"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ushtroi dhunë ndaj të dashurës së tij, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapen në flagrancë dhe 4 persona të tjerë (NJ
7 Shkurt 2021, 07:49Nga DOSJA
TIRANË- 5 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për dhunë fizike, drejtim automjeti në gjendje të dehur si dhe për kryerje aksidentesh.
Policia ka bërë të ditur se në pranga ka rënë 25-vjeçari, J. C pasi ky i fundit ushtroi dhunë ndaj së dashurës. Po me të njëjtën akuzë është arrestuar dhe 64-vjeçari, P. H pasi ky i fundit kishte dhunuar bashkëshorten. Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i J. M, J.R dhe A. T, të cilët u bën shkak aksidentesh si dhe drejtonin mjetin në gjendje të deshur.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. C., 25 vjeç, pasi në lagjen “Ali Demi”, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 64 vjeç, pasi në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : J. M., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme, tek ish-“Sheshi Shqiponja”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Sh., 52 vjeç i cili ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shendetësore. A. R., 29 vjeç, pasi tek rrethrretullimi i Saukut, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit. A. T., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur. •Në Kavajë, ditën e djeshme, në kushte të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia shtetasi A. S., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. •Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit O. I., 29 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit A. A.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për vdekjen e 57-vjeçarit nga Ballshi, ...
TIRANË- Pelivan Sinorrapaj nga Mallakastra ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës. Ai u dhunua barbarisht me shufra hekuri, nga tri shok...
SHQIPËRI– Moti i keq ka përfshirë sërish ditën e sotne vendin. Si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta, lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë është pezull...
VLORË– Klubi i miqve të Gentian Qarrit janë në zi pasi kanë humbur mikun e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Vespa Club Vlora njofton me hidhërim të ...
VLORË– Dosja.al ka siguruar fotot e Gentin Qarrit, 40-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Vlorë.Më poshtë Qarri, personi që u qëllua më shum...
VLORË– Nëna e Gentian Qarrit ka shpërthyer në lot e ulërima, kur ka kuptuar që i kanë vrarë të birin. Në videon e mëposhtme shihet dhe dëgjohet nëna e Qarr...
VLORË– Makina e autorëve që qëlluan për vdekje Gentian Qarrin pasditen e sotme është gjetur e djegur. Dosja.al ka mësuar se mjeti i llojit ‘Gil” me ngjryë ...