LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjenerali Clark tregon bisedën me Milosheviç: Dimë si sillemi me shqiptarët, i vramë

1 Nëntor 2021, 21:47 Nga DOSJA
Gjenerali Clark tregon bisedën me Milosheviç: Dimë si sillemi

Gjenerali Wesley Clark një nga emër më të rëndësishëm në misionin e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, ka rrëfyer gjatë një interviste në emisionin “Opinion” takimin e tij me Milosheviç lidhur me çështjen e Kosovës. Ndër të tjera, Clark ka treguar takimin me ish-presidentinse serb në vjeshtën e vitit 1998.

“Gjeneral Klark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë. I vramë. I vramë të gjithë”, kanë qenë fjalët e ashpra të Milosheviçit.

Pjesa nga intervista në “Opinion”:

Diskutimi juaj me Milosheviçin të cilin e jepni në libër, është shumë i rëndësishëm për ne edhe pas luftës. Milosheviçi ju tha: “Gjeneral, nëse ju na lini, ne do t’i vrasim të gjithë ata. I vramë në ’46-ën. Na u desh shumë kohë, por i vramë të gjithë.” Si shkoi ky diskutim?

Ishte vizita e treta që bëra në Beograd, pasi NATO-ja nxori urdhrin e aktivizimit, “Activation Order”, shtator, 1998. Në vizitën e parë, gjeneral Naumani i kërkoi Milosheviçit të tërhiqte forcat shtesë. Solana i tha po ashtu. Milosheviçi u mundua ta mohonte që ato forca ishin atje. Nuk u tërhoqën. Në vizitën e dytë, i udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë, shkova ta takoja Milosheviçin dhe i thashë se do ta bombardonim, nëse s’i tërhiqte ato forca. Tha, në rregull, fol me gjeneralët e mi. Kur flisnim me ta, thoshin se ka terrorist këtu, këtu e këtu dhe na tregonin me gisht hartën. U thosha se ishin thjesht njerëz që mundohen të mbrojnë familjet e tyre.

Sa herë të vrisni, do të bëni më tepër armiq. Nuk mund të fitoni me këto taktika. Jo, nuk dëgjonin ata.

Herën e tretë mora gjeneral Naumanin. Debatuam gjithë natën me Milosheviçin. Mëngjesin tjetër të së dielës, më në fund shtypin memorandumin e marrëveshjes. Doja të shkruanin që serbet do të tërhiqeshin dhe do të ndalonin sulmet. E shkruam marrëveshjen dhe pak para se ta firmosnim, u shfaq Milosheviçi. Me gotën në dorë, të dielën në mëngjes, ora 10:00. Po fryhej, gjithë ai. Më tha: Gjeneral Klark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë.

E keni bërë? i thashë.

-Po, tha, në 1946.

Po si kështu?

–I vramë. I vramë të gjithë. Ma tha drejtpërdrejt, në fytyrë. I thashë që kjo është vërtet shumë e rëndë. Pastaj më sollën memorandumin. E pashë dhe i thashë: Z. president, emri juaj nuk është fare këtu. Tha se s’ishte e nevojshme. Do ta firmoste z. Shajnoviç. I thashë: jo, do ta firmosni ju. Mirë më tha dhe e firmosi. Kjo ishte me mira e mundshme që mund të bënim për diplomacinë në vjeshtën e 1998-ës. Disa javë më vonë erdhën trupat ushtarake ruse. Ata si duket i thanë të mos e vriste mendjen për NATO-n, se ata bombarduan në Afganistan dhe nuk funksionoi. Do të bëjmë çdo gjë që ta përçajmë koalicionin, NATO-n. Mendoj se Milosheviçit aty iu la një dorë e lirë për të nisur pastrimin etnik.

Ju ishit pjesë e grupit të Holbrukut, edhe për paqen në Bosnje le të themi. Milosheviçi ishte më i vendosur për çështjen e Bosnjës apo të Kosovës?

– K: Në rastin e Bosnjës ai donte ta ndalonte luftën, po kërkonte një rrugëdalje. Por në çështjen e Kosovës, për çfarëdo lloj arsye, politike, shëndetësore… Ndoshta se kishte një tufë serbësh që i hapnin probleme të brendshme. Nuk e di arsyen, por refuzonte ta linte NATO-n të vendosej aty dhe të vendoste paqen në provincë. Patëm negociata nën udhëheqjen franceze në Rambuje. Presidenti Shirak tha se amerikanet kishin bërë shumë. Na lini edhe neve të veprojmë. Pala shkoi në Rambuje. U thamë kur filloi. Nëse të dyja palët binin dakord, NATO-ja do të fuste forcat paqeruajtëse dhe do të zgjidhte problemin. Nëse shqiptaret nuk do të binin dakord, NATO-ja s’do t’i mbështeste më. Nëse s’do të binin dakord serbët dhe shqiptarët po, NATO-ja do të mbështeste shqiptarët. Pas 3 a 4 javësh, shqiptarët me Hashim Thaçin në krye thanë se ishin dakord. Lë të vijë NATO-ja.

Marrë nga Opinion.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kosove lufta në kosovë wesley clark kosove lufta në kosovë wesley clark

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet