Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJERMANI– Gazetari gjerman i të përditshmes së famshme, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, i cili e ka mbështetur rrugën e Albin Kurtit drejt karrigës së kryeministrit të Kosovës, shprehet i befasuar nga veprimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Martens ka publikuar një artikull me titullin “Ëndrrat e mëdha shqiptare “, duke shkruar se “Kryeministri i Kosovës Kurti është në zgjedhje në Shqipërinë fqinje. Një degë e partisë së tij po lufton për votat dhe ëndërron për një bashkim të të dy shteteve”.
Sipas Express, ai tha se partia e Kurtit nuk ka ardhur në pushtet në Kosovë për retorikën e saj të “Shqipërisë së Madhe”, por për ta reformuar Kosovën.
“Vetëvendosje, partia e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nuk u zgjodh për retorikën e tij të Shqipërisë së Madhe. Premtimi për ta reformuar Kosovën ishte thelbësor. Por Vetëvendosje garon për votat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipërinë fqinje”,- shkroi Martens.
Korrespondenti i FAZ për vendet e Evropës Juglindore me seli në Vjenë, ka treguar në Twitter se e ka pyetur kryetarin e degës së LVV-së në Shqipëri dhe kandidatin e kësaj partie për deputet atje, Boiken Abazi, lidhur me “Shqipërinë e Madhe”, por thotë se ai ishte kthyer kësaj çështjeje edhe kur më pas ishte pyetur për tema tjera.
“Unë e pyeta Z. Abazi vetëm një herë për “Shqipërinë e Madhe”, pasi i gjeta çështje të tjera shumë më të rëndësishme. Por ai vazhdonte t’i kthehej çështjes, duke thënë se politika nuk ka të bëjë vetëm me qeverisjen e mirë, pasi njerëzit gjithashtu kanë nevojë për rrëfime”,– shkroi Martens.
Ai tha se nëse kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz do të vepronte njësoj sikurse Albin Kurti, duke garuar në zgjedhjet e Gjermanisë me partinë e tij, Berlini do të irritohej.
“Nëse Sebastian Kurz do të merrte pjesë në zgjedhjet e Gjermanisë me partinë e tij, Berlini sigurisht do të irritohej. Ndërsa një veprim i tillë është jashtë diskutimit midis Austrisë dhe Gjermanisë (në ditët e sotme), diçka e ngjashme po ndodh aktualisht në Evropën Juglindore”,- u shpreh Martens.
Në shkurt, gazetari Martens kishte reaguar mbi një tjetër deklaratë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, tash kryeministrit Albin Kurti, se do të votonte “për” nëse do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
Ai e kishte quajtur të pazakontë faktin sesi Kurti “argumenton për shfuqizimin e vendit të tij”.
“Albin Kurti thotë se ai favorizon ndryshimin e kushtetutës kosovare për të mundësuar një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shton se do të votojë për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, – ka shkruar ai në Twitter.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PAKISTAN– Imran Khan, kryeministri i Pakistanit ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve. Ai i ka këshilluar gratë të mbuloh...
KOSOVË– Politikani serb, Nenad Popovic ka reagur mbi deklaratën e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb se Serbia duhej të bombardohej në 199...
SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të zbatojë premtimin parazgjedhor për të futur kufizime të rrepta në mbajtjen e armëve, ku ditën e nesërme do të paraqes...
SERBI– Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, megjithatë tho...
KOSOVË– Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Të dhënat e tij në detaj...
MAL I ZI– Propozimi i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapic për të hequr Ministrin e Drejtësisë, për shkak të deklaratave se nuk kishte gjenocid në Sr...
PEKIN-Sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes, Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo vend tjetër i botës madje ia ka kaluar edhe New York.P...
SHBA- Ayanna Williams nga Houston është gruaja që theu rekordin botëror “Guinness” për thonjtë më të gjatë në botë në vitin 2017, në një gjatësi prej 5.7 metras...
RUSI– Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, thotë avokati ...
GREQI– Një gjest sa irrallë aq dhe i veçantë është bërë nga 3 shqiptarë në Lamia të Greqisë, ku në mënyrë vullnetare kanë riparuar dhe lyer këndin ...