LIVE UPDATES
Aktualitet

Burgu i sigurisë së lartë në Ekuador s’ndal shqiptarin, organizon trafik droge drejt Britanisë nga qelia, si vrau pol

30 Janar 2020, 12:02 Nga DOSJA
Burgu i sigurisë së lartë në Ekuador s’ndal

EKUADOR– Dritan Rexhepaj, i cili prej gjashtë vitesh po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Quito Ekuador duket se ia ka dalë sërish mbanë të krijojë lidhjet e duhura për të organizuar trafik droge nga ky vend drejt Britanisë së Madhe. Ka dyshime se 40 vjeçari nga fshati Velçë i Vlorës është pikërisht personi që ka gjetur nga qelia trafikantët e kokainës, si dhe ka bashkërenduar veprimet e trafikantëve ndërkombëtarë shqiptarë për të nisur drejt portit britanik një konteiner brenda të cilit ishin më se 200 kilogramë kokainë. Por, Dritan Rexhepaj është një emër mjaft i   lakuar në disa shtete gjatë dy dekadave të fundit për krime të ndryshme si vjedhje bankash, arratisje, trafik droge e të tjera. Ka provuar disa shtete dhe iu ka ikur nga duart burgjeve në Itali dhe burgjeve në Shqipëri, dhe tashmë nga burgu prokuroria beson se ai ka koordinuar trafikun me anëtarë grupesh që veprojnë jo vetëm në Angli, por edhe në Holandë dhe Belgjikë.

Si hyri Dritan Rexhepaj në rrugën e krimit të organizuar?

Të dhënat e kartotekës së Policisë së Shtetit japin detaje ekskluzive nga karriera kriminale e Rexhepajt. Emri i tij i mëparshëm rezulton të ketë qenë Gramoz, por ai e ndryshon këtë emër në gjendjen civile të qytetit të Vlorës, ku madje arrin të modifikojë edhe vendlindjen, duke u regjistruar nga i lindur në fshatin Velçë, i  lindur dhe banues në Vlorë. Dritan Gramoz Rexhepaj e nisi karrierën kriminale në moshën 19-vjeçare ku besohet se u pajtua për të vrarë policin Durim Kasmi dhe Ramazan Bakiun, një ekzekutim që ndodhi në vitin 1999 në qendër të Krujës. Të dy ata u qëlluan me breshëri automatiku me 37 plumba, thotë aktekspertimi i asaj kohe i Policisë së Shtetit, të cilin gazeta “Si” e disponon. Njëri nga shënjestrat vdiq menjëherë në vendngjarje, ndërsa i dyti ndërroi jetë 11 ditë më vonë. Ai u vendos nën akuzë së bashku me dy persona të tjerë po nga qyteti i Vlorës për vrasje për shkak të detyrës së efektivëve të Policisë së Shtetit, por rrugës drejtësia ia lehtësoi akuzat duke e konsideruar një krim të thjeshtë dhe jo për shkak të detyrës. Gjatë shqyrtimit gjyqësor arriti në konkluzionin se vrasja e punonjësit të policisë, Durim Kasmi, nga i akuzuari në atë kohë i moshës 19 vjeç, nuk u krye për shkak të cilësive të tij të veçanta si polic, por për hakmarrje edhe pse dëshmitarët dhe familjarët e tyre si dhe qytetarë të Krujës i kishin rrëfyer se polici nuk kishte asnjë hasmëri. Madje, dëshmitarët e shumtë treguan edhe rrethana se si ai ishte konfliktuar me të afërmin e një krimineli teksa e kishte shoqëruar në polici. Por, për ironi gjykata e lehtësoi aq shumë pozicionin e Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij në krim duke shtuar në aktet që gazeta “Si” disponon se efektivi i policisë, pra viktima kishte kryer veprime të paligjshme ndaj personit që kishte organizuar krimin Shkëlqim Haka, i cili më pas u vra. Argumentet kryesore të gjykatës ishin fakti që shumë dëshmitarë nuk jetonin më, si edhe fakti që këto deklarata ishin paraprake nga dëshmitarët, pra dhënë pas eliminimit të policëve dhe jo gjatë gjykimit. Por askush nuk hetoi nëse ata dëshmitarë që pranuan të vinin në gjykatë në atë kohë dhe të ndryshonin dëshmitë a ishin apo jo të kërcënuar?

Ky lehtësim i motiveve se përse u krye krimi në atë kohë ndaj policit Kasmi dhe kolegut të tij që ndërroi jetë nga plagët e rënda, do të thoshte lehtësim akuze e për rrjedhim heqje të burgimit të përjetshëm, ashtu edhe siç ndodhi gjatë rrjedhës së gjykimit. Në fashikull një dëshmitar mjaft i rëndësishëm tregon përfshirjen e Gramoz Rexhepit në krim.

Shefqet Seferi: Shkëlqimi (Haka) më tha se dy djemtë nga Vlora do vrisnin policin Durim Kasmi sepse ai kishte goditur me grusht kushëririn e Bledar Zenelit, Kamber Zeneli. Me sa mora vesh unë, një ditë pas vrasjes së Arben Keqit, Kamberi kishte marrë makinën e Enver Hakës dhe po bënte xhiro në qytet. Në atë moment, ai kishte xhiruar gomat në komisariat dhe kishte ndërhyrë policia dhe e kishte kapur. Në momentin që e kishte kapur polici Durim Kasmi e ka goditur me grusht në fytyrë dhe i nxiu një pjesë të mollëzës së fytyrës. Për këtë fakt, Shkëlqimi (porositësi) ishte mjaft i revoltuar.

Efektivi i policisë, Shyqyri Sheta deklaron në atë kohë për vrasjen e dy kolegëve të tij nga vrasësi me pagesë Dritan Rexhepaj:

Të dy policët ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe kanë pasur përplasje për shkak të detyrës me fisin Haka nga fshati Nikël i Krujës (fis i fuqishëm në botën e krimit). Nuk më kujtohen rrethanat e shoqërimit të Kamber Tafës, por kam dëgjuar në atë kohë se pas vrasjes së Arben Keqit është kryer nga vrasës me pagesë.

Një tjetër dëshmitar, i cili nuk jeton më pohoi në atë kohë:

Neki Kasmi: Shkova te dyqani i mishit të Çim Shullazit dhe dëgjova automatikë. Dola menjëherë dhe dëgjova britma njerëzish, njëri nga autorët ishte me trup të gjatë, i dobët, ndërsa tjetri me trup të shkurtër dhe pak i shëndoshtë. Pas kësaj kam shkuar te djali me synim se mos e gjej gjallë, pastaj erdhi një makinë dhe e mori e çuam në morg. Djali im nuk ka pasur hasmëri me asnjë person. Por, nga puna në polici, pasi ai bashkë me Arben Keqin ishin njerëzit kryesorë në polici që shpëtuan qytetin tonë nga shkatërrimi gjatë 1997 dhe në vazhdim. Ata kanë kapur shumë kriminelë dhe i kanë futur në burg, dikush i ka ruajtur dhe i ka vrarë. Im bir kishte dhjetë vjet në këtë detyrë.

Marrë nga gazeta Si

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu ne ekuador dritan rexhepaj trafik droge burgu ne ekuador dritan rexhepaj trafik droge

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet