LIVE UPDATES
Aktualitet

U rrah barbarisht në bodrumet e bashkisë, flet studenti: Më quajtën tirans plehër, marr kërcënime të vazhdueshme

17 Maj 2019, 09:20 Nga DOSJA
U rrah barbarisht në bodrumet e bashkisë, flet studenti: Më

Tiranë-Studenti Dardan Almeta foli në studion e lajmeve të Fax News për shoqërimet e herë pas hershme të tij nga policia vetëm se merr pjesë vazhdimisht në protesta.

Ai tha se këto shoqërime janë politike dhe se për asnjë ndalim të tij nuk ka pasur prova duke i quajtur si të paligjshme.

“Për herë të parë jam arrestuar në Janar pranë ambasadës amerikane nga 20 efektivë civil të policisë bashkë me një shokun tim ku na mbajtën 7 orë dhe na pyetën pse kemi bllokuar dyert e fakultetit. Pastaj jam shoqëruar pothuajse çdo 4 ditë e theksoj nga civil dhe jemi mbajtur nën vëzhgim thua se ishim kriminelë jo studentë. Jemi shoqëruar vazhdimisht dhe na është bërë presion gjoja se ne ishim anëtarë të forumeve politike. Natyrisht ishin shoqërime politike pasi kur jam shoqëruar herën e parë më kanë thënë se juve ju ka iniciuar Sali Berisha për të mbyllur dyert e fakulteteve. Unë nuk kam asnjë njohje me ish-kryeministrin përveçse e di që ka qenë drejtuesi i qeverisë”, tha ai.

Almeta tha se shoqërimet e tij nuk e ndalojnë që të marrë pjesë në çdo protestë që ka një kauzë të veçantë dhe reale.

“Unë jam i lirë të marr pjesë në çdo protestë pavarësisht se mund të thirret edhe nga partitë politike por kur ka një kauzë të drejtë pse nuk duhet të marr pjesë. Kryeministri është tallur vazhdimisht me kërkesat e studentëve dhe vazhdon të tallet bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Premtimet që kanë bërë janë të gjitha gënjeshtra. E vërteta është krejt ndryshe pasi nuk kanë kartë studentët, nuk kanë kushtet minimale në fakultete dhe konvikte”.

Duke folur për protestën e opozitës, Almeta tha se në të marrin pjesë shtresa më e varfër e vendit duke analizuar që ajo sipas tij, është politike sepse drejtohet nga disa forca politike.

Almeta ka folur edhe për ndalimin dhe shoqërimin e tij nga policia ku është mbajtur në bodrumin e Bashkisë së Tiranës ku tha se, është dhunuar dhe fyer me fjalët më të ndyra nga fektivët civil bashkë me shokun e tij.

“Na kanë goditur deri në ambientet e bashkisë, aty kanë vijuar dhunën me grushta dhe shkelma si dhe na kanë fyer për rreth 25 minuta, pastaj kanë ardhur edhe efektivët e shqiponjave edhe ata na kanë fyer, mua personalisht më kanë ofenduar me fjalë raciste “tirans plehër” ndërkohë që unë i përkas komunitetit të parë kryeqytetas. Jam shoqëruar edhe 4 herë të tjera gjatë protestës së opozitës vetëm se kam marrë pjesë ku kam mbajtur flamurin kombëtar, asnjë flamur tjetër. Akuzat kanë qenë të paqarta dhe kontraverse. Jam akuzuar për grabitje të ndodhura në zonë madje edhe për mbjellje të kanabisit. Unë kam bërë denoncime pasi besoj tek shteti ligjor ndryshe mbase nga opozita që nuk beson tek policia. Nuk kam marrë asnjë përgjigje por kam marrë kërcënime edhe me jetë duke më kërkuar që të tërhiqem.

Rasti i fundit i arrestimit tim ka qenë në protestën e 13 Prillit. Atë ditë nuk kam qenë fare në protestë, kam qenë duke kaluar pasi po pija kafe me shokë dhe disa pedagogë, protesta ishte në mbarim. Isha bashkë me 3 shokë të mijë dhe jam ndaluar tek rruga e Elbasanit, më thanë se ke marrë pjesë në protestë dhe ke goditur efektivët e policisë. Më thanë se është dhënë urdhër për shoqërimin tuaj. Janë marrë njerëz nga jetimorja dhe janë mbajtur për 3 ditë komisariateve, edhe persona me problem mendore e minorenë. Jam mbajtur në Komisariatin nr 1 dhe pas ankesave më është thënë se mund të ankohem tek portali i bashkëqeverisjes. Ne kemi protestuar për dy muaj dhe nuk kemi prekur një polic me dorë. Madje unë personalisht ka pasur një rast kur një polici i ka rënë kapelja në tokë dhe e kam marrë dhe ia kam vendosur në kokë”, tha studenti Dardan Almeta i cili momentalisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpi” dhe lidhur me këtë ai shprehet:

“Mua më duhet të lëviz sepse jam student dhe më duhet të ndjek mësimet. Edhe nëse duan të më arrestojnë që e kam thyer këtë masë, le ta bëjnë, nuk kam frikë sepse është dhënë pa asnjë shkak.

Jam i vetëdijshëm se edhe që të vija këtu po rrezikoj por shqiptarët kanë rrezikuar 45 vjet të dalin nga regjimi komunist dhe të kem frikë unë sot është e papranueshme dhe e pakuptimtë. Askush nuk mund të më ndalojë të marrë pjesë në protesta të ligjshme dhe të më ndëshkojnë pa pasur asnjë provë”, tha Almeta.

Marrë nga Fax web

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dardan almeta dhuna e almetës te bashkia dardan almeta dhuna e almetës te bashkia

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim