LIVE UPDATES
Ekonomi

Hovi i teknologjisë së informacionit, transformim dixhital i kompanive shqiptare

23 Janar 2022, 06:13 Nga DOSJA
Hovi i teknologjisë së informacionit, transformim dixhital i kompanive

SHQIPËRI – Teknologjia e informacionit kishte nisur rritjen vitet e fundit, ndërsa pandemia i dha një tjetër hov sektorit. Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, konstatohet një rritje e numrit të kompanive të regjistruara në sektorin e TIK me 46% nga viti 2018 në 2019, duke sjellë një rritje prej 12% të aktivitetit ekonomik dhe 23% në numrin e të punësuarve.

Kjo e bën sektorin e IT në Shqipëri, si tendencë globale tashmë, një ndër sektorët që pritet të ketë ecurinë më të mirë në vitet e ardhshme. Ndikimi për këtë ka ardhur nga dixhitalizimi në masë të gjerë, si dhe nevojat specifike që Pandemia solli, ndër të cilat edhe konceptin e ri të Smart working.

Tomi Kallanxhi, drejtues i “Big Media Expert”, thotë për “Monitor” se 2022 pritet që t’i japë më tepër hov dixhitalizimit.

“Ne presim që të vazhdojmë transformimin dixhital të kompanive, por dhe një rol kryesor do të ketë dhe outsource, për shkak të kërkesës së lartë për resurse teknologjike në të gjithë planetin. E përkthyer në termat e biznesit, kompanitë shqiptare të këtij sektori pritet të kenë hov rritje”, përfundon ai.

Aneida Bajraktari, drejtuese e “Balkans Capital”, thotë se, 2022 mendohet të jetë një vit më i qëndrueshëm se dy vitet që lamë pas.

“Pandemia shërbeu shumë mirë për të hapur dyert e ekonomisë dixhitale. Teknologjia dhe inovacioni do të vazhdojnë të jenë faktor kyç në ndryshimin e industrive dhe transformimin e bizneseve. Për sa i përket industrisë ku “Balkans Capital” operon, mendoj se fiskalizimi do të ketë një ndikim të madh në uljen e informalitetit në ekonomi, ndërsa teknologjitë blockchain dhe kriptovalutat do të marrin edhe më shumë vëmendje” – përfundon ajo.

Flet Gjergji Robo, CEO i “Smartwork”

Fillimi i pandemisë në vitin 2020 solli mbylljen e shumë projekteve, pasi shoqëritë e huaja u detyruan të ishin më konservatore në investimet e tyre në IT.

Kështu shprehet Gjergji Robo, ekspert i fushës, i cili shton se vazhdimi i punës gjatë pandemisë solli një koncept tjetër pune, smart working…

Si ka qenë ecuria e sektorit dy vitet e fundit (IT dhe Smart working)?

Në këto dy vite, modelet e biznesit kanë pasur një ndryshim të madh, të shpejtë dhe të papritur. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë u angazhuam të përshtateshim dhe të bënim më të mirën në rrethanat që ndodheshim. Fillimi i pandemisë në vitin 2020 solli mbylljen e shumë projekteve, pasi shoqëritë e huaja u detyruan të ishin më konservatore në investimet e tyre në IT.

Vazhdimi i punës gjatë pandemisë solli një koncept tjetër pune, smart working. Të gjithë punonjësit mund të punonin nga kudo që ndodheshin, por kjo kërkonte mbështetje dhe investim në sistemet e informacionit. Viti 2021 ishte viti i “bounce back”, ku shumë biznese u fokusuan të investonin në sisteme, të cilat realizojnë menaxhimin e të gjithë departamenteve dhe komunikimin e stafit sipas roleve.

Kjo valë ndryshimesh solli investime, duke filluar me ndërtimin e faqeve e-commerce për shitjen e produkteve online, deri në implementimin e sistemeve ERP, të cilat i lejojnë punonjësit të aksesojnë sistemin remote dhe në mënyrë të sigurt.

Me këto hapa dhe zhvillime teknologjike, të gjithë mund të punojnë nga kudo dhe me orare fleksibël. Kjo është një nga kërkesat më të shpeshta gjatë proceseve të rekrutimit. Bazuar në modelin tonë të biznesit dhe politikat e brendshme, Smartwork ofron të gjithë mbështetjen e saj teknologjike dhe fleksibilitetin e kërkuar nga stafi për mbarëvajtjen e punës, arritjen e rezultateve të detyrave dhe balancën punë-jetë.

Cilat janë vështirësitë më të mëdha të fushës? 

Krijimi i kompanive të reja në fushën e IT-së e ka bërë tregun shumë konkurrues. Sfida më e madhe është gjetja e talenteve të reja. Në Smartwork kemi aktivizuar fushatën Rebrand yourself!, ku ofrojmë mundësi trajnimi gjatë punësimit, për sistemet ERP.

Interesi dhe aplikimet janë të shumta nga të rinjtë, të cilët vlerësojnë mundësinë e dhënë për t’u fokusuar në një karrierë afatgjatë në fushën e teknologjisë së informacionit. Brenda një kohe të shkurtër nga punësimi kemi evidentuar dëshirën dhe këmbënguljen e të rinjve për të mësuar dhe për t’u angazhuar më tepër në projekte. Nuk mund të lë pa shprehur krenarinë/gëzimin për mundësitë që Smartwork u jep të gjithëve për të gjetur veten dhe për të ndërtuar karrierën e tyre.

Si e prisni vitin 2022? 

Viti 2022 do të vijë me shumë mundësi dhe projekte të reja për Smartwork. Hapat e parë janë hedhur dhe rezultatet do të shihen në muajt e parë të vitit. Ne do të vazhdojmë të ndjekim risitë më të fundit teknologjike dhe të sjellim frymën e re të zhvillimeve në tregun tonë.

Sfida më e madhe e vitit 2022 do të jetë motivimi i stafit aktual, në mënyrë që të ulet tendenca e largimit të të rinjve jashtë vendit, si dhe investimi në profilet e reja me junior, të cilët duhet të trajnohen nga fillimi. (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi drejtoria e përgjithshme e tatimeve kompanitë shqiptare teknologji informacioni drejtoria e përgjithshme e tatimeve kompanitë shqiptare teknologji informacioni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet