LIVE UPDATES
Bota

DW: Votimi i komplikuar i diasporës dhe ndikimi në rezultatin përfundimtar në zgjedhjet e 14 shkurtit

1 Shkurt 2021, 20:49 Nga DOSJA
DW: Votimi i komplikuar i diasporës dhe ndikimi në rezultatin

KOSOVË- Një zyrë nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke vazhduar me shqyrtimin, verifikimin dhe regjistrimin e aplikacioneve nga votuesit jashtë Kosovës, aplikacione këto që janë dërguar/pranuar deri më 21 janar. Thuhet se janë rreth 200 mijë E-maila që janë dërguar në KQZ, por jo domosdoshmërisht të gjithë do të pranohen si të rregullt. Kjo për faktin që një person ka mundur të dërgojë disa E-maila.

Verifikimi i të drejtës së votimit

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, i tha DW-së, se mbi 130 mijë aplikacione tashmë janë futur në sistem, ndërsa, mbi 60 mijë janë aprovuar me të drejtën për votim. Aprovimi i tyre është bërë pas verifikimit edhe me thirrje telefonike.

“Vetëm pas përfundimit të të gjithë kësaj periudhe të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, në fund do të kemi një raport të detajuar ku do ta dimë saktë se sa është numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë vendit dhe se sa prej tyre do të regjistrohen suksesshëm pasi kanë plotësuar kriteret ligjore”, thotë Elezi.

Sipas Elezit, votuesit jashtë Kosovës e që kryesisht është diaspora kosovare do të mund të votojnë vetëm me postë. “Të gjithë qytetarët, të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, thotë Elezi.

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit nuk mund të votojnë ndryshe por vetëm me postë, e jo sikurse shumë vende tjera që këtë çështje e kanë të rregulluar me ligj që mund të votojnë në misionet e tyre diplomatike. Një gjë e tillë për Kosovën nuk është e paraparë me ligjin për zgjedhjet. Vitin e shkuar kishte një nismë për amendimin e ligjit për zgjedhje që votimi i diasporës kosovare të bëhej në misione diplomatike, por kjo nuk u bë.

Sipas hulumtuesve të një organizate joqeveritare Germin, që merret kryesisht me çështje të diasporës, “një gjë e tillë nuk është mundësuar për faktin se Kosova nuk ka pasur mjaftueshëm misione diplomatike në botë, për të ofruar këtë të drejtë. “Duke marrë parasysh numrin e limituar të misioneve diplomatike, edhe nëse do të kishim këtë të drejtë, nuk është se do të kishim shumë qendra votimi ku do të mund të organizohej procesi”, thotë Lirim Krasniqi nga organizata Germin.

Kosova aktualisht ka vetëm 60 misione diplomatike në botë. Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore në Kosovë, në raportin përfundimtar për zgjedhjet e fundit të vitit 2019, tha se “nga të dhënat e sekretariatit të KQZ-së, për regjistrim jashtë Kosovës kishin aplikuar 40,313 persona, apo 19,959 më shumë se në zgjedhjet e 2017. Nga ky numër, KQZ-ja ka miratuar 35,087 votues, kurse janë refuzuar 5,226 aplikacione. Shtetet prej nga kanë ardhur më së shumti aplikacione dhe që janë aprovuar janë: Gjermania, Zvicra, Serbia, Austria dhe Italia. Në zgjedhjet e vitit 2019, numri i përgjithshëm i votuesve nga jashtë të cilët e kanë ushtruar suksesshëm të drejtën e tyre të votës ishte 20,191 vetë. Prej tyre, 19,789 vota kanë qenë të vlefshme, që përbëjnë 2.72% e numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, thuhet në raportin e KDI-së.

Rëndësia e votës së diasporës

Procesi i votimit jashtë Kosovës shihet si një proces me rëndësi për zgjedhjet? Por se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në rezultatin zgjedhor dhe nëse ato mund ta përcaktojnë edhe fituesin e zgjedhjeve, flet Arton Demhasaj, analist politik dhe njohës i proceseve zgjedhore.

“Votat e diasporës janë shumë vendimtare në rezultatin përfundimtar”, thotë ai, duke marrë si shembull zgjedhjet e vitit 2019.

“Ne kemi parë në zgjedhjet e fundit të vitit 2019 që përkundër që LDK nga votat brenda Kosovës kishte një epërsi të vogël kundruall lëvizjes Vetëvendosja, në momentin kur janë numëruar votat e diasporës e kanë krijuar diferencën dhe Vetëvendosja doli partia e parë. Pra, këtu bëhej fjalë për një numër të vogël votash që kanë qenë në atë kohë, ndërsa, kur flasim për tash për këto zgjedhje kur ka një aplikim tejet të madh të diasporës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, mendoj që është një mundësi e madhe që vota e diasporës të jetë vendimtare që ta bëjë një diferencë tepër të madhe ndërmjet partisë së parë dhe partisë së dytë”, thotë analisti Demhasaj.

Por procesi i votimit të diasporës është shumë i komplikuar dhe është e domosdoshme që ai proces në të ardhmen të lehtësohet, thekson ai. “Numërimi i votave të diasporës deri tek shpallja e rezultatit përfundimtar po e zvarrit tej mase procesin zgjedhor. Pas këtyre zgjedhjeve domosdoshmërisht kuvendi duhet të veprojë qoftë përmes rishikimit të ligjit të zgjedhjeve që t’i lehtësojë procedurat e votimit jashtë Kosovës”, thotë analisti Demhasaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët, të cilët regjistrohen me sukses si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë vetëm përmes postës duke filluar nga 2 shkurti. Këto fletëvotime duhet të dërgohen ne KQZ deri më 12 shkurt, 24 orë para ditës së zgjedhjeve që mbahen më 14 shkurt.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni valmir elezi zgjedhjet ne kosve valmir elezi zgjedhjet ne kosve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës