Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përsëriti ftesën për bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë. Në fjalën e tij sot para gazetarëve, Balla tha se opozita duhet të krijojë një dialog konstruktiv për interesat e vendit.
“Biem dakord te rishprehja e vullnetit tonë, për një frymë të re politike të vend, prej shtatorit, kur dhe opozita, PD, se s’ka opozitë tjetër, të krijojmë dialog konstruktiv për interesat e vendit. Në qershor, korrik, shtator, do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, do të jetë hapja e negociatave dhe natyrshëm që ky proces i ri, por që është procesi i fundit që të çon në BE do përgjegjësi nga të gjitha palët. Rama ka shprehur gatishmërinë për frymë të re, edhe me opozitën, që duhet të gjejë veten për këtë kontribut historik.”-tha Balla.
Balla foli për herë të parë për detajet e ofertës së bashkëpunimit me PD. Balla tha se urat e komunikimit do të ngrihen për reforma të rëndësishme që kërkojnë 85 vota.
“Në shtator do të krijojmë ura të reja komunikimi, në funksion të disa reformave të rëndësishme, për ligje që kërkojnë 85 vota. I kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështjet që kemi një dekordësi me PD. Kujtoj disa reforma politike, që edhe vetë zoti Basha, mesa duket do të rizgjidhet prapë, do të kemi mundësi të ulemi për të diskutuar prapë”, tha Taulant Balla.
Deklarata vjen pas më shumë se një muaji ku opozita ka humbur zgjedhjet parlamentare. Tashmë PD është futur në një garë për kryetarin e ri, ndërsa nga ana e PS, Edi Rama dhe zërat kryesorë të partisë flasin për një bashkëpunim pa vija të kuqe me PD. Oferta konkrete deri më tani është fokusuar te zgjedhja e presidentit, ndërsa vetë Rama ka thënë se nuk ka kufij. Por çfarë do PS në këmbim? Një frymë politikë bashkëpunuese në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbardhur detaje nga organizimi i Kongresit të Partisë Socialiste, që përkon m...
TIRANË–Një javë pas publikimit të vendimit që iu heq të drejtën reporterëve të terrenit që të raportojnë nga Komisionet Parlamentare, Kuvendi është detyrua...
TIRANË– Gazeta “The European Conservative” i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri dhe garës për kreun e ri të Partisë D...
SHBA– Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Shqipërisë dhe Maqed...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllari. Në studion e emisionit të tij “Opinion”, Fevziu tha se nëse krydemokrati...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pranuar që të shkojë në studion e “Opinion” për tu përballur me gazetarët. Teksa thoshte fjalët falenderues...
TIRANË– Agron Shehaj, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike dhe Robert Rakipllari janë përplasur një natë më parë teksa flisnin për Berishën. T...
TIRANË– Analisti Dritan Hila është përplasur me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi për lëvizjet e fundit të bëra nga Amerika. Të ...
TIRANË– Analisti Andi Bushati bëri një deklaratë të fortë teksa ishte i ftuar në emisionin “Open”. Në fjalën e tij, Bushati tha se në Shq...