LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Gjon Muharremaj, shqiptari që prezanton Zvicrën në ‘Eurovizion’: Me shumë qef do të përfaqësoja vendim tin në një t

22 Maj 2021, 18:42 Nga DOSJA
Gjon Muharremaj, shqiptari që prezanton Zvicrën në

HOLANDË– Zvicra këtë vit përfaqësohet nga një shqiptar në festivalin e madh të këngës evropiane ‘Eurovision 2021’. Gjon Muharremaj me emrin artistik Gjon’s Tears ka treguar në një intervistë për Telegraf rrugëtimin e tij muzikor në Zvicër dhe si arriti të prezantojë shtetin në të cilin jeton.

Gjoni është i njohur pë publikun shqiptar pasi ai para 11-vitesh ka qenë pjesmarrës në spektaklin e talenteve “Albanian’s Got Talent”, ku arriti deri në finalen e madhe, duke u renditur i treti.

I pyetur se a do të kishte dëshirë që në ndonjë të ardhme të përfaqësonte edhe Shqipërinë ose Kosovën në “Eurovision” ai tha: Pse jo. Me gjithë qejf.

Intervista e plotë:

Gjon, jeni zgjedhur përfaqësuesi i Zvicrës sivjet në “Eurovision”. Na trego pak sa të lumtur iu ka bërë ky fakt?

Jam ndjerë shumë krenar dhe me fat se është eveniment shumë unik dhe do më japi shumë eksperiencë në artin tim.

Ju ishit parashikuar ta përfaqësonit vitin e kaluar shtetin zviceran në “Eurovision”, por pandemia pamundësoi mbajtjen e tij. A ju zhgënjeu shumë fakti që “Eurovisioni” nuk u mbajt vitin e kaluar?

Kur më erdhi lajmi i anulimit të “Eurovision 2020” isha shumë i frustruar se nuk kisha shkuar deri në fund të eksperiencës dhe të procesit të “Eurovision”-it. Kur erdhi puna të shkoja prapë këtë vit, 2021, ishte për mua si një kënaqësi të këndoja në atë skenën e Rotterdamit.

Kënga përfaqësuese titullohet “Tout l’Univers”. A mund të na tregosh pse ky titull dhe cila është domethënia e tekstit të këngës?

Ideja e këngës lindi mes bashkëpunimit tim me Wouter Hardy, producent i “Arcade” (kënga fituese e vitit 2019) dhe me Nina Sampermans, shkrimtare dhe kompozitore. Kënga ishte fillimisht e shkruar në gjuhën angleze dhe u përkthyer me Xavier Michel në frëngjisht. Tema flet për ciklin e jetës nga prishja e çdo gjëje e deri te rindërtimi, dhe për t’ia dalë mbanë këtij procesi duhet ta kërkojmë energjinë dhe fuqinë në fund të vetvetes. Doja të dilja me një mesazh pozitiv dhe plot shpresë edhe në momentet më të komplikuara të jetës.

Jeni shqiptari i parë që jeni zgjedhur si përfaqësues i Zvicrës ndonjëherë në “Eurovision”. Si erdhi deri të përzgjedhja juaj si përfaqësues i shtetit helvetik në “Eurovision 2021”?

Kënga “Répondez-moi” është kompozuar tek një “Writting camp” në Cyrih me një duet zviceran qe quhen Aliose. Në atë moment qe lindi kjo këngë që fliste për origjinë, identitet dhe vetpyetje të jetës, u binda të provoja të merrja pjesë tek konkursi ku ishin 600 këngë të regjistruara. Diferenca më e madhe qe kisha me të tjerët, më thanë televizioni i Zvicrës, ishte fuqia e zërit tim live dhe bukuria e temës që trajtonte teksti.

Ti je me prejardhje shqiptare, por jeton dhe vepron në Zvicër? Cila është historia juaj e familjes dhe sa shpesh vini në vendlindje?

Unë jam lindur në Zvicër nga prindër që kanë imigruar. Babai im është nga Suhareka në Kosovë dhe mamaja nga Tirana në Shqipëri. Jemi një familje e madhe, kështu që vija çdo vit të shikoja kushërinjtë e mi dhe familjen e gjerë. E kemi pas si traditë në pushimet e verës dhe të dimrit.

A do të kishit dëshirë që në ndonjë të ardhme ta përfaqësonit edhe Shqipërinë ose Kosovën në “Eurovision”?

Pse jo. Me gjithë qejf.

A e ke dëgjuar këngën përfaqësuese të shtetit shqiptar sivjet në “Eurovision”, a ju ka pëlqyer dhe a ke pasur rastin të kontaktosh apo të njihesh me Anxhela Peristerin?

Më ka pëlqyer shumë. Besoj me të vërtetë që është një këngëtare me shumë talent dhe kemi folur së bashku disa herë.

Ju do të ngjiteni në natën e dytë gjysmëfinale në skenën e Rotterdamit për të kënduar live këngën tuaj. Do jeni i vetëm në skenë, apo keni menduar ta shoqëroni paraqitjen tuaj edhe me performancë?

Për momentin është shumë herët për të dhënë sekrete të performancës time, por shpresoj që do t’ju pëlqejë dhe i besoj bashkëpunëtores Sacha Jean-Baptiste për atë.

Karriera jote ka nisur në Shqipëri. Ju para 11 viteve keni qenë sensacion në spektaklin e talenteve “Albanian’s Got Talent”, ku shkuat deri në finalen e madhe. Si ka qenë për ty kjo eksperiencë dhe si e kujton?

E kujtoj si një suvenir shumë të bukur dhe mbresëlënës, dhe jam ndjerë me fat që jam mirëpritur si në Shqiperi dhe Kosovë. Të gjithë ma përkujtojnë akoma interpretimin e “Je t’aime” nga Lara Fabian që iu pëlqeu shumë publikut të Shqipërisë së madhe.

Gjon, faleminderit shumë për intervistën. Shumë suksese në “Eurovision”. Për fund, cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit?

Besoni në ëndrrat tuaja dhe punoni sa më shumë për ti i arritur qëllimet tuaja. Mos dyshoni në vetvete sepse asnjëri nuk do t’i besojë projektit tuaj më shumë se ju. Faleminderit shumë për mbështetjen, dashurinë dhe përkrahjen tuaj. Faleminderit  juve për intervistën.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eurovision 2021 gjon muharremaj eurovision 2021 gjon muharremaj

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 22 Maj 2021, 10:18

PRISHTINË– I ftuar rubrikën “5 datat” në “Prive”, reperi Getoar Aliu  ka rrëfyer për një nga ngjarjet më të vështira të jetës së tij.Një ngjarje e cila dih...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim