Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Prokuroria nis hetimet/ Zhdukja e ish-shefit të policisë së Ulqinit, telefonata e fundit në kufirin shqiptaro-malazez, po he
1 Qershor 2021, 10:44Nga DOSJA
ULQIN– Prokuroria ka nisur hetimet për zhdukjen e ish-shefit të policisë së Ulqini, Rudolf Elezovic. Policia maleze ka nisur kërkimet për Rudolf Elezovic në lumin Buna, aty ku ai humbi kontaktet për herë të fundit.
Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
Ndërkohë një hetim tashmë nga materialet referuar nga policia e Shkodrës pas dosjes së sjellë nga malazezët ka nisur edhe prokuroria e Shkodrës. Deri më tani mbeten enigëm shkaqet e kësaj humbjeje të 54 vjeçarit ndërsa dyshimet e para janë për një ngjarje kriminale edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe për policinë dhe prokurorinë malazeze dhe shqiptare fati i Elezoviç është ende enigëm.
Kontakti i tij i fundit ka qënë me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur qe në afërsi të zonës se Pentarit ne lumin Buna një person te vijë edhe ta marrë qe ta transportojë me varke ne anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Një fotografi e publikuar nga profesori universitar Bujar Dugolli, ku shihet ai së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe Përfaqësuesi special i S...
PRISHTINË– Gjykata e Prishtinës ka lënë në arrest me burg për 1 muaj Skënder Krasniqin i cili vrau djalin e tij, Albert Krasniqi. Ky i fundit ishte n...
UGANDË– Njerëz të armatosur qëlluan me plumba në një makinë që mbante një ministër të qeverisë Ugandase në një atentat, duke plagosur ish-komandantin...
GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka vendosur një sistem të ri për emërimin e varianteve të koronavirusit.Tani e tutje,...
RUSI– Ish-drejtori ekzekutiv i Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, u nxor nga një aero...
KINË– Qeveria e Kinës tha se një person ka kontraktuar gripin e shpendëve, variantin H10N3, porse rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë është i ulë...
KALIFORNI– Një ‘influencer’ makinash në rrjetet sociale ka vrarë veten live në ‘Instagram’ teksa forca të shumta policie ishin vënë në ndjekje të tij.28-v...
ITALI– Bosi i mafias italiane Giovanni Brusca, 64 vjeç, shumë besnik ndaj kreut të bosëve të Cosa Nostra, Totò Riina, u lirua nga burgu pas 25 vjetësh, p...