LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Më shumë doza vaksine nga prilli?

2 Shkurt 2021, 07:21 Nga DOSJA
Gjermani: Më shumë doza vaksine nga prilli?

Sasi të pakta vaksine, paqartësi me prodhuesit për furnizimet me vaksina, mbingarkesë me telefonat e emergjencës – në sfondin e këtyre lajmeve negative në Gjermani janë akumuluar shumë kritika. Landet dhe komunat në Gjermani kërkojnë më shumë garanci për të dhënat mbi furnizimet me vaksina, në mënyrë që qendrat rajonale të vaksinimit të mund të planifikojnë më mirë.

Një samit i dështuar?

Ndaj samiti virtual (01.02) për vaksinimin mes kancelares Angela Merkel, kryeministrave të landeve si dhe përfaqësuesve të degës së farmaceutikës dhe të Komisionit të BE-së kishte synim të ndihmonte në sqarimin e situatës. Por pjesëmarrësit qysh përpara se të mbyllej takimi e quajtën atë si një „teatër absurd”. Gazeta „Bild” shkruan: “Merkel bën vërejtje e pakënaqur.”

Qysh përpara takimit virtual u bë e ditur, se Ministria e Shëndetësisë priste deri në fund të marsit një furnizim prej 18,3 milionë dozash vaksine nga prodhuesit BioNTech/Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Por në tremujorin e dytë Gjermania duhet të marrë gjithsej 77,1 milionë doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm. Për tremujorin e tretë madje parashikohen 126,6 milionë doza. Megjithatë deri tani sipas parashikimeve janë kalkuluar në këto sasi edhe vaksinat ende të palincecuara nga Johnson & Johnson dhe Curevac.

Vaksina e parashikuar vetëm me një dozë nga Johnson & Johnson nëse ecën mirë mund të licencohet në fund të shkurtit, bëhet e ditur. Sipërmarrja bioteknologjike nga Tybingeni Curevac përpara samitit njoftoi për bashkëpunim me koncernet Bayer AG, Wacker AG dhe Rentschler Biopharma SE. Curevac brenda këtij viti do të prodhojë deri në 300 milionë doza vaksinash dhe vitin e ardhshëm deri në një miliardë.

Për tremujorin e katërt të vitit në Gjermani synohet të sigurohen edhe 100 milionë doza vaksinash, ndër to furnizime edhe nga prodhuesi francez Sanofi, lincencimi për të cilin pritet në fund të 2021.

Vaksinimet ndaj koronavirusit në Gjermani po ecin duke çaluar. Njëkohësisht në dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet, se numri i vaksinimeve ndërkohë mund të rritet nga 100.000 në ditë deri në pesë milionë në javë, në rast se 50.000 ambulacat e mjekëve të familjes do të mund të furnizohen me një vaksinë, që mund të ruhet në kushte më të moderuara. Mbi këtë bazë do të ishte realist deklarimi i kancelares, se çdo qytetar deri në fund të verës do të mund të marrë një ofertë për vaksinim.

Por të gjitha këto janë vetëm parashikime

Ministria e Shëndetësisë vëren se ka mjaft faktorë pasigurie: „Afatet konkrete të furnizimit dhe sasia e furnizimit të vaksinave ndaj COVID-19 varen nga disa faktorë, veçanërisht nga ecuria e provave klinike, nga rezultatet e procedurave të licencimit prej autoriteteve, nga proceset e prodhimit, nga rrjeti i furnitorëve si dhe rezultatet e kontrolleve të cilësisë”, thuhet në parashikimet përkatëse që gjithashtu janë të pasigurta.

Marrë nga Dw

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merakel gjermani angela merakel gjermani

Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora