LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historiani publikon dokumentin: Vasil Shanto s’u vra në luftë, por gjatë një detyre private teska shoqëronte një oficer

21 Tetor 2019, 15:16 Nga DOSJA
Historiani publikon dokumentin: Vasil Shanto s’u vra në luftë,

TIRANË- Ndoshta pak vetë e dinë që në 28 nëntor 1948 Presidiumi i Kuvendit Popullor e shpalli Vasil Shanton, Hero Kombëtar, d.m.th. baras me Skënderbeun. Emrin e Shantos e mbajnë sot me shumicë e tepri, lagje, rrugë, shkolla, etj. Është bërë edhe filmi i gënjeshtërt artistik “Militanti”, që RTSH-ja dhe stacionet televizive të tjera e japin deri 2-3 herë në ditë në mënyrë që të vijojnë besnikërisht mashtrimet e propagandës komuniste. Filmi pasqyron të njëjtat gënjeshtra si edhe materialet e tjera të shkruara gjatë komunizmit. Normalisht në këtë rrethanë është e ligjshme të pyesësh se çfarë paska bërë ky individ që shteti paska kaq shumë detyrime ndaj tij. A thua është përpjekur për tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, apo ka pasur funksione të larta shtetërore e ka dhënë ndihmë të jashtëzakonshme. Për të mësuar të vërtetën, mjafton të shohim dokumentin e kohës, i botuar i censuruar në botimin e vitit 1986 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, kushtuar heronjve, të cilit i është hequr pjesa thelbësore. Vasil Shanto nuk u vra as në përpjekje me gjermanët, as me ballistët, as me “reaksionin” dhe as për “çlirimin e atdheut”, por në krye të një detyre private, për të cilën mbase edhe mund të jetë paguar. Ngjarjen e dëshmon personi që ngeli gjallë, i quajturi Naun Zafirof ishte oficer i ushtrisë mbretërore jugosllave i zënë rob nga partizanët e Titos. Pasi lihet i lirë në Kolashin të Malit të Zi, kërkon të kthehet në vendlindje, në Ohër. Atje njihet me oficerin Rifat Manjani, i cili e prezanton me Vasil Shanton. Këta e kërkojnë Vasilin të bëhet shoqëruesi i tyre dhe ky i fundit pranon. Ka qenë një udhëtim që është ndërprerë nga një pritë e rastësishme xhandarmërie, e cila ka synuar ndalimin e katër njerëzve të armatosur pa e ditur fare se kush ishin ato. Me Vasilin ishte edhe një komunist tjetër.

***

Procesverbali i marrjes në pyetje të ish togerit të ushtrisë jugosllave Naun Zafirof, i biri i Metodis dhe i Katerinës, i vitlindjes 1915, lindur e banues në qytetin e Ohrit. Të pranishëm në marrjen në pyetje, datë 14.2.1944, ora 16.00 në zyrën e adjutanturës së Qarkut të Xhandarmërisë Shkodër: kapiten Pjetër Gurakuqi, aspirant Hil Shllakun, sekretar kapter Nush Shtjefni. Deklarimi si më poshtë: 

Unë kam qenë në qytetin Kolashin të Malit të Zi si rob i partizanëve të Titos, ku kam qëndruar qysh në muajin dhjetor 1943. Në Kolashin jam njohur më parë me kapiten Manjanin, i cili dhe ka qenë zënë rob prej partizanëve. Me kapiten Manjanin lidha miqësi, duke shfaqur dëshirën të ktheheshin te shtëpitë tona, ai në Dibër e unë në Ohër. Manjani më tha se kishte njohur një të quajtur Vasil,  i cili i kishte dhënë fjalën se do ta çonte deri në Shkodër. Atëherë edhe unë e luta që të fliste dhe për mua me këtë Vasilin. Më vonë e njoha personalisht Vasilin, duke u takuar 4-5 herë vetëm për pak minuta dhe kemi biseduar vetëm për çështjen e udhëtimit të projektuar, d.m.th. kemi rënë dakord që të niseshin për në Shkodër. Më vonë kam njohur edhe Reshitin. Më 29 janar 1944 jemi nisur të katërt prej Kolashinit. Çështjen e lejes e kishte rregulluar Vasili me partizanë dhe ai na printe gjithkund. Më 30 janar kemi mbërritur në katundin Bioçe dhe më 31 janar ora 5.00 të mëngjesit mbërritën në Kosorr afër kufirit të Shqipërisë. Këtu kemi ngrënë e kemi pirë duke marrë bukë me vete. Jemi nisur e kemi udhëtuar gjithë natën, herë rrugë e herë nëpër male deri sa kemi hasur me patrullat e xhandarmërisë dhe rezultati dihet. Gjatë udhëtimit, Vasili na porositi që ecnim me vëmendje dhe pa grike se mund t’u hetonim nga ndonjë patrullë.  Duke ardhur në shqipëri, sipas fjalës së Vasilit, ishim të sigurt se do të vinim shëndoshë se kështu na e kishte premtuar ai, prandaj u nisëm me konviksion të plotë se nuk do na gjente gjë. Deklaroj se qysh kur kemi hyrë në kufi të Shqipërisë e deri ku ka ndodhur ngjarja, nuk kemi hyrë në asnjë shtëpi shqiptare, as kemi ngrënë bukë e as kemi fjetur. Kemi ngrënë vetëm ushqimin që kemi pas marrë me vete në katundin Kasorr dhe kemi pushuar jashtë disa herë pa hyrë brenda në ndonjë shtëpi. Unë kam qenë i armatosur me një “Mashinë” dore tip angleze e cila ka pas një krah me 32 fishekë. Vasili ka pas edhe ai një Mashinë” të tipit gjerman, por nuk di sa municion ka pasur, mbaj mend që ka pasur tre krehra në çantën e “Mashinkës”, të cilët sigurisht do kenë qenë të mbushur. Më duke ka pasur edhe një revolver, por nuk e mbaj mend mirë. Vasili ka pas edhe bomba dore, por nuk di sa. Unë për vete nuk kam pasur bomba. Kapiten Manjani ka pas një pushkë të gjatë jugosllave dhe një revolver gjysmë automatik dhe një rrip fishekë. Reshiti ka pasur “Mashinë” gjermane. Nuk mbaj mend të ketë pasur bomba apo jo. “Mashinën” mua ma dhanë partizanët në Kolashin nja dy ditë para se të nisesha në Shqipëri. Për t’u liruar prej tyre unë kisha marrë një raport nga doktori se vuaja nga zemra dhe se nuk mund t’i  bëja ballë mundimeve, nuk mundja të haja ushqimin e partizanëve dhe kështu armën ma dhanë për udhëtim. Unë e kam ditur se Vasili dhe Reshiti ishin komunistë, por si unë, ashtu edhe kapiten Manjani kemi udhëtuar me ta vetëm të na tregonin rrugën deri në Shkodër. Këtu Manjani do paraqitej te një personalitet i quajtur Gjon Marka Gjoni dhe prej këtij do të merrnim leje për të vazhduar udhëtimin tonë në Dibër dhe Ohër. Me vete kam pasur një dokument timin personal, të cilin ma kanë marrë xhandarët. Qysh prej katundit Kosorr e gati deri në kufi, na ka përcjellë një katundar, ndërsa prej kufirit shqiptar e këtej, ju betohem se nuk na ka përcjellë njeri. Në rastin që jemi takuar me xhandarët, Reshiti ka qenë ndarë prej nesh. Ne të tre tentuam të iknim nga një rrugë që të çonte rrëzë malit, por edhe atje e kemi parë veten të rrethuar. Atëherë unë, duke e parë veten në rrezik, pasi xhandarët po shtinin gjithnjë kundra nesh, bërtita: “Mos shtini, mos shtini” dhe kam hedh “Mashinën” në tokë. Jam zënë rob. Nuk kam mundur të shti asnjë fishek sepse ndjekja na u bë shumë e shpejtë. Gjithashtu kujton se edhe kapiten Manjani nuk ka shtirë. Ndërsa Vasili edhe mbas dorëzimit tim ka hedhur bomba e ka qëlluar mbi xhandarët. Reshiti nuk di se çfarë drejtimi kishte marrë. Po ju deklaroj se unë nuk jam partizan, por kam qenë rob i tyre. Nuk kam pasur qëllim tjetër për të ardhur në Shqipëri, përveç këtyre që deklarova më sipër. Unë jam ushtar. Përgjithësisht me politikë nuk jam marrë. Vetëm fati i luftës më ka ndjekur që të bie rob ndër partizanë dhe të takohem me dy komunistët shqiptarë në rrethanat që tregova. Shtoj se unë kam luftuar kundër komunistëve në vendin tim dhe prandaj paq rashë rob. Gjithashtu në rastin e ndjekjes pre xhandarmërisë nuk kam shtënë kundër tyre me armë. Prandaj kjo tregon se unë nuk kam pasur qëllime komuniste.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur kastriot dervishi vasil shanto vrasja e vasil shantos kastriot dervishi vasil shanto vrasja e vasil shantos

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara