Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE- Dosja.al vijon të zbulojë detaje për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan (Jak) Prengës, i marrë peng më 17 janar në Kamëz, e i vrarë në resortin Golden në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Gentian Martini Doçi, ka dalë në disa përgjime të autoriteteve britanike, të cilat i janë dërguar palës shqiptare. Një bisedë telefonike me Ndrek Prengën, vëllain e viktimës, zbulon rolin kyç të Doçit në këtë ngjarje.
Ndrek Prenga: Ku e kam vëllain?
Gentian Doçi: E di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më keni prekur mallin.(referuar 283 kilogramëve me kokainë që Astrit Prenga nuk dorëzoi tek tri grupet kriminale).
Po të njëjtat burime sqarojnë se e vetmja kamerë sigurie që ka filmuar të gjithë ngjarjen në garazhin e resortit, tregon autorët e krimit makabër teksa fshijnë njollat dhe e gjakun që dyshohet se është pastruar me acid.
Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.
Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE– Zbulohen detaje të reja nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia e Shtetit kishte dijeni që ditën e parë për ...
EKUADOR– Dritan Rexhepaj, i cili prej gjashtë vitesh po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Quito Ekuador duket se ia ka dalë sërish mbanë të krijojë lid...
Lushnje- Ditën e sotme u raportua se kishte ndodhur një tjetër grabitje, këtë herë në Lushnje. Fillimisht u raportua se disa persona të paidentifikuar kishin hy...
TIRANE- Prokuroria shqiptare i ka dërguar një letër-porosi urgjenteve homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku iu kërkohet që të arrestohet vëllai i Jan (Jak) Pr...
TIRANË– Virusi kinez ka bërë që e gjithë bota t’i mbrohet Koronavirusit që ka marrë 170 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 7000 të tjerë. Prandaj në mes ...
DURRES- Zbardhen të tjera detaje nga hetimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, më 17 janar në Kamëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i dyshuari kryes...
Shkodër- Në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Policia ka bllokuar një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina, të cilët kishin për qëllim përt të vizituar Shko...
VLORË- Policia e Shtetit jep të dhëna zyrtare për skafin e braktisur që u gjet mëngjesin e sotëm në Pyllin e Sodës në Vlorë. Policia thotë se dy gomone të ...
SHKODER- 8 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe 4 autoblinda të RENEA-s, kanë zhvilluar një operacion për kërkimin e tri personave të shpallur në kër...
Shkodër-Policia e Tiranës ka dhënë informacion për aksionin “blic” të zhvilluar nga RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale në Shkodër dhe fshatrat përreth për kap...