LIVE UPDATES
Politike

Fushata më e kushtueshme e të gjitha kohërave në Shqipëri! BIRN: Suksesi i PS edhe falë miliona eurove të derdhura pë re

11 Qershor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Fushata më e kushtueshme e të gjitha kohërave në

TIRANË– Partia Socialiste e udhëhequr nga kryesministri Edi Rama, fitoi në 25 prill një mandat të tretë të paprecendentë, pasi siguroi 48.7 për qind të votës kombëtare dhe 74 deputetë nga 140 vende në parlament.

Të dhënat e analizuara nga BIRN sugjerojnë se suksesi i PS-së mund të jetë pjesërisht produkt i një fushate masive reklamash të transmetuara përpara ditës së zgjedhjeve në televizion, për të cilën janë shpenzuar miliona euro.

Megjithë, Partia Socialiste në pushtet nuk ishte partia e vetme që shpenzoi shuma të mëdha në reklama televizive përpara zgjedhjeve.

Rivalët e tyre kryesor në opozitë, Partia Demokratike pati gjithashtu një fushatë të fuqishme propagande, duke i bërë zgjedhjet e 25 prillit një nga më të shtrenjëtat në historinë e Shqipërisë.

Një financim për reklama politike në vlera të tilla rekord, kryesisht nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD ka një ndikim të jashtëzakonshëm, jo vetëm në linjën editoriale por dhe te votuesit,” tha Elvin Luku, lektor për Media dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës.

Mediat shqiptare, përfshi ato kombëtare, kanë dëshmuar për vite me radhë se janë më shumë vulnerabël ndaj parave se ndaj objektivitetit dhe paanësisë në raportim,” shtoi ai.

Megjithatë, shpenzimet e mëdha për reklama nuk do të kishin qenë të mundura, nëqoftëse televizionet që i transmetuan ato, do të kishin respektuar kodin zgjedhor. Kodi e kufizon kohën totale të reklamave politike në një televizion në 90 minuta për secilën parti politike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, enti rregullator i mediave, i bëri thirrje në mënyrë të përsëritur Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë fushatës, që të ndërmerrte hapa kundër televizioneve shkelëse të ligjit; megjithatë, komisioneri nuk vendosi sanksione.

Problemi kryesor është që partitë politike nuk kanë transparencë gjatë periudhës më të rëndësishmë, pra gjatë periudhës së fushatës zgjedhore,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës Qendresa Qytetare.

Gjatë fushatës zgjedhore, ne nuk e dimë, nuk e masim dot, nuk reagojmë dot në kohë, kur partitë politike shfrytëzojnë kohën televizive në media,” shtoi ai.

Dhjetëfishimi i shpenzimeve

Reklamat televizive kanë qenë gjithmonë një nga zërat më të mëdhenj të shpenzimeve gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, dy partitë e mëdha, Demokratët dhe Socialistët, shpenzuan 62.2 milion lekë (€506,325) për reklama politike.

Shpenzimet për reklama politike dhe transmetime live, përbënin 31 përqind të shpenzimeve totale të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Në një përpjekje për t’i kufizuar këto shpenzime dhe për ta balancuar garën midis partive të mëdha dhe të vogla, ekspertët propozuan ndalimin e reklamave politike përpara zgjedhjeve të prillit.

Megjithatë, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore i krijuar në vitin 2020 për të reformuar kodin zgjedhor i injoroi propozimet.

Në vend që ti kufizonin shpenzimet për reklamat politike në televizion gjatë fushatës, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se dy partitë e mëdha i kanë dhjetëfishuar shpenzimet, me gjasa duke vënë një rekord për fushatën më të kushtueshme të të gjitha kohërave në Shqipëri.

Duke përdorur të dhënat e monitorimit të medias të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, BIRN arriti të përllogariste se partitë politike kanë transmetuar 5 orë e 45 minuta reklama politike në televizion gjatë fushatës, nga 26 marsi në 24 prill.

Pjesë më e madhe e këtyre reklamave është paguar nga Partia Socialiste, e cila transmetoi 47.7 përqind të të gjithë reklamave politike të transmetuara në televizion gjatë fushatës.

Partia Demokratike në opozitë transmetoi 39.8 përqind. Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e treta në distancë, me 4.2 përqind të kohës totale të reklamave të transmetuara gjatë fushatës.

Duke përdorur tarifat e reklamave të dorëzuara nga mediat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë fushatës, BIRN përllogariti se partitë shpenzuan rreth 6.5 milionë euro në reklama televizive gjatë fushatës.

Partia Socialiste ishte më dorëlëshuar, duke nxjerrë nga xhepi 3.1 milionë euro për reklama televizive, e ndjekur nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, e cila shpenzoi 2.5 milionë euro.

Në total, Socialistët dhe Demokratët përbëjnë rreth 87.2 për qind të shpenzimeve për reklama televizive gjatë fushatës. Dhjetë parti dhe koalicione të tjera që garuan në zgjedhjet parlamentare, transmetuan reklama me kosto 870,062 euro.

Rigels Xhemollari i krahason partitë politike me korporatat e mëdha që nëpërmjet paketave të reklamave censurojnë raportimin kritik të medias. Ai tha se media duhet ti kërkojë llogari Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Ky është një fenomen që deri diku cënon gazetarinë e lire,” theksoi Xhemollari.

Përfituesit e mëdhenj të shpenzimeve për fushatën e reklamave të dy partive të mëdha ishin 6 televizione, në pronësi të 3 kompanive mediatike: Klan, Top Media dhe Vizion Plus.

Ato përfituan afro 3.4 milionë euro për reklamat e transmetuara ose 51 përqind e të gjithë shpenzimeve për reklama gjatë fushatës. Televizioni që transmetoi më shumë reklama ishte TV Klan, i cili përfitoi rreth 1.31 milionë euro nga reklamat politike, i ndjekur nga Top Channel.

Televizionet nuk i trajtojnë partitë politike në mënyrë të barabartë,” tha Xhemollari. “Nëse një televizion ka marrë shumë reklama nga një parti politike, atherë çdo reagim ndaj kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore do të jetë i paragjykuar dhe ndoshta do të jetë i cunguar,” shtoi ai.

Luku theksoi se paratë e shpenzuara në reklama politike gjatë fushatës përbëjnë rreth 17 për qind të tregut vjetor të reklamave në Shqipëri.

“Më shumë se 87% të kësaj shume (6.5 milionë euro) e kanë shpenzuar dy partitë e mëdha, PS dhe PD duke krijuar një disbalancë të jashtëzakonshme prezence në media në raport me partitë e tjera, veçanërisht me partitë e vogla, çka ndikon drejtpërdrejtë te votuesi,” tha ai.

KQZ e pafuqishme ndaj baronëve të medias

Kodi zgjedhor shkruan se marrëdhënia e partive politike me mediat audiovizive gjatë fushatës rregullohet me ligj dhe kufizohet për sa i përket mbulimit që i jepet partive politike dhe reklamave që ato mund të transmetojnë.

Ligji kërkon që entiteti politik që e transmeton reklamën të indetifikohet. Reklamat politike duhet të transmetohen mes intervaleve midis orës 15:00 me 17:00 dhe 21:00 me 24:00, dhe asnjë transmetues audioviziv nuk mund ti japë më shumë se 90 minuta reklama një partie gjatë periudhës 30 ditore të fushatës.

Megjithatë, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se transmetuesit në përgjithësi e injoruan kufizimin mbi volumin e reklamave gjatë fushatës.

Nga 17 televizionet që u morën në analizë nga BIRN, 11 media transmetuan me shumë se 90 minuta reklama për Partinë Socialiste në pushtet dhe 9 për Demokratët në opozitë.

Mesatarisht, çdo televizion transmetoi 149 minuta reklama për Partinë Socialiste dhe 125 minuta reklama për Partinë Demokratike.

Duke komentuar dështimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të ndërmarrë masa kundër mediave, Luku theksoi se kjo nuk është hera e parë që institucionet ose agjencitë publike qëndrojnë pasive dhe janë të pafuqishme kur vjen puna te sanksionet ndaj mediave që janë haptazi në shkelje të ligjit apo akteve nënligjore

Pesha e Komisionerit është shumë e vogël kundrejt pronarëve të mediave, të cilët, nëse analizojmë strukturën e tyre pronësore vërejmë se nuk janë thjesht dhe vetëm aksionerë mediash, por të shtrirë në fushën e ndërtimit, telekomunikacionit, gazit e naftës, minerareve etj., pra me lidhje shumë të ngushta me drejtuesit në nivelin me të lartë politik,” tha ai.

“Sanksionet kundrejt mediave bëhen akoma më të vështira për KSHZ-në kur dihet që ky tejkalim minutazhi është bërë për dhe në favor të dy partive më të mëdha politike,” përfundoi Luku.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike analiza e birn fushata e 25 prillit reklamat gjate fushates zgjedhjet 25 prill 2021 analiza e birn fushata e 25 prillit reklamat gjate fushates zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 11 Qershor 2021, 09:34

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, shprehu bindjen se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 13 qershorit do të pr...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez