Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
E teksa për shkak të pandemisë jemi të izoluar, ditën mundohemi ta kalojmë në mënyra të ndryshme, si leximi, filmat, rrjetet sociale, apo edhe Tv. E karantina ka bërë që shumëkush prej nesh të kujtoj kohët që kanë lënë nostalgji në jetën tonë.
E sigurisht si mund të përjashtojmë përrallat, me të cilat u rritëm dhe lanë gjurmë në mendjen tonë.
Ishte koha që qëndronim me orë të tëra para tv dhe gjumi na zinte duke dëgjuar historitë, që jo vetëm na argëtuan por edhe na këshilluan. Përralla të cilatt na e paraqitën realitetin që kur ishim të vegjël. E pikërisht edhe pse me mijëra herë i kemi parë nuk bezdisemi t’i shohim edhe me qindra të tjera, e sidomos gjatë kësaj kohe ku e vetmja gjë që duam është qetësia.
E Bukura dhe Bisha
Përralla e cila ka mbërthyer para ekranit mijëra fëmijë por jo vetëm, pasi edhe të rriturit harrojnë moshën kur në ekran del ‘E bukura dhe Bisha’. Përralla e cila jep mesazhin e fortë se dashuria nuk ekziston tek pamja por është zemra ajo që e komandon, se njerëzit nuk i lidh pamja po mirësia dhe mirëkuptimi. Përralla ka të bëjë me dashurinë në formën e saj më të vërtetë, për të parë përtej shëmtisë, mirësinë që fshihet tek një zemër. Të gjithë mund të dukemi, të ligë, të padrejtë, të shëmtuar në sy të të tjerëve por thellë brenda nesh ekziston dashuria, apo një pikë miërsi. Secili në vetvete është i veçantë dhe të gjithë sidoqofshim kemi të drejtë të dashurojmë.
Përralla e cila shpjegon më së miri se dashuria është ndjenja më e fortë që mund ta ndryshojë njeriun për herë të parë u botua në Londër në vitin 1756. Autori i përrallës që rriti mijëra fëmijë ishte Madame Leprince de Beaumount.
1001 Netët e Shehrezades
Përralla që na mbajti me frikë por edhe që na emocionoi. Vajza që ndryshoi personin që vriste çdo femër pasi kalonte një natë më të. Plot 1001 netë pa gjumë por ia doli. 1001 i tregoi mbretit Shehrijar, të gjitha përrallat që dinte. Përralla të mbushura me gëzim, frikë këshilla saqë bënë që mbreti ta falte atë dhe të zhdukte zakonin e keq që kishte.
Ai kishte gjithë pushtetetin dhe askush nuk mund t’i bënte dot gjë. Shehrezadja ishte e vetmja që mundi ta shpëtonte dhe këtë e bëri vetëm nëpërmjet përrallave.
1001 netët e Shehrezades, përralla që sdo vdes kurrë në mendjet tona, pasi mësuam se asgjë nuk është e pamundur dhe se nëpërmjet gjërave të vogla mund të ndryshojmë botën.
Borëbardha dhe shtatë xhuxhat
Historia e e trishtë e vajzës, ku jeta e saj mbeti në duar të njerkës, pushtoi botë.
Zilia e bukurisë mes femrave bëri njerkën që të mendonte për veprime djallëzore saqë urdhëroi vrasjen e më të bukurës së dheut që kishte emrin Borëbardha. Por ndonjëherë pushteti nuk deporton tek mirësia e njerëzve që i ke nën urdhra, kështu që fermeri nuk e vrau por e dërgoi në pyll. Kundrejt jetës zgjodhi të jetonte mes kafshëve por ndonjëherë fati është në dorën tënde. Kështu ndodhi dhe me borëbardhën ku zemëgjerësia e saj e qoi atë mes 7 xhuxhave të cilët, pasi dëgjuan historinë e jetimes vendosën që ajo të rrinte me ta. Por të ligët kurrë nuk ndalen derisa të sigurohen vetë për të çuar ‘misionin’ deri në fund. Kështu shtriga vendosi që ta gjente dhe ta vrsite atë nëpërmjet mollës së helmuar. Mirëpo gjithmonë ka dritë në fund të tunelit kështu ndodhi dhe me Borëbardhën, e mira fitoi kundër së keqes dhe dashuria mbajti gjallë jetën
Sirena e Vogël
Sirena e vogël, vajza e vogël e mbretit të detit që në jetën e saj kishte vëtëm një ëndërr, të jetonte mes njerëzve. Edhe pse e ndryshme nga njerëzit ajo ishte ndryshe nga sirenat e tjera, kishte dashuri për qeniet që jetonin në tokë, ishte e dhimbshme dhe kishte një shpirt të pastër. Vajza që bëri gjithçka vetëm që të ishte me njeriun që ra në dashuri me shikim të parë.
Sirena doli kundër dëshirës së familjes për të ndjekur ëndërrën e saj dhe falë mirësisë së saj ia arriti edhe pse pas shumë sakrificave. Mirësia dhe sarificat , bënë që ajo të kishte atë që dëshironte. Përralla Sirena e Vogël që frymëzoi qindra fëmijë u krijua në vitin 1989.
Shitësja e vogël e shkrepëseve
Përralla që përloti fëmijë dhe të rritur në të gjithë botën por njëhëkosisht frymëzoi mijëra fëmijë. Nëpërmjet mesazhit të saj këshillon fëmijët se edhe në gjëra të vogla ekziston mrekullia.
Vajza ishte jetime dhe e varfër, bukën e gojës u mundonte ta nxirrte me shitjen e shkrepëseve. Ajo luftonte për bukën e gojës dhe nuk priste krishlindjet si fëmijët e tjerë, një realitet i hidhur që nuk ndodh vetëm në përralla por edhe në jetët reale, ku qindra fëmijë sot dalin rrugëve për të mbajtur dhe familjen, ndërkohë që kanë zili që të hanë vetëm njëherë ashtu siç hanë çdo ditë të pasurit.
E vogla nuk i mori gjërat me pesimizëm, ajo pa mrekullinë në një fije shkrepëseje me të cilat nxirrte bukën, gjeti ngrohtësinë në mes të ngricës. Të vlerësojmë ato që kemi pasi aty thellë fshihet, shpresa dhe lumturia.
Aladini dhe tapeti fluturues
Përralla që bëri që në mendjen, dëshira e vetme ishte të kishim një tapet fluturues dhe brenda pak minutave të gjithë dëshirat të bëheshin realitet. Tapëti që fshihej brenda një llambe të vjetër por që ndryshoi gjithë jetën e Aladinit, i cili ishte i varfër dhe jetim.
Magjistari abuzoi me të nëpërmjet gënjeshtrave por Aladini besoi atë që I tha zemra, kështu që arriti të fitonte, të bëhej i pasur dhe të mposhte paragjykimet që kishin për të. I varfër por për grua të jetës mori një princeshë e cila u dashurua pa e ditur se kush ishte dhe nga vinte. E pra kështu dhe përralla e ndërtuar mbi magjinë na dha mesazhin se asnjëherë nuk mbyllen dyert dhe se të ardhmen asnjëherë s’mund ta parashikojmë. Në rastin e Aladinit, magjistari parashikoi se me marrjen e llambës magjike do të kishte gjithë pushtetin por në fakt përfundoi pa asgjë, ndërsa Aladini nuk e kishte parashikuar kurrë një pasuri të tillë dhe mbi të gjitha se do t’i realizohej gjithçka që ai donte.
Kësulkuqja
Kësulkuqe, e quajtur kështu për hir të kësulës së kuqe që mbante gjithmonë veshur.
E vogël, e urtë, e drejtë dhe shumë naive, besonte çdo gjë që që dëgjonte dhe gjithçka që shihte, pa e ditur se pas fjalëve të bukura dhe pas këshillave që ndonjëherë të japin të tjerët fshihen djallëzi. Naiviteti, bëri që kësulkuqes t’i vihet në rrezik jeta e njeriut që ajo e donte shumë. Fatmirësisht ndonjëherë planet e të ligëve nuk ecin ashtu siç i kishin planifikuar dhe nga kjo ne nxjerrim një mësim, ashtu siç ndodhi me përrallën e kësulëkuqes që përcjellë mesazhin: Mos besoni atë që shihni dhe atë që dëgjoni.
Djali dhe e Bukura e Dheut
Bukuria dhe intriga që “shfarosën” pasurinë e të gjithë djemve më të pasur të vendit. Por para shëndetit pasuria dhe krenaria nuk është asgjë. Kështu ishtë rasti i të bukurës së dheut që shumë djem dhanë gjithçka që kishin vetëm që të merrnin një grua si ajo. Mirëpo ajo as nuk do donte të ja dinte, dhe të gjithë djemtë i dërgoi prapa djallit pa ju dhënë mundësinë që ta shikonin të paktën vetëm njëherë. E bukura i mashtronte dhe ju merrte ato që kishin. E njëjta gjë ndodhi dhe me djalin e mbretit që nuk u dorëzua derisa e pa, por përsëri ra në grackën e saj dhe shpirtdjallësia e saj e bëri që ai të vuante vetëm për faktin se gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç dëshironte ajo.
I riu përsëri nuk u dorëzua dhe bëri që ajo ta kërkonte përsëri pasi ai kishte ilaçin e vetëm që mund ta shëronte. Kështu që shumë vajza nxorën mësim nga kjo përrallë, pasi pasuria nuk është asgjë dhe se njerëzit asnjëherë nuk duhet t’I nënvlerësojmë sepse fati nuk është në dorën tonë dhe bukuria nuk ka pushtetin e shëndetit tonë.
Hirushja
Përralla që na vuri në gjumë për shumë net me radhë. Vajza jetime që për një strehë dhe për bukën e gojës u bë sllave, duke u vënë në shërbim të një gruaje që kishte tre vajza djallëzore dhe ziliqare. Tre motra që kishin inate dhe mes njëra- tjetrës e jo me të tjerat e sidomos me Hirushen që ishte e bukur e sjellshme dhe shumë me edukatë. Pa prindër por ja doli që të jetonte me skarifica dhe lodhje saqë një ditë arriti të merrte shpërblimin e drejësisë dhe mirësisë së saj. Balloja mbretërore ishte ëndrra e saj por ajo ballo përcakto dhe fatin e saj që ajo vet se kishte ëndërruar asnjëherë. Gjeti lumturinë e jetës së saj, jetoi të tashmen dhe nuk iu kthye të së kaluarës. Ajo jetoi e lumtur me princin dhe asnjëherë nuk mori hak për atë që i kishin bërë.
E përralla e Hirushes shumë herë na jep zgjidhje kur në realitet përballemi me vështërsi, e zgjidhja është se duhet ta pranojmë jetën ashtu siç është e jetojmë me shpresën se ditë të mira do të vijnë. Dhe të mos hakmerremi tek ata që na bënë keq sepse ekzistojnë njerëz që të bëjnë të lumtur.
Rapunzela
Flokët e saj të gjata që çdo vajzë dëshironte që t’I kishte, dhe që herë pas here luteshim që të na rriteshin si të asaj, e ndërsa vjazat bjonde me flokë të gjata shpësh u futnin inat vajzave me flokë brune ose të zeza duke u thënë se kishin flokë magjike si të Rapunzelës.
E mirëpo lumturia e Rapunzelës nuk ishin flokët e saj, ajo jetonte mes një gënjeshtre dhe mbi të gjitha dëshironte lirinë e saj, të shijonte natyrën dhe bukurinë e saj. U rrit nga një grua që e ndau nga prindërit në këmbim të një luleje që mund të shëronte nënën e saj. Ajo u rrit në dritën e errësirës dhe në magjinë e shtrigës, ndërkohë çdo ditë ndjente diçka fshihet pas flokëve magjike dhe pas kështjellës që kishte.
E ndjenja e saj dëshira e një adoleshntje për ta parë botën ndryshe, nxori dhe të vertetën e jetës së saj, pas 18 vitësh u bashkua me prindërit dhe jetoi jetën si një princeshë, pasi rrezikoi dhe jetën që të dilte nga kafazi që e kishte mbyllur shtriga.
Rapunzela na jep mesazhin se është ndjenja ajo që na udhëheqë dhe të lumtur nuk na bënë bukuria.
E se pavarsisht gjithçkaje është dashuria e familjes asnjëherë nuk zbehet pavarsisht viteve apo rrethanave që na detyrojnë të largohemi prej tyre.
Mbreti Luan
Dëshira për pushtet, fut mllefin dhe zilinë në familje. Aty ku dashuria më e madhe se pushtetin është më e shtrejtë se dashuria për familjen.
Kështu është dhe historia që na tregon se dëshira për të qenë në fron të con drejt marrëzirave saqë dhe të bësh dhe vrasje. Kështu ndodhi me Skarin që as nuk ishte i zoti për të qeverisus dhe as nuk donte që të tjerët të qeverisnin. Krenaria dhe djallëzia që kishte e detyruan që të bëhej i dhunshëm, vrasës dhe shkatërrues.
Por pavarsisht gjithçkaje e drejta mbizotëron, kundrejt mashtrimeve dhe të ligave. Përralla na jep mesazhin se kush mundohet t’i bëj gropën tjetrit bie vetë në të.
Pokohontas
Përralla që frymëzoi botën e sidomos vajzat të bëhen të guximshme dhe të dalin vetë sidoqoftë që të vij jeta. Historia e Përrallës tregon se ajo i shpëtojë jetën e kapitenit John Smith kur i ati që kishte gjithë pushtetin e vendit donte që ta vriste.
Ajo nuk e bëri për famë por thjeshtë donte që drejtësia të vihej në vend edhe pse doli kundra urdhrave të babait të saj. Ajo u bë e famshme pasi ruajti marrëdhënie të përzemërta mes indianëve të Virxhinias (popullit të saj) dhe kolonizatorëve anglezë të cilët ndërtuan një fortesë në lumin James duke themeluar kështu qytetin Jamestoën.
E kështu Pokohontas nuk bëri asgjë për famë por veprat e saj të mira dhe të drejta i dhanë atë që meritonte, jo pushtetitin por respektin dhe dashurinë e qindra njerëzve.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kantautori i zemrave, Redon Makashi dha sot për “E Diell” një koncert recital me këngët e tij më të bukura ndër vite. I zhytur mes shumë kujt...
TIRANË– Graciano Tagani, balerini që rrëfeu se ka parë shumë porno në shtëpi, ka rrëfyer se po çmendet në shtëpi nga disa komshinjtë e tij.Në ...
TIRANË– I ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora ka qenë moderatori i emisionit të mëngjesit “Ditë e Re”, Arjon Muça. Gjatë intervistës ai ka tregua...
ITALI– Ermal Meta ka menduar që në këto ditë karantine të sjellë një version krejt ndryhse të këngës shqiptare “Lule Velo Partizani”.Në një vi...
TIRANË– Keisi, vajza e këngëtarit shqiptar, Sabiani ka nxjerrë edhe njëherë tjetër anën ‘rebele’ në rrjetet sociale. Nëpërmjet një videoje të publiku...
TIRANË– Georgina Rodriguez ka vendosur që të publikojë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet se po bën stërvitje, për të mbajtur trupin në...
KAVAJË– Perëndim dielli, det dhe një aparat fotografik! Këto kanë qenë të mjaftueshme për të bërë që shumë qytetarë të zbresin në bregdetin e lakmues...
TIRANË– Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Një martesë që solli në jetë tre fëmijë por që nuk ngelil pa u komentuar (siguris...
TIRANË– Bodybuilderja shqiptare Dorina Mema e gjendur mes Edi Ramës dhe Vladimir Putin, ka zgjedhur kryeministrin shqiptar. E ftuar në emisionin “Mos i fo...
TIRANË– Marina Vjollca nuk humbet asnjë lloj rasti për të shpenzuar shuma marramendëse në veshjet e saj. Në një postim në Instagram faqja “Ëthat they ...