Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
KOSOVË– Një luan, i cili po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit dyshohet se është futur në Kosovë në mënyrë ilegale.
Zyrtarët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) kanë deklaruar se ata nuk posedojnë asnjë të dhënë se kjo kafshë e egër i është nënshtruar kontrollit doganor.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci deklaron se ata nuk kanë të dhëna se kafsha i është nënshtruar kontrollit doganor.
“Jemi duke hulumtuar për këtë mirëpo nuk figuron se kemi pasur zhdoganim. Ka mundësi që ka hyrë në të zezë. Edhe njëherë do të kontrollojmë të gjitha të dhënat në lidhje me këtë,” ka thënë ai.
Lidhur me luanin ka reaguar edhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, të cilët kanë kërkuar reagimun e institucioneve të shtetit.
“Avokatët e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve do të shqyrtojnë ligjet në fuqi dhe do të veprojmë në të mirën e luanit që mbahet në kafaz të vogël, sa më shpejt që të jetë e mundshme. Mbajtja e kafshëve në këtë mënyrë, importimi i tyre (me gjasë edhe i jashtëligjshëm) tregojnë mirë sa i dobët është shteti në mbikëqyrje të situatave të tilla. Shpresojmë edhe në vëmendje të organizatave ndërkombëtare në mënyrë që ta nxjerrin luanin nga ai vend,”- thuhet në reagimin e tyre.
Luani në Gjilan risjell në vëmendje rastin e “Kopshti zoologjik i ferrit!” në Fier të Shqipërisë. Fotot e publikuara nga “DailyMail” tregonin një luan të kequshqyer dhe kafshë të tjera brenda kafazeve të rrethuar nga papstërti, ku mungonte uji i pastër dhe higjena. Në tetor kafshët u sollën në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, për t’u marrë më pas në Holandë nga organizata “4 putrat”.
Fatkeqësisht Zhaku ndërroi jetë pak muaj më parë. Sipas “Felida” luani i kishte të shkatërruara veshkat për shkak të kushteve të këqija të jetesës dhe nuk mbijetoi dot.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqiptarët nuk tërhiqen nga rruga e tyre për t’u larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian.Shifrat zyrtare të publikuara nga Zyra...
TIRANË- Kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë është shpallur fituese e “European Youth Capital 2022”. Ky çmim jepet nga Forumi Evropian Rinor, i cili mes ...
TIRANË- Qeveria shqiptare gjithnjë e më pak po u kthen qytetarëve si investime në rrugë, shkolla, ujësjellës, qendra shëndetësore etj nga taksat që paguajn...
TIRANË- Mosrealizimi i të ardhurave në raport me atë që planifikohej të mblidhej në fillim të vitit është thelluar dhe më tej gjatë muajit tetor, duke treg...
TIRANË- Franca renditet si vendi me kombësinë më të mirë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që Britania e Madhe mund të shohë të bjerë në vendin e 56, sipa...
Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndod...
Shqipëri– Ministria e Financave ka lëshuar një udhëzues me të cilin sqarohen bashkitë në të gjithë vendin se si të vjelin taksën e infrastrukturës dhe ndë...
TIRANË- Një shkresë që u është dërguar punonjësve të administratës gjatë ditëve të fundit, nga ana e Ministrisë së Financave u ka kërkuar atyre që të konfi...
Shqipëri- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020 është treguar e ashpër ndaj projekteve me partnerite...
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë ka kritikuar qeverinë në raportin periodik që përmbledh ecurinë e reformave. Duke u ndalur në një sërë kapitujs...