, ekzistojnë edhe 8-të shkolla të tjera të mesme artistike si, Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Të gjitha këto shkolla përgatisin nga klasa e 1-rë deri tek e 12-ta artistë (instrumentistë, piktorë, skulptorë, balerinë) të rinj, të cilët pasi mbyllin ciklin e tyre në këto shkolla, pranohen edhe nëpër konservatore, akademi dhe universitete artesh kudo nëpër evropë e botë, madje diplomohen atje me rezultate të larta. (Përfshirë këtu edhe Universitetin tonë të Arteve) Edhe pse studiojnë në të njejtin profil minimalisht për rreth 16 vjet (madje më shumë edhe se vetë mjekët), vetëm pas këtyre viteve nis rrugëtimi i tyre në këtë profesion. Artistët e diplomuar janë individët më të denjë për një shoqëri të civilizuar, sepse i dhurojnë kombit të tyre art të mirëfilltë, zhvillim, studim, dinjitet, histori dhe emër të mirë kudo ku ato përshfaqin aftësitë, intelektin dhe qytetarinë e tyre. Këta artistë janë shtresa më lartë dhe e edukuar e një shoqërie, por e lënë në hije sepse prozhektorët drejtohen tek Noizy. Kriza ku ndodhemi ne si komb flet vetë, mjafton të shohim se si ministrja e financave mburret e i thotë “Kompozitor” një individi pa shkollë dhe pa diplomimin përkatës, gjithashtu që njihet për rrugaçërinë e tij, kryesisht në tekstet banale që reciton (se muzikën ja kompozon tjeter kush), me përmbajtje dhune, imoraliteti e degradimi social, ku promovon lacat e rrugës, pushtetin e parasë dhe armëve. Të gjithë e kemi parë se si ky individ promovon dhunën tek të rinjtë duke nxjerrë me mburrje video ku qellohen me armë mes bandash rivale rrugëve të Kosovës dhe Shqipërisë, madje duke ja hedhur paq edhe ligjeve të shtetit. Ky është modeli që promovon ky “Kompozitor” tek të rinjtë sot zonja ministre! Sa për kujtesë znj.ministre, ky ishte ai modeli i të rinjve që dogjën Tiranën në dhjetor, e mbani mend?! Madje kolegët tuaj i quanin huliganë e rrugaçë. Edhe sikur ky individ të ishte biznesmeni më i fuqishëm në rajon, nuk i takon një ministreje të bëjë të tillë “PR” plot mburrje, se gjoja na qenka puna e saj që ky biznesmen paska patur sukses.
Të gjithë ne e njohim shprehjen e famshme të Sorrosit: “Mos më pyesni se si e bëra milionshin e parë, ndërsa për të tjerat ua faktoj unë një më një”. E pra, ne të gjithë e dimë se me para të ndershme nuk bën dot asnjë i ri 8 certifikata biznesesh, madje as ju vetë me rrogën e ministres së financave. Së fundmi, meqë hyre në profesionin tonë, po guxoj dhe unë të futem në tëndin zonja ministre, dhe po të jap një këshillë: Përpara se t’i promovosh këta biznesmenë “Kompozitorë”, fillimisht hetoi burimin e pasurisë para milionëshit të parë dhe evazionit fiskal që bëjnë çdo ditë. Gjithashtu, po ju kujtoj se ministria juaj ka dhënë zero (0) fonde për politika zhvilluese, mbështetëse apo novatore për këto shkolla artistike në rrethe. Nëse do i njihnit, do ta shihnit se këto shkolla në fakt ndodhen në gjendje të mjerueshme si godina dhe infrastrukturë, pa drita, pa ngrohje, pa xhama e me tualete si në mesjetë. Kjo është gjendja e “kompozitorëve” nëpër këto shkolla, pak ndryshe nga ajo e “kompozitorëve” që ju promovoni. P.S.
Sa për balancë politike, po ju them se nuk e kam harruar as faktin e dekoratave qesharake presidenciale të këtyre 10 viteve, si rasti i një tjetër “Këngëtari” që u dekorua me titullin “Mjeshtër i madh” nga presidenti para pak ditësh, ku dihet që artistë të vërtetë (jo-partiakë) nga ata të 16 viteve që i përmenda më lart, i kanë dhënë e i japin vendit tonë një kontribut të paçmuar pa asnjë titull mbi shpatullat e tyre, por vetëm me punë serioze dhe dinjitet. Uroj të reagojnë të gjithë artistët njëzëri!
Mjaft më me këto tallje e promovime të antivlerave!
MJAFT!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila denaj armand broshka anila denaj armand broshka

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës