LIVE UPDATES
Editorial

Ambasadorët perëndimorë si ata sovjetikë dhe kinezë në kohën e Enverit

4 Tetor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Ambasadorët perëndimorë si ata sovjetikë dhe kinezë

Në artikullin “Të luftosh Berishën për të fuqizuar berishizmin” kam shkruar se qëndrimi i Lulzim Bashës dhe i shumëve që e mbështesin lidhur me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar është një hipokrizi e katërfishtë ndaj Berishës, amerikanëve, shqiptarëve dhe vetvetes (linku poshte). Në funksion të kësaj loje të traditës kulturore shqiptare, ku hipokrizitë dhe gënjeshtrat janë të ndërsjella, është ngritur me kohë një makineri e madhe manipulimi që punon për të na bërë të jetojmë me hir dhe pahir ngjashëm me mënyrën e jetës në “gënjeshtrën e madhe” që na detyroi të jetonim propaganda komuniste. Kësaj here filmi i prodhuar nga “Kinostudio Shqipëria e Re Kapitaliste” është ai me temë: “Rilindja e PD-së dhe e Shqipërisë fillon me vdekjen e Berishës”.

Po jap vetëm disa argumente pse flas për gënjeshtër e hipokrizi:

– Sepse momenti i kulmit të mbështetjes amerikane ndaj qeverisë, nëpërmjet goditjes së opozitës, po kërkohet t’u shitet shqiptarëve shpresëhumbur si moment i shpresëgjetjes te një opozitë pa Berishën që do të fituaka kësisoj mbështetjen e Amerikës në luftën e vërtetë ndaj korrupsionit të Ramës. Thënë ndryshe, sepse politikën e Ramës “përça dhe sundo opozitën me ndihmë amerikane” për të fuqizuar sundimin (bashkë me këtë edhe krimin e korrupsionin) po kërkojnë të na e shesin si politikë amerikane që synon aleancën me opozitën “e pastruar” në luftë të përbashkët kundër korrupsionit të Ramës.

– Sepse, ndonëse edhe më naivi e kupton se përçarja e ka dobësuar dhe do të vazhdojë ta dobësojë opozitën, kërkojnë të na mbushin mendjen se dobësimi do të jetë i përkohshëm me argumentin se ishte e domosdoshme që PD t’i nënshtrohej operacionit të heqjes së një tumori malinj dhe se, pasi të bëjë kimioterapinë dhe radioterapinë Rama-Kim-SPAK, më në fund ajo do të rilindë.

– Sepse bëjnë sikur nuk e shikojnë se kjo “kurë” jo vetëm do ta lektisë, por mund ta vdesë fare PD-në (veçanërisht kur sheh se disa ngulmojnë se pas metastazës “Berisha” duhet të hiqet edhe metastaza “Basha”); pra, sikur ta kenë harruar atë që deklaronin deri dje se përballë opozitës është një kundërshtar që ka kohë që kërkon ta “kurojë” kësisoj jo vetëm çdo opozitë të vërtetë, por edhe çdo zë kundër dhe që i ka tashmë në dorë thuajse të gjitha mjetet kirurgjikale për ta realizuar qëllimin e tij.

– Sepse predikojnë se largimi i Berishës së keq do t’i heqë Edi Ramës alibinë e të qenët e keqja më e vogël që e mban në pushtet, ndërkohë që po të dëgjoje se çfarë thoshin kur hynë në çadër apo kur lanë mandatet shkakun e qëndrimit të Ramës në pushtet e lidhnin me të qenët e tij super më e madhe në krye të sistemit të grabitjes së votës nëpërmjet oligarkisë e krimit të organizuar çka, gjithë sipas tyre deri dje, e provoi edhe masakra e fundit zgjedhore.

– Sepse bëjnë sikur besojnë se pa Amerikën nuk fitohen zgjedhjet, megjithëse e dinë se historia e këtyre 30 vjetëve ka treguar të kundërtën dhe sikur nuk e shohin se reagimi i shumicës së shqiptarëve në këtë rast, jo vetëm brenda PD-së, tregon se ata nuk janë aq budallenj sa ç’kërkojnë t’i bëjnë, gjë që e kanë treguar edhe në rastin e tentativës amerikane për të sjellë armët kimike siriane.

– Sepse manipulojnë me përdorimin e fjalës “fitore” që do të ardhka pas katër vjetësh në sajë të moderacionit dhe urtësinë parlamentare të këshilluar apo diktuar nga amerikanët, duke i cilësuar protestat, veprimet e forta që kanë organizuar deri dje mbi fjalën “fitore”, si gabime të diktuara nga Berisha. Me fjalë të tjera, kastrimin që po u bën Rama sot me bisturi amerikane si vazhdimësi e atij që u ka bërë më herët me oligarkët e kapur prej tij – duke u ulur besimin e popullit të Astirit, të Kukësit etj., e për pasojë mbështetjen e fuqishme popullore në protesta si i vetmi mjet i vërtetë për të rrëzuar këtë regjim – po duan të na e shesin si rritje të potencës dhe të fertilitetit.

– Sepse bëjnë sikur nuk shohin e dëgjojnë se argumentet pro Basha mbështeten nga të gjithë ramistët që deri dje e kanë akuzuar Bashën si njeri “të paaftë”, që “fle gjumë”, “i korruptuar”, “humbës i lindur” etj., etj. Thënë ndryshe, bëjnë sikur nuk e kuptojnë se skenari i filmit “Rilindja e PD-së dhe e Shqipërisë fillon me vdekjen e Berishës” i ka zyrat te rilindja e PS-së.

* * *

Ironia e historisë është se për ta bërë më “të vërtetë” gënjeshtrën e këtij filmi po kontribuojnë edhe ambasadorët euro-amerikanë, njëlloj siç kontribuonin për “gënjeshtrën e madhe” të regjimit komunist ambasadorët sovjeto-kinezë. Fakti është që skenari i këtij filmi ka filluar të ideohet e shkruhet që kur, paradoksalisht, dyshja ambasadoriale LuVllahutin i kërkonte prokurorit Llalla të arrestonte Berishën dhe Metën, me idenë se kjo mund të shitej si sukses i madh i Shqipërisë që do ta fuste atë në Europë – ndërkohë që këta ambasadorë mbyllnin sytë ndaj shifrave të rritjes së korrupsionin që jepte “Transparency International” gjatë qeverisjes Rama, ndaj rritjes dramatike të azilkërkuesve në vendet e BE-së dhe kur fushat me kanabis që po kaplonin Shqipërinë u dukeshin si fusha me grurë.

E di që në këtë pikë do të më vërsulen me pyetjen: ç’është kjo marrëzi, çfarë interesi paskan vende demokratike si SHBA apo të BE-së të mbrojnë një regjim duke dobësuar opozitën e tij?! Meqenëse i kam dhënë shpesh disa nga argumentet e kësaj mbrojtjeje, po u përgjigjem me një pyetje: çfarë interesi kishin amerikanët të mbulonin për njëzet vjet dështimin e shpenzimit të 300 milion dollarëve në ditë në Afganistan? Gjithsesi, përtej interesave të SHBA-së dhe BE-së, gjykoj se interesi kryesor i shfaqjes së këtij filmi është i brendshëm dhe përgjegjësia është jona.

Ai kërkon t’i zgjasë jetën këtij regjimi nëpërmjet mbulimit kriminal të faktit se “tumori” që kërkojnë t’i heqin opozitës për ta “shëruar” është vetëm një metastazë sekondare në trupin e Shqipërisë; se ky tumor e ka qendrën e tij gjeneruese në sistemin që komandon partia në pushtet, nëpërmjet së cilës ai ka kapluar shtetin, ekonominë, krejt shoqërinë dhe se ai nuk kurohet me operacione fasadë kirurgësh amerikanë, por nëpërmjet kurash të tjera të cilat njerëzit e PD-së nuk janë në gjendje as t’i gjejnë, as t’i aplikojnë, pasi janë brenda tumorit edhe vetë. E prandaj, disa me vetëdije e të tjerë ndoshta pa vetëdije kanë zgjedhur të bashkëpunojnë në prodhimin e filmit “Rilindja e PD-së dhe e Shqipërisë fillon me vdekjen e Berishës”, me regji dhe skenar të Edi Ramës dhe aktorë kryesorë Yuri Kim, Lulzim Basha, Sali Berisha etj./Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial fatos lubonja sali berisha jashte grupit te pd fatos lubonja sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll
Editorial 2 Tetor 2021, 17:54

Berisha, Basha, Rama, Meta dhe partitë politike!

Ne, të pavarurit, jemi moralisht superior ndaj anëtarëve të partive politike sepse mund të themi gjithçka që mendojmë pa përdorur korniza kryetarësh e ku...

Editorial 29 Shtator 2021, 11:49

Beteja e pashmangshme e Lulzim Bashës

Nga Blendi KajsiuHeshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD-së përballë fushatës që ka nisur Berisha… në bazë. Synimi i tij është të evitojë p...

Editorial 28 Shtator 2021, 18:59

Zvicra i thotë ‘PO’ martesës brenda gjinisë

ZVICËR- Votuesit zviceranë mbështetën me vendosmëri martesat e të njëjtit seks në referendumin mbarëkombëtar këtë të diele. Parashikimet e para treguan se ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet