"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Harroni diellin! Nga nesër rikthehet moti ‘i tërbuar’ e me reshje të dendura, IGJEUM paralajmëron: Rrezik përmbytjesh n
6 Shkurt 2021, 15:34Nga DOSJA
SHQIPËRI– Nëse keni menduar se dimri përfundoi dhe se tashmë erdhi pranvera…e keni menduar gabim. Në fakt, ditët e ngrohta që keni shijuar së fundmi mbaruan dhe të dielën (nesër) pasdite, do të nisin reshjet e dendura të shiut. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së dielë, mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme që do të sjellin një mot të ‘tërbuar’.
Kështu që dita e hënë do të nisë me një mot me vranësira të shoqëruara me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë. Kjo do të bëjë që në gjithë territorin prurjet në lumenj të rriten, duke rrezikuar kështu edhe përmbytje.
IGJEUM thekson se nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjve Drin dhe Buna, pritet rritje e ndjeshme e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës.
“8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjëve Drin dhe Buna, pritet rritje e ndjeshme e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve,”- shkruhet në paralajmërimin e IGJEUM.
Nesër, të dielën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 18 °C
në vendet malore: 5 / 15 °C
Ndërsa era pritet të fryjë mesatre deri e fortë në jug të vendit. Një gjë duhet të keni parasysh, mos dilni pa çadër nga shtëpia dhe mos ‘kyçni’ xhupat!
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Kavaja, qyteti i vogël i Shqipërisë së mesme, i njohur për për Liri dhe Demokraci, për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit, nuk ka s...
LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit. Një kamion ka përplasur një motor në të cilin po udhëtonin burrë dhe grua. Mësohe...
KOSOVË– Një person ka humbur jetën nga Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërkohë janë regjistruar 321 rast të reja.Numri total i rasteve poz...
Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, Kikia ju bën thirrje teksa shkruan “lëreni këngën por shikoni e matini punën, po e beri mirë, jepini sërish votën, po s’e b...
TIRANË– Një 28-vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.‘News 24’ bën me dije se 28-vjeç...
TIRANË– Pas publikimit të artikullit investigativ të Qëndresës Qytetare për dhënien e miliona lekëve nga qeveria për studime për imunitetitn, ka reaguar Ak...
DURRËS– Porti i Durrësit është ndërtuar prej shekujsh, por dikur është shfrytëzuar pak ndër vite. Shpesh është konsideruar si lidhja e vetme me botën perën...
DUBAI– Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e Plaurent Dervishajt për në Shqipëri. Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gj...