LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Tentoi vetëvrasjen duke prerë gishtat e këmbës me bel, por e varrosën të gjallë’, historia tragjike e kolonelit të

16 Shkurt 2020, 14:45 Nga DOSJA
‘Tentoi vetëvrasjen duke prerë gishtat e këmbës me

TIRANË- Publikohet historia e panjohur të Sulejman Vuçiternës nga fisi që e ka prejardhjen nga Verbovsi të Drenicës së Veriut, i cili në moshën 18 vjeçare, kishte nën komandën e tij mbi 400 burra të armatosur dhe me cilësinë e komandantit të komitës, Sulejmani së bashku me Bajram Currin e Hasan Prishtinën, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve që ishin vendosur në 1913-ën dhe ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me vdekje qeveria serbe e Pashiqit Ardhja e Sulejmanit në Shqipëri pas një burse të dhënë nga Hasan Prishtina për nxënësit kosovarë dhe shkollimi në Normalen e Elbasanit dhe më pas në Akademinë Ushtarake të Torinos në Itali, nga ku u kthye në atdhe duke shërbyer në qytetet e Kavajës, Korçës Shkodrës e Beratit, filllimisht në sektorin e Prapavijës së Ushtrisë Mbretërore, e më pas si Komandant i Shkollës së Plotësimit të Oficerëve të Monarkisë Shqiptare

Dorëheqja e Sulejman Vuçiternës pas agresionit fashist të 7 prillit të ’39-ës dhe kthimi në Kosovë ku ai bashkohet me Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës dhe emërimi i tij si Komandant i Komandës së Mbrojtjes së Kufijvë Veri-lindorë të Shqipërisë, ku zhvilloi disa luftime të ashpra kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit, në Kolashin, Novi-Pazar, Mal të Zi etj. Kthimi i Sulejmanit në Shqipëri në vjeshtën e ’44-ës dhe arrestimi i tij nga komunistët më 14 nëntor të atij viti, ku të lidhur me zinxhir, disa partizanë e dërguan në fshatin Shupal, rrëzë malit të Dajtit ku mbaheshin të izoluar shumë nga ish-funksionarët e lartë të qeverive shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit. Dënimi i Sulejmanit në Gjyqin Special me 30 vjet burg, ku edhe pse aty erdhi si dëshmitare dhe e mbrojti e jëma e Heroit të Popullit, Xhezmi Delli, duke deklaruar se ai ishte patriot dhe i kishte shpëtuar disa herë jetën të birit, vendimi i gjyqit u la në fuqi dhe ai u dërgua për të vuajtur dënimin në Kampin e Vloçishit, ku nga tmerret tentoi vetëvrasjen, duke prerë gishtat e këmbës me bel dhe komandanti i Kampit, Tasi Marko, nuk e lejoi ta dërgonin në spital, por e la të vdiste dhe atë e varrosnin ende pa i dalë shpirti…?!  

Ka qenë mesi i muajit nëntor të vitit 1944, kur forcat partizane që ishin dislokuar në periferi të kryeqytetit, rrëzë malit të Dajtit dhe kontrollonin pothuaj gjithë pjesën lindore të qytetit të Tiranës, prisnin nga ora në orë largimin e forcave gjermane që tërhiqeshin nga Rruga e Elbasanit për në drejtim të Shkodrës, për të hyrë si triumfatorë në kryeqytetin e çliruar. Ndonëse lufta akoma nuk kishte mbaruar, komunistët kishin filluar larjen e hesapeve dhe skuadra speciale partizanësh sipas listave që kishin marrë nga shtabi qëndror i tyre që ishte akoma në zonën e Priskës, shkonin lagje më lagje e shtëpi për shtëpi për të bërë arrestimet apo eleminimet e atyre që ata i konsideronin si “armiq e kriminelë të popullit”. Në mesnatën e 14 nëntorit, skuadrat speciale të partizanëve arritën të arrestonin dhe kolonel Sulejman Vuçiternën që ndodhej në shtëpinë e tij (sot ambasada greke), diku afër lagjes periferike të kryeqytetit te “Zogu i Zi”. Po kush ishte Kolonel Vuçiterna, cila ishte e kaluara e tij dhe përse ishte futur ai në “listat e zeza” të komunistëve për t’u arrestuar prej tyre?

Kush ishte Sulejman Vuçiterna?

Ai lindi më 11 shtator të vitit 1898 në qytetin e Vuçiternës në Kosovë. Sulejmani rrjedh nga dera e Kastratëve të Verbovsit të Drenicës së Veriut, ku i pari i atij fisi, Mulla Ali Kastrati (Shkoza) ishte shpërngulur nga Bushati i Shkodrës nga ku është dhe origjina e herëshme e familjes tij, e u vendos fillimisht në Malësinë e Gjakovës, aty rreth vitit 1609. Familja Vuçiterna që mbajti për mbiemër emrin e vendlindjes së të parëve të sajë, njihet në të gjithë atë krahinë, si një nga familjet më patriote që ka marrë pjesë në të gjitha luftrat kundër pushtuesëve të huaj që kanë shkelur Kosovën. Babai i Sulejmanit, Mulla Bajram Kastrati, ishte klerik myslyman dhe së bashku me dy djemtë e tij, Isufin e Rexhepin, ishin tepër të njohur si prijës të Drenicës dhe për veprimtarinë e tyre në dobi të çështjes kombëtare, gjithmonë ndiqeshin për tu arrestuar nga pushtuesit turq. Sulejmani, pasi u shkollua në vendlindjen e tij Vuçiternë, i ndërpreu mësimet e në moshën 16 vjeçare mori armët e u bashkua me komitët në atë që njihet si “Lëvizja kaçake kosovare”. Për afësitë e tija të jashtzakonëshme si organizator e drejtues, në vitin 1916 kur nuk ishte më shumë se 18 vjeç u caktua si komandant i çetës së Verbovcës dhe kishte nën komandën e tij mbi 400 burra të armatosur. Pasi ishte formuar mbretëria serbo-kroato-sllovene, aty nga viti 1919, forcat e xhandarmërisë serbe shkuan në fshatin Verbovcë dhe rrethuan shtëpinë e tij për ta arrestuar. Por ato nuk ia arritën dot qëllimit, sepse Sulejmani duke luftuar brenda në kullë, arriti që ta çante rrethimin dhe u largua. Në shenjë hakmarrje, forcat e xhandarmërisë serbe ia dogjën kullën dhe groposën të gjallë vëllanë e tij, Isufin, që ishte klerik myslyman. Pas kësaj ngjarje, Sulejmani u bë tepër i njohur në krye të çetës së Verbovcës nga që ishte shumë i ri në moshë dhe aty rreth vitit 1922, me cilësinë e komandantit të komitës, së bashku me dy deputetët e parlamentit shqiptar, Bajram Currin e Hasan Prishtinën, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve që ishin vendosur në 1913-ën dhe ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me vdekje nga qeveria serbe e Pashiqit.

Diplomohet në Akademinë e Torinos

Pas dënimit me vdekje që ju dha nga serbët, i shtyrë dhe nga familja, duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër, Sulejmani vendos që të vijë në Shqipëri. Pasi la të gjithë njerzit e afërt dhe familjen në Kosovë, aty nga fundi i vitit 1922 së bashku me disa pjestarë të çetës tij, niset për në drejtim të kufirit malazezo-shqiptar, pasi kaloi me not nga liqeni i Shkodrës. Menjëherë pasi erdhi në Shqipëri, ai vazhdoi shkollën që e kishte ndërprerë në vendlindjen e tij, kur ishte 16 vjeç. Pas kësaj, duke përfituar nga një bursë shtetërore prej kontigjentit të nxënësve kosovarë që paguheshin nga fondet e mbledhura prej Hasan Prishtinës, ai u regjistrua në Normalen e Elbasanit të cilën e mbaroi aty nga viti 1929. Mbas mbarimit të shkollës Normale të Elbasanit, Sulejmani u vendos në Tiranë përkohësisht ku dhe krijoj familje duke u martuar me Faika Spatharën (me të cilën pati katër djem e një vajzë), që ishte vajza e ushtarakut të njohur të karrierës (nga Skrapari) kolonel Mustafa Spathara. Në atë kohë Sulejmani përfitoi një bursë shtetërore dhe shkoi në Itali në Akademinë Ushtarake të Torinos të cilën e mbaroi me rezultate të lartë në vitin 1933, duke u diplomuar në armën e Këmbsorisë. Mbas diplomimit ai u kthye në Shqipëri dhe emërohet në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare, në sektorin e Prapavijës. Në këtë sektor, Sulejmani punoi për më pak se një vit dhe më pas fitoi të drejtën e një specializimi një vjeçar për në Gratz të Austrisë, po për degën e Prapavijës, të cilin e mbaroi në qershorin i vitit 1935. Mbas kthimit nga specializimi ai emërohet në repartet e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në qytetet e Kavajës, Korçës Shkodrës e Beratit. Punon për disa kohë në këto qytete, nga ana e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë, ai u propozua për të shkuar si pedagog në Shkollën Mbretërore të Plotësimit të Oficerëve në Tiranë ku punoi për disa kohë si pedagog në këtë shkollë, ai propozohet nga Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Xhemal Araniti, për t’u emëruar si komandant i Shkollës së Oficerëve, gjë të cilën Mbreti Zog e dekretoi menjeherë. Në këtë detyrë ai shërbeu deri në prillin e vitit 1939, kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë.

Pas 7 prillit 1939, largohet në Kosovë

Mbas 7 prillit të vitit 1939, Sulejman Vuçiterna nuk paranoi të shërbente më në Ushtrinë Kombëtare dhe pasi dha dorheqjen nga detyra, u kthye në jetën civile. Duke mos pasur asnjë mjet jetese për të mbajtur familjen, pasi ajo jetonte vetëm me rrogën që ai merrte si oficer, u largua për në vendlindjen e tij në Kosovë, të cilën e kishte lënë që nga viti 1922, ku dhe kishte të gjithë të afërmit e familjen. Në vitin 1941, duke parë situatën e krijuar dhe pas kërkesës së vazhdueshme të parisë nacionaliste të Kosovës, Sulejmani mobilizohet përsëri në rradhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Krahas detyrës ushtarake, ai bashkohet dhe me Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës. Po në atë vit, Sulejmani u emërua si Komandant i Komandës së Mbrojtjes së Kufijvë Veri-lindorë të Shqipërisë, që fillonin nga Mali i Zi me Serbinë, e deri në Llap, afër kufirit me Bullgarinë. Këtë detyrë të rëndësishme e mjaft të vështirë Sulejmani e kreu nga vjeshta e vitit 1941 e deri në vjeshtën e vitit 1944, kur u kthye në Tiranë. Gjatë atyre tre viteve të qëndrimit në Kosovë në krye të forcave që komandonte, së bashku dhe me vullnetarët që i kishte rekrutuar vetë, zhvilloi disa luftime të ashpëra kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit, përpjekje të cilat u bënë kryesisht në Kolashin, Novi-Pazar, Mal të Zi etj. Po kështu aty nga fillimi i muajit mars të vitit 1943, në krye të forcave ushtarake e vullnetare që komandonte, nënkolonel Vuçiterna zhvilloi përsëri luftime të rrepta kundra forcave serbo-malazeze-çetniko-komuniste, të cilat u shtrinë në zonën e Tushiqit, Çukovskit, Previjes, Rezallës, Okllacit, e deri në zonën e Rashkut. Në këto luftime të ashpra që zgjatën nga data 4 deri më 26 mars, forcave që komandoheshin nga Sulejmani u erdhi në ndihmë dhe një batalion artilerie i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, i cili në përbërje të tij kishte dhe dy oficerë italianë me gradat e kapitenit, që quheshin Rudi e Sada. Nga këto luftime forcat e komanduara nga Sulejmani dolën me humbje të vogla, kurse ato serbo-malazeze patën humbje të konsiderueshme. Për këtë rezultate që arriti në fushën e Luftës, nënkolonel Vuçiternës ju akordua grada e kolonelit nga Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare.

Me parinë nacionaliste të Kosovës

Gjatë viteve të qëndrimit në Kosovë, Sulejmani mori pjesë aktive dhe u bë një nga mbështetësit kryesorë i Lëvizjes Nacional-Demokrate Shqiptare, ose siç njihet ndryshe “Balli Kombëtar i Kosovës”, që udhëhiqej nga profesorët Ymer Berisha dhe Luan Gashi, si dhe Bedri Pejani, Bedri Gjinaj, Rexhep Mitrovica, Mehmet Gradica etj. Sulejmani së bashku me Mehdi Elezin e Hajredin Spahiun, mbanin lidhje të vazhdueshme me Shërbimin Informativ Anglez (Intelixhent Servis), për realizimin e marveshjes së bërë nga Lëvizja Nacional-Demokrate Shqiptare me atë shërbim informative, për ndihmën që qeveria britanike do t` ju jepte forcave nacionaliste të Kosovës, në luftën kundra pushtuesëve italianë. Sulejmani, përveçse një ushtarak i talentuar i karrierës, ishte dhe një intelektual i formuar me prirje perendimore, i cili zotëronte mjaft mirë dhe disa gjuhë të huaja, si: turqisht, serbo-kroatisht, italisht, gjermanisht dhe anglisht. Ai së bashku me një grup intelektualësh kosovarë që kishin mbaruar universitetet e Perëndimit, bënin një propagandë aktive shumë të madhe në popull, për lidhjet e bashkpunimin që kishin me aleatët anglo-amerikanë, e ndihmën që ata po jepnin për të fituar luftën kundra boshtit fashist: Romë-Berlin-Tokio. Nga fillimi i vjeshtës së vitit 1944, Vuçiterna si ushtarak profesionist i karrierës, ju përgjigj urdhërave të eprorëve të tij, për ta lënë Kosovën dhe u rikthye përsëri në Tiranë, ku kishte lënë dhe familjen që nga viti 1939.

Rikthehet në Tiranë e arrestohet

Pasi la Kosovën, Sulejmani erdhi e u vendos në Tiranë pranë familjes tij në shtëpinë që e kishte ndërtuar vetë (aty ku sot është ambasada greke) që nga fillimi i viteve ‘30-të. Ai as që e kishte menduar kurrë atë çka do i ndodhte më vonë pas ardhjes në shtëpinë e tij (arrestimin), sepse gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, kishte punuar dhe luftuar vetëm për Shqipërinë dhe për atë gjë, ishte dënuar me vdekje nga forcat çetnike – komuniste (serbo- malazeze), gjatë kohës që kishte luftuar kundër Drazha Mihajlloviçit në Kosovë. Kështu ai duke e ndjerë vetën krejt të pastër për atë që kishte bërë gjatë gjithë jetës tij, u kthye në shtëpinë e tij në Tiranë tepër i vetëdijshëm. Por llogaritë e kolonel Vuçiternës duket se nuk “kuadronin” aspak me ato të komunistëve që kishin ardhur në pushtet dhe mezi prisnin për të larë hesapet me ata që i konsideronin si “kundërshtarë politik apo armiq të popullit”. Kështu pak ditë pas ardhjes tij në Tiranë, akoma pa u çmallur mirë me familjen, aty nga mesnata e 14 nëntorit të 1944-ës, kur gjermanët ende nuk ishin larguar nga kryeqyteti, në shtëpinë e tij u paraqit një skuadër speciale partizanësh e cila e arrestoi duke i`u thënë familjes: “Sa për një sqarim në komandë.” Pas kësaj skuadra speciale e partizanëve e bashkoi me disa “kolegë” të tjerë, dhe ashtu të lidhur me zinxhirë tre nga tre, në këmbë i nisi për në Shupal, rrëzë malit të Dajtit, ku disa baraka të vjetra tip kazeramsh ushtrie që ruheshin nga partizanë të armatosur, shërbenin si burg. Në ato kazerma ku mbaheshin të arrestuar edhe dhjetra persona të tjerë (shumica ish funksionarë të lartë të qeverive shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit), si ministra, deputetë, prefektë, ushtarakë madhorë etj, Sulejmani qëndroi deri në datën 21 nëntor, kur po ashtu të lidhur tre nga tre i nisën përsëri në këmbë për në Tiranë, duke i “sistemuar” tek burgu i vjetër (sot “Mine Peza”).

Në gjygjin Special, 30 vjet burg

Në Burgun e Vjetër të Tiranës, për katër muaj, kolonel Sulejman Vuçiterna iu nënshtrua torturave ç’njerzore deri sa doli në Gjygjin Special, i cili u hap në fillimin e muajit mars 1945. Senacës gjygjësore për Sulejmanin u zhvillua në datën 29 mars, ku pati disa replika të ndërsjellta në mes tij dhe Prokurorit Bedri Spahiu. Në atë gjygjë avokat i Sulejmanit u caktua Spiro Stringa, i cili me profesionalizëm të lartë bëri të pamundurën për ta lehtësuar klientin e tij, duke gjetur si dëshmitarë për ta mbrojtur atë, disa persona, si: Hajri Jegenin, Gjon Llambushin e Fehmi Poshin. Po kështu një mbrojtje të madhe i bëri Sulejmanit, Habibe Delli, (nëna e Xhezmi Dellit, komunist “Hero i Popullit”), e cila ishte fqinje me familjen Vuçiterna. Ajo shkoi vetë dhe deklaroi në sallën e gjygjit (pa e thërritur njeri), duke u shprehur: “Sulejmanin e njoh si njeri të ndershëm dhe shumë korrekt, pasi e kam komshi. Duke qenë oficer i lartë, në një rast e di që ai i ka shërbyer Lëvizjes. Kur Xhezmiut i ishte përgatitur pusia, ai i shpëtoi rrethimit, falë informacionit të zotit Sulejman, si dhe dërgimit të atij municioni qoftë dhe të vogël që ai kishte me vete. Ai ishte simpatizant i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, por vetë nuk doli në mal të luftonte, se ishte me një veshkë. Përse ky njeri duhet të jetë në bankën e të akuzuarëve si kriminelë?” Pas kësaj, Gjygji Special, e dënoi Sulejmanin me 30 vite burg e punë të detyruar së bashku me Sokrat Dodbibën, Et`hem Carën, Anton Kozmaçin, Sami Kokën, Mihal Zallarin, Ndoc Naraçin e Lazër Radin. Sulejmani nuk “pati fatin” t`a plotësonte dot dënimin e dhënë, sepse vdiq më 15 tetor të vitit 1945 në kampin e Vloçishtit, në kënetën e Maliqit ku vuante dënimin, duke prerë vetë gishtat e këmbës me bel. Sipas disa dëshmive nga bashkëvuajtës të tij në atë burg, Komandanti i Kampit, Tasi Marko, nuk pranoi kërkesën e mjekut Hysenbegasi, për ta dërguar Sulejmanin në spitalin e Korçës, por e varrosën ashtu gjysëm të gjallë, pa i dalë akoma shpirti në një gropë buzë kallamishteve të kënetës së Maliqit, për të mos u gjetur kurrë eshtrat e tija.

(Marrë nga Memorie.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur gjyqi special krimet e komunizmit sulejman vuçiterna gjyqi special krimet e komunizmit sulejman vuçiterna

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë