LIVE UPDATES
Sport

Frika nga koronavirusi,Ministria e Jashtme informon klubin e Tiranës para nisjes për në Gjeorgji: Duhen bërë gati…

16 Gusht 2020, 19:12 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi,Ministria e Jashtme informon klubin e Tiranës para

TIRANË-Tirana vijon përgatitjet në kuadër të turit të parë të kualifikueseve të Champions League. Bardheblutë do përballen në Gjeorgji me Dinamo Tbilis, në datën 19 gusht.  Situata nga koronavirus në Europë ka kushtëzuar jo pak transportin, ku shumë shtete kanë vendosur të mbyllin kufinjtë.

Sllovenia ka vendosur që çdo individ shqiptar që hyn në territorin e tyre duhet të karantinohet dhe të testohet. Në të tilla kushte, nëse Tirana kalon nëpër Slloveni, Ministria e jashtme ka bërë me dije se duhet që fillimisht të bëhen gati dokumente të posaçme, në mënyrë që të shmanget çdo lloj surprize e pakëndshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për Slloveninë, Shqipëria sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19, është pjesë e listës së kuqe. Në listën e kuqe, Sllovenia deri në datën 7 gusht ka përfshirë 58 vende.

Në këto kushte, ndaj shtetasve shqiptarë për hyrje, dalje e qëndrim në Slloveni zbatohen kufizimet e rregullat e mëposhtme:

Mund të lëvizet tranzit përmes territorit të Sllovenisë drejt Shqipërisë (nëpërmjet Kroacisë) me pasaportë të vlefshme shqiptare (Sllovenia ka pranuar aktin normativ të qeverisë shqiptare për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave që u ka kaluar afati gjatë vitit 2020 deri në 31 dhjetor 2020, por jo Kroacia) brenda 12 orësh;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme nuk mund të hyjnë në territorin e Sllovenisë, pa patur arsye të veçanta (humanitare, etj.) dhe me miratim paraprak të autoriteteve sllovene dhe/ose të autoriteteve të vendit të destinacionit. Por më parë, me notë Ambasada e Shqipërisë kërkon miratim nga autoritetet sllovene. Të sillet në vëmendje se Sllovenia përfaqëson kufirin e jashtëm të zonës Shengen;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme, që vijnë nga Shqipëria dhe janë të pajisur me leje qëndrimi ose pune në Slloveni, lejohet të hyjnë në Slloveni, por janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore. Para hyrjes në territorin e Sllovenisë, në pikat e kalimit kufitar, shtetasit duhet të japin të dhëna të sakta për adresën në Slloveni, si dhe numër telefoni;

Lejohet të lëvizin tranzit në Slloveni, brenda 12 orësh shtetasit shqiptarë, që kanë pasaportë të vlefshme dhe leje qëndrimi ose pune në një vend anëtar të BE-së, apo pjesë e zonës Shengen;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion Slloveninë (në drejtim ajror ose tokësor), do të duhet të ketë miratim paraprak nga autoritetet sllovene duke plotësuar këto kushte: emër mbiemër; numër pasaporte; të dhëna për mjetin apo avionin me të cilin udhëtohet; datat e udhëtimit për hyrje e dalje nga territori i Sllovenisë; test për secilin pjesëtar për COVID-19 të realizuar në një vend të BE-së, të ketë rezultuar negativ dhe të jetë kryer jo më parë se 36 orë; konfirmim nga pala pritëse. Në bazë të të dhënave të mësipërme, Ambasada e Shqipërisë me notë kërkon pranë autoriteteve sllovene miratimin e nevojshëm për realizimin e udhëtimit;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion një vend të BE-së, ose të zonës Shengen, duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, ai mund të realizohet përsëri duke respektuar të gjitha kërkesat e mësipërme dhe me notë drejtuar autoriteteve sllovene përmes Ambasadës së Shqipërisë. Më parë duhet dhënë miratim edhe nga autoritetet e vendit të destinacionit. Nota do të ishte e këshillueshme edhe për mundësimin e kthimit në Shqipëri nëse kalohet tranzit në territorin e Sllovenisë.

Lidhur me udhëtim mbështetësish (tifozësh) të FK Tirana, respektohen të gjitha rregullat e kufizimet e përcaktuara për shtetasit shqiptarë, që vijnë nga Shqipëria, pjesë e listës së kuqe sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-1

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ministria e jashtme tirana ministria e jashtme tirana

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez