LIVE UPDATES
Aktualitet

Gruaja rrëfen tmerrin: Burri më dhunoi 15 vite, familja më thoshte ik mbytu në gjol (RRËFIMI)

17 Maj 2019, 10:32 Nga DOSJA

Tiranë-  Si pjesë e ciklit “Pas Dyerve të Mbyllura”, Citizes Channel publikon  histori të grave që kanë qenë viktima të dhunës, duke rrëfyer hapin e guximshëm për të dalë nga martesat e dhunshme, përballjen me paragjykimet dhe stigmën e shoqërisë dhe vështirësitë që lindin nga mungesa e mbështetjes së institucioneve për ri-integrimin në shoqëri.

Çdo dy javë, një grua është vrarë si pasojë e dhunës në familje në 5 muajt e parë të vitit 2019. Të dhënat tregojnë se dhuna ndaj grave dhe vajzave është një fenomen i përhapur në përmasa të frikshme në Shqipëri. Mentaliteti, zakonet dhe mungesa e një “shpëtimi” nga ana e institucioneve përgjegjëse, i detyrojnë gratë të jetojnë për vite të tëra nën rrethin e dhunës, që jo në pak raste ka përfunduar në krimin fatal të vrasjes.

Citizens Channel u takua me një nga këto gra. E martuar në moshë të re, nënë e dy fëmijëve, që të dy me probleme shëndetësore dhe fizike, ajo ishte viktimë e dhunës në familje për 15 vite me radhë.

“Familja ime ma dhanë dhe: “Kokën çafsh! Nuk…As më kanë ardhur në shtëpi, as…s’mbaj mend më. Nga 15 vjet që kam jetuar atje, vetëm një herë më kanë ardhur”, tregon ajo për Citizens Channel.

Ajo tregon se ishte pikërisht familja e saj e cila e kishte detyruar që të martohej për herë të dytë, pasi bashkëshorti i parë kishte ndërruar jetë. Dhuna që ajo përjetoi gjatë martesës së dytë ishte sistematike dhe e pamëshirshme.

“Atë e ngacmonte i vëllai, po t’i thonte i vëllai shko gjuje..ai do vinte dhe do gjunte…t’i thosh ai do vinte të të gjunte. S’donte tja dinte se ke bërë gabim a ske bërë gabim. Direkt vinte të gjunte. Se ça ishte kjo e gjuajtura, spo e merrja vesh…Për çfarë? Po kshu du unë. Po qysh do ti? Më thuaj një arsye ti mua që dhe unë ta di. Pe ndonjë rrugë të keqe a pe diçka që nuk shkon, më thuaj ti mua që dhe unë ta pranoj dhunën.”, rrëfen L.K. me dhimbje kalvarin e vuajtjeve dhe të dhunës, aq absurd, saqë ndonjëherë as vet nuk e kuptonte arsyen pse ndodhte.

E gjendur para kësaj situate ajo vendos që të divorcohet.

“I thashë dhe mamit tim në atë kohë që do vija do bëja divorcin, më tha: Merr dy kalamajtë dhe ik e mbytu në gjol”,ishte ky reagimi i nënës së saj në momentin kur ajo mori vendimin për t’u larguar nga agresori i cili ishte bashkëshorti i saj.

Pa mbështetje nga njëra familje dhe e dhunuar nga tjetra, asaj iu deshën vite të tëra përpjekeje dhe 7 denoncime që policia të merrte në konsideratë dhunën e ushtruar nga  ish-bashkëshorti.

Problemet që vijnë pas daljes nga rrethi i dhunës

Avokatja e qendrës Forumi i Gruas Elbasan Soela Kurti ,i tha Citizens Channel se koha e gjatë për marrjen e urdhrit të mbrojtjes për shkak të procedurave burokratike ka qenë pengesë në efektivitetin e këtij mekanizmi. Megjithatë së fundmi korniza ligjore që ndihmon gruan e cila është në cilësinë e viktimës së dhunës në familje është përmirësuar duke i dhënë kompetenca edhe komisarëve të policisë të lëshojnë urdhra mbrojtjeje për gratë e dhunuara në raste emergjence ose të dhunës ekstreme, urdhra që më pas verifikohen nga Gjykata e cila jep vendimin përfundimtar të saj.

Soela Kurti – Forumi i Gruas Elbasan

Mekanizmat institucionale ndihmues në këto raste janë: Policia, Koordinatori i dhunës në familje i cili është në çdo bashki si dhe shoqatat që iu vijnë në ndihmë këtyre rasteve.

Çështjet e pronësisë dhe strehimit

Problemi sipas avokates Kurti qëndron në fazën e mëvonshme, kur gruas i duhet të ri-integrohet në shoqëri. Problemet e një gruaje të dhunuar nuk marrin fund kur ajo del nga paragjykimet sociale me të cilat është rritur dhe vendos të denoncojë dhunuesin e saj, por kur ajo gjen një punë dhe strehim. Shumica e rasteve sipas avokates janë pa një banesë sepse edhe pse mund të kenë punuar gjithë jetën, shtëpia nuk është në emrin e tyre, por kryesisht janë shtëpi në emër të familjarëve të tjerë, shtëpi të vjetra, për rindërtimin e të cilave gratë mund të kenë kontribuuar, por këto kontribute janë shumë të vështira për t’u njohur nga institucionet vendimmarrëse.

Mungesa e detyrimeve ushqimore

Edhe në rastin konkret, 40 vjeccarja L.K., po përballet prej kohësh me vështirësitë ekonomike, e detyruar të kujdeset e vetme për fëmijët, pasi bashkëshorti nuk paguan detyrimin e pensionit ushqimor.
“Mospagimi prej vitesh i pensionit ushqimor. Ata kanë 4 vite që e kanë kryer divorcin dhe gjatë këtyre 4 viteve ai s’ka paguar asnjëherë pension ushqimor dhe është një shumë minimale është 5 mijë ketë të reja në muaj. Dhe fëmija tani është 16 vjeç dhe ato shpenzimet e tij vijnë duke u rritur”, tha Soela Kurti.

Dalja jashtë Shqipërie – “Jo pa prokurën e babait dhunues”

Shpesh gratë e divorcuara nuk kanë mundësi të krijojnë të ardhura në Shqipëri, duke u detyruar që të lëvizin jashtë vendit për të gjetur një punë. Nëse ato janë nëna me fëmijë të vegjël në moshë, e kanë shumë të vështirë të lëvizin, pasi ish-bashkëshortët shpesh për hakmarrje apo motivet të tjera, nuk pranojnë të nënshkruajë prokurën e cila lejon fëmijën të lëvizë jashtë vendit. Sipas avokates Kurti, kjo është një nga ndryshimet e reja që duhet të pësojë ligji që mbron gratë e divorcuara.

“Në ndryshimet e reja të ligjit mund të thuhet fare mirë që personi që është kujdestar për fëmijën, ai të kishte të drejtën edhe për kalimin jashtë shtetit. Në shumicën e rasteve është nëna kujdestare e fëmijës dhe asaj që në vendimin e zgjidhjes së martesës mund t’i parashikohet kjo gjë, duke shmangur këtë pjesën e debateve dhe mosmarrëveshjeve me ish-bashkëshortin. Ky është një problem që kanë shumica e grave pas divorcit “.

Marrë nga citizens channel.com 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj gruas gruaja me iniciale l.k gruaja rrëfen tmerrin dhuna ndaj gruas gruaja me iniciale l.k gruaja rrëfen tmerrin


Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim