LIVE UPDATES
Bota

Gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara në mbrojtjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së

8 Prill 2021, 15:45 Nga DOSJA
Gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave

HAGË– Ministria e Drejtësisë ka aprovuar deri tani disa kërkesa për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Komisioni i cili funksionon brenda Ministrisë Drejtësisë, ka aprovuar kërkesat për katër avokatët mbrojtës të të akuzuarve dhe ka kryer pagesat për ta në vlerë prej 464,600.00 euro.

“Mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe që këto të drejta janë të aplikueshme ndaj të gjithë personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara, pa marrë parasysh se kush është subjekt i procedurës pranë Dhomave të Specializuara”,- thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria ka thënë se deri tash nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga familjarët e të akuzuarve për ndonjë pagesë.

“Për shkak të masave anti-COVID në Evropë, respektivisht në Mbretërinë e Holandës, masat janë me rigoroze dhe nuk lejohen vizita tek qendrat e paraburgimit”,- thuhet nga ministria.

Ministria e Drejtësisë, nuk ka dhënë detaje se sa para është paguar një avokat.

Nga ana tjetër Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë transparente se sa para janë shpenzuar dhe kujt i janë bërë pagesat.

“Pa dyshim që po, nuk ka dilema këtu. Çdo shpenzim nga paraja publike duhet të jetë transparent dhe publik. Nuk kemi se çka të fshehim. Pa dyshim që unë konsideroj se është obligative për institucionet t’i bëjnë publike shpenzimet nga paratë e shtetit”, tha Qelaj.

Avokati Qelaj tha se vetëm në raste te caktuara me ligj nuk mund të bëhen publike shpenzimet e parave të shtetit.

“Unë besoj se ky nuk është një nga ato raste ku nuk mund të bëhen publike ato të dhëna”, tha Qelaj.

Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se ligjet e aplikuara në Kosovë, nuk lejojnë që pagesat për avokatë të jenë sekrete. Sipas këtij instituti, ky proces duhet të jetë transparent dhe të sigurohet që të gjithë të akuzuarit, të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Mënyra se si janë paguar avokatët deri tash, sipas IKD-së cenon rëndë parimet e transparencës, llogaridhënies dhe mundësisë për të trajtuar në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas kushteve të njëjta të gjithë personat e akuzuar.

Me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Drejtësisë të datës 24 korrik 2020, përcaktohet se mbulimi financiar i avokatëve, bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës; tarifave për avokatë në Holandë; tarifave të shtetit prej nga vjen mbrojtësi dhe tarifave për mbrojtje juridike të personit të akuzuar potencial të Dhomave të Specializuara.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se buxheti për mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial është përcaktuar me ligj, ku janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë euro. Sipas Ligjit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit