"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Gazeta franceze: Opozita bjelloruse nuk ka besim tek ndërmjetësimi i Ramës, Tihanovskaja kërkon shtetet e mëdha
30 Shtator 2020, 11:05Nga DOSJA
BJELLORUSI- Opozitarja bjellourse Svetlana Tihanovskaja, e cila garoi me Aleksandër Lukashenkon në zgjedhjet e 9 gushtit së bashku me opozitën nuk kanë besim tek ndërmjetësimi i OSBE-së (me kryetar të radhës kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama) me Lukashenkon.
Ky lajm është bërë me dije nga e përditshmja franceze Le Figaro. Gjatë takimit të ditës së djeshme, 29 shtator 2020 në Vilnius, Lituani me Presidentin francez Macron Tihanovskaja kërkoi që një grup shtetesh të mëdhenj si Franca, Britania e Germania por edhe Rusia e ShBA të merrte rolin e negociatorit në vend të OSBE-së, në vend të Edi Ramës në cilësinë e kryetarit të OSBE.
Prej 9 gushtit, ditë në të cilën u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, vendi u përfshi në demonstrata kundër presidentit Aleksandër Llukashenko i cili pretendon se fitoi zgjedhjet me 80 % të votave, por opozita dhe qytarët besojnë se rezultati i votave është manipuluar.
Nga protesta e dhunshme kanë humbur jetën 2 persona dhe mbi 7 mijëtë tjerë u lënduan gjatë protestave. Për krizën e krijuar në kryeqytetin bjellorus reaguan të gjithë ndërkombëtarët, ndërsa BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, por tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenko kanë dështuar sepse ai nuk pranoi të zhvillojë një bisedë me të ndërsa para pak ditësh ai u betua për herë të gjashtë si president.
RINAS- DOSJA.al ka siguruar pamje nga situata e stimuluar paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit. Siç duket edhe nga pamjet, qytetarët dhe të gjithë p...
BALLSH– Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të mosushqyerjes...
RINAS– Paraditen e sotme një alarm për bombë është dhënë nga aeroporti i Rinasit, ku si pasojë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët që prisnin flutu...
BALLSH– Një nga naftëtarët e Ballshit është detyruar që të lërë në mes grevën e urisë për shkak se gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Megjithatë vendi i ...
TIRANË– Avokati i Artan Shkëmbit ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore, Artan Broci ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pas seancës gjyqëso...
TIRANË- Shtyhet seanca në GJKKO për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Mësohet se avokati i ka kërkuar kohë...
DURRES– Pozitivë me koronavirus kanë rezultuar laborantja dhe mjeku i inspektoriatit të Higjenës në Durrës. Dy personat e prekur janë karatinuar në shtëpi deri ...
LUSHNJE– Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi është akuzuar për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. I riu i ka marrë një sasi ...
TIRANE– BKH ka mbyllur aplikimet në orën 24:00 më 29 shtator për aplikantët që duan të jenë në luftë të vazhdueshme kundër krimit dhe korrupsionit, aty ku 650 p...