Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
RUSI– Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, thotë avokati i tij.
Vadim Kobzev tha se Navalny, i cili është dërguar në një burg për dy vjet e gjysmë, ishte diagnostikuar me dy hernie kurrizore. Javën e kaluar, Navalny filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.
Sipas BCC, Kobzev, i cili vizitoi Navalny të Mërkurën, tha në Twitter:
“Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Është shumë shqetësuese që sëmundja po përparon qartë sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbët, pëllëmbët dhe kyçet e dorës “.
Në fillim të kësaj jave, Navalny, u zhvendos në një pavion të spitalit të burgut në qytetin Pokrov, pasi pati disa simptoma të një sëmundjeje të frymëmarrjes. Ai ishte ankuar për kollë dhe temperaturë të vazhdueshme.
Temperatura e tij ishte lëkundëse dhe kishte rënë në 37C të Mërkurën pasi arriti 39C të Hënën, sipas avokatit, i cili tha se Navalny po humbte 1 kg në ditë për shkak të një greve urie.
Në një postim në Instagram, Navalny tha se autoritetet e burgut po përpiqeshin të minonin grevën e tij të urisë duke pjekur pulë pranë tij dhe duke vendosur ëmbëlsira në xhepat e rrobave të tij.
Avokatët e Navalny, të cilët e kanë vizituar atë në paraburgim, thonë se nuk ka mjekë në burg dhe njësia mjekësore në vend drejtohet nga një ndihmës i vetëm.
Javën e kaluar, shërbimi i burgut rus mohoi pretendimet e Navalny se ai nuk po merrte trajtimin e duhur, duke thënë se atij i ishte dhënë e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore në përputhje me indikacionet e tij mjekësor.
Navalny u dha një dënim me kusht për përvetësim në 2014, një dënim i parë gjerësisht si i motivuar politikisht. Ai u dërgua në Gjermani për mjekim pasi u helmua në Siberi me një agjent nervor Novichok. Kur u kthye në janar, ai u mor menjëherë në paraburgim dhe një gjykatë e burgosi atë për sfidimin e kushteve të provës të dënimit me kusht ndërsa ishte duke u trajtuar në Gjermani.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Një gjest sa irrallë aq dhe i veçantë është bërë nga 3 shqiptarë në Lamia të Greqisë, ku në mënyrë vullnetare kanë riparuar dhe lyer këndin ...
KOSOVË– Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit ka bërë publike disa prej emrave të liderëve ndërkombëtarë që kanë uruar kryetaren e re të shtet...
LONDËR-Kyaw Zwar Minn, Ambasadori i Miabmarit në Londër është nxjerrë jashtë nga ambasada e vendit dhe ka kaluar natën në makinë. Përgjegjësitë e tij i ka ...
TURQI– Ursula von der Leyen, presidentja e parë femër e komisionit Evropian, ishte “befasuar” pasi mbeti pa një karrige gjatë një takimi të dy...
KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë ka nisur vaksinimi i personave mbi 85-vjeç.Vaksinimi do kryehet në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Sipas njof...
Agjensia Evropiane e Medikamenteve (EMA), pavarësisht se sheh një lidhje midis vaksinës Astra Zeneca dhe trombozave, e rekomandon aplikimin e vaksinës tek të gj...
Dialogun politik me Serbinë do ta udhëheqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u këshilluar me presidenten, Vjosa Osmanin, thotë për Radion Evropa e Lirë,...
ITALI-Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane më 6 prill, rreth orës 8 të mbrëmjes, pasi u bllokua në corso Vercelli nga agjentë...
BOTË – Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 133,725,566 raste të infektuara, ...
SERBI– Media serbe “Alo!” i ka dhënë zë deklaratës së ish-drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani për kryeministrin Edi Ra...