LIVE UPDATES
Bota

Gratë rrëfejnë për abuzimet dhe ngacmimet seksuale në burgjet e Iranit

1 Qershor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Gratë rrëfejnë për abuzimet dhe ngacmimet seksuale në

IRAN– Aktivistja e të drejtave të njeriut, Narges Mohammadi, thotë se autoritetet e burgjeve në Iran përdorin abuzimin dhe ngacmimin seksual për të poshtëruar gratë e burgosura… dhe se ajo vetë ka qenë viktimë.

Frika dhe turpi i ndalojnë shumë prej tyre të flasin.

Por, Mohammadi dhe ish-të burgosura të tjera në Iran kanë treguar përvojat e tyre gjatë një diskutimi në aplikacionin e mediave sociale Clubhouse, më 27 maj.

Në këtë diskutim online ka marrë pjesë edhe laureatja iraniane e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi.

“Jam ndjerë si një dele që është hedhur në makinë”, i ka thënë Mohammadi grupit, teksa ka përshkruar transferimin e saj me forcë nga një burg në Teheran në një tjetër në qytetin Zanjan, në vitin 2019.

Ajo ka treguar se një drejtor i burgut e ka mbajtur për pjesën e poshtme të trupit, e ka shtyrë në makinë dhe i ka kërkuar t’ia ndezë cigaren.

“Ata i shënjestrojnë të burgosurit bazuar në gjininë e tyre”, ka thënë Mohammadi.

Gjatë kohës sa ka qenë në burg, ajo ka mësuar se edhe gra të tjera janë ngacmuar dhe abuzuar seksualisht.

Mohammadi është tani zëdhënëse e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut – një organizatë e bashkëthemeluar nga Ebadi, e cila është e ndaluar në Iran.

Në tetor të vitit 2020, ajo është liruar më herët nga dënimi me 10 vjet burgim, që i ishte shqiptuar për akuza që lidheshin me punën e saj rreth të drejtave të njeriut.

Lirimi i saj është bërë pas shqetësimeve për shëndetin e saj dhe thirrjeve nga Kombet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Por, më pak se një vit më vonë, ajo përballet me një dënim të ri prej 30 muajsh burgim dhe 80 goditjesh me kamxhik, nën akuzat për “përhapje të propagandës” kundër establishmentit klerik të Iranit, “shpifje” dhe “rebelim kundër autoritetit të burgut”.

Mohammadi thotë se dënimi është ndëshkim për refuzimin e saj për të heshtur për abuzimet e të drejtave të njeriut.

Ajo thotë se nëse një person i njohur si ajo mund të keqtrajtohet aq lehtë, çfarë mund t’u ndodhë grave të tjera që nuk njihen publikisht?

“Unë jam një grua 48-vjeçare. Njerëzit më njohin. Kur e kam parë se si janë sjellë me mua, kam menduar se si i trajtojnë [gratë] më të reja, që janë të panjohura dhe mbahen në izolim”, thotë Mohammadi.

Sipas saj, të burgosurat e reja shpesh detyrohen nga autoritetet e burgut që t’u nënshtrohen testeve të virgjërisë.

Së voni, edhe të burgosura të tjera i kanë akuzuar hetuesit për ngacmim seksual dhe abuzim psikologjik.

Ekologia e burgosur, Niloufar Bayani, u ka shkruar letra autoriteteve, duke u treguar se si është torturuar gjatë 1,200 orëve të marrjes në pyetje.

Ajo ka thënë se hetuesit e kanë kërcënuar me përdhunim dhe vrasje, e kanë bërë të imitojë zëra të kafshëve të egra dhe e kanë detyruar të marrë pjesë në lojërat e tyre seksuale.

Aplikacioni Clubhouse ka siguruar një platformë të re për iranianët për t’u lidhur dhe për të diskutuar çështje të ndryshme e, ndonjëherë, edhe për t’i sfiduar zyrtarët që marrin pjesë në diskutime.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Ebadi, një mbështetëse e të drejtave të njeriut në Iran për shumë vite përpara se të detyrohej të mërgonte, ka thënë në takimin e 27 majit se gratë duhet t’i përmendin me emra abuzuesit e tyre dhe t’i turpërojnë ata.

“Shumë nuk janë të gatshme të flasin për këto gjëra, për shkak të reputacionit të tyre ose për shkak se nuk kanë ndonjë shpresë për drejtësi”, ka thënë Ebadi.

“Narges [Mohammadi] duhet të vlerësohet që flet dhe u jep guxim edhe të tjerave që të flasin. Heshtja nuk ndryshon asgjë”, ka thënë ajo.

Disa ish-të burgosura të tjera kanë folur gjithashtu për përvojat e abuzimit dhe ngacmimit të tyre në burgje.

Frikësimi seksual

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Maryam Shafipour, ka thënë se është shqetësuar vazhdimisht për sulme seksuale, pasi një nga hetuesit e ka kërcënuar duke i thënë: “Unë mund t’ju mbaj këtu dhe të bëj atë që dua me ju”.

Ajo është burgosur në vitin 2014, për shkak të disa aktiviteteve të saj që lidheshin me të drejtat e njeriut.

Mahvash Sabeti është mësuese dhe poete që ka kaluar gati një dekadë në burgun Evin të Teheranit.

Akuzat kundër saj lidheshin me punën e saj për komunitetin Bahá’í në Iran – një pakicë e persekutuar fetare, besimi i së cilës nuk njihet në Republikën Islamike.

Sabeti, e cila është liruar nga burgu në vitin 2017, ka thënë se është poshtëruar vazhdimisht atje.

“Në të gjitha fazat e marrjes në pyetje, jemi parë si gra, si gjini e dytë. Kur më kanë kërkuar të bashkëpunoj dhe unë kam refuzuar, më kanë thënë: Jeni grua, nuk keni guxim”, ka rrëfyer Sabeti.

Plagë të vjetra, vite të traumës

Dëshmitë më të dhimbshme i kanë dhënë gra që janë burgosur në vitet pas revolucionit të Iranit, më 1979.

Banou Saberi ka folur për përdhunimin nga tre burra në një shkretëtirë pranë qytetit Isfahan, në vitin 1982.

Ajo ka thënë se pas arrestimit më 1986, hetuesit e kanë përdorur përdhunimin e saj si kërcënim për t’i bërë presion asaj dhe familjes së saj.

Edhe pas lirimit, ajo ka thënë se autoritetet iraniane e kanë thirrur dhe e kanë fyer me sharje seksuale.

Saberi tani jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka thënë se ndihet ende e traumatizuar si rezultat i abuzimit psikologjik që ka përjetuar në burg, më shumë se tri dekada më parë.

“Deri para disa vitesh, sa herë që merrja një shtëpi me qira, shikoja dollapin, për të parë nëse ishte mjaft i madh, që të flija natën aty, sepse ndjehesha aq e pasigurt”, ka rrëfyer Saberi duke qarë.

Monireh Baradaran, ish-e burgosur politike, e cila ka publikuar memoare për kohën e saj në burg, nga viti 1981 deri më 1991, ka kujtuar se si është goditur nga një hetues.

Ajo ka thënë se hetuesi i ka bërtitur, sepse mund t’ia shihte flokët. Sipas ligjeve islamike të zbatuara në Iran pas revolucionit të vitit 1979, gratë duhet të mbulojnë flokët dhe trupin e tyre në publik.

“Kur më është kthyer vetëdija, gjëja e parë që kam dëgjuar, ka qenë hetuesi duke më thënë: Nuk keni turp, mbulohuni”, ka treguar Baradaran.

Baradarani ka thënë se gjatë viteve të saj në burg, gratë ishin të barabarta me burrat kur bëhej fjalë për torturat. Por, sipas saj, të burgosurat janë përballur edhe me “presion shtesë” për shkak të gjinisë së tyre.

Disa të burgosura kanë thënë se janë përdhunuar në burgjet iraniane gjatë viteve 1980.

Akuza për përdhunim ka pasur edhe nga gratë e arrestuara në vitin 2009, gjatë protestave të atëhershme kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cmimi nobel per paqen narges mohammadi niloufar bayani cmimi nobel per paqen narges mohammadi niloufar bayani

Sondazh

Poll
Bota 1 Qershor 2021, 11:23

Gjuetarët europianë të korrupsionit

“Më shumë para, më shumë fleksibilitet, më pak rregulla”, drejtuesja e Prokurorisë së BE, që filloi nga puna të martën (01.06) shikon detyra të mëdh...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë