"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Hetimet kishin nisur që në tetor! Si u pikas banda me “kokë” shqiptare në Mykonos, Policia i përgjonte prej kohësh, SK
6 Qershor 2021, 13:24Nga DOSJA
GREQI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me mënyrën sesi funksionte grupi i shpërndarjes së drogës në ishullin e Mykonos. “Protothema” ka nxjerrë detaje dhe pamje sesi Policia greke prangosi 4 të arrestuarit, mes tyre shqiptari Gjergji Kapaj, ndërsa ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Gjatë ditës së djeshme, në prangat e Policisë ranë dy 30-vjeçarë dhe dy 43-vjeçarë. Ndaj tyre u ngrit akuza; trafik i lëndëve narkotike, vjedhje e dokumenteve, falsifikim dokumentash; armëmbajtje pa leje etj.
Operacioni për kapjen e tyre nisi në tetor të vitit të kaluar, ku në Polici u denoncua se një i ri shqiptar qarkullonte me një motor “Triumph Tiger” dhe se çdo ditë shpërndante 200-300 gr kokainë. Për të kapur të dyshuarit, Policia përgjoi për një kohë të gjatë telefonatat e tyre, madje përdori dhe dronë për t’u ndjekur lëvizjet, derisa më në fund i vuri në pranga. Ndërkohë që 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se merreshin me transportin e kokainës, nga Haga deri në Greqi.
Paraleliesht vëmendje e veçantë po i kushtohet të kaluarës kriminale të anëtarëve të organizatës të trafikut të lëndëve narkotike, veçanërisht liderit shqiptar. Ai u la i lirë në vitin 2015 edhe pse ishte dënuar me 47 vite burg. Grupi merrte dhe transportonte shumë pak kokainë, të cilën e shprëndate vetëm tek “klientët e zgjedhur”.
Në banesat e të prangosurbe u gjetën gjithsej 76.5 gram kokainë; 259 gram kanabis; 50,52 gram alikot metamfetaminë alikot; dy peshore precize; një pistoletë Glock; fishekë; karta ID të rreme; 2 motoçikleta dhe një veturë në vlerë 6865 euro. Deri më tani rre nga katër të arrestuarit kanë zgjedhur që ta “kyçin” gojën para Policisë, duke refuzuar që të dëshmojnë. Ndërsa një prej tyre ka pranuar se 10 gram kokainë që ia kishin gjetur në shtëpi i kishte për shitje te klientët e tij.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI– Të enjten në Hanover të Gjermanisë nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë 30-vjeçari Armin Neziri. Autori i vrasjes ndodhet ende në arrati...
VLORË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e nesërme operacionin për prishjen e objekteve pa leje përgjatë zonave bregdetare t...
TIRANË– Familjarët e Kudret Saliajt, viktimës që mbeti i vrarë mëngjesin e së premtës nga ish-vjehrri në një kafe në Tiranë, kanë folur një ditë pasi kanë ...
TIRANË– Disa të rinj në Tiranë janë ‘hakmarrë’ ndaj policisë Bashkiake, pasi kjo e fundit kishte vendosur disa gjoba për parkim të palejuar.Në videon e pub...
TIRANË– Hajdutët ndonjëherë kanë sens humori të pabesueshëm. Së paku kështu bindesh nëse lexon kallëzimin e dorëzuar para oficerit të policisë në Vor...
DURRËS – Punonjësi i pikës së karburantit në Fllakë të Durrësit ka rrëfyer se e ka mësuar nga njëri prej rojeve atë që ka ndodhur. Punonjësi tha se nuk ka ...
KAPSHTICË– Greqia ka shtyrë sërish hapjen e kufijve me Shqipërinë deri më 14 Qershor.Masat ishin të në fuqi deri më 7 Qershor dhe shumë shpresonin se me rë...
TIRANE- Mexhit Picari pretendon se ka qenë sharja nga dhëndri që e ka detyruar të marrë armën dhe e ka mbushur. Në dëshminë e tij në polici, siç raportoh...
TIRANË– Për 30 minuta, Dhurata Saliaj bashkë me babain e saj, Mexhit Picari kanë vëzhguar Kudret Saliajn, i cili vendosi të ulej para seancës gjyqësore ku ...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar 2 ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në afërsi të gjykatës së Tiranës, ku ngeli i vrarë Kudret Saliaj. Burime p...