"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
FOTO/ “Mushkëri e shkollës shqiptare të studimeve albanologjike”, Rama kujton Aleks Budën: S’ju shmang det
7 Shtator 2020, 09:23Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot në rubrikën e tij të zakonshme tashmë në “Facebook”, #tëpaharrueshëm, mësuesin, historianin dhe akademikun, Aleks Buda. Në një përshkim të detajuar, Rama ka bërë nekrologjinë e Budës, teksa thotë se ai bashkë me Eqerem Çabejin, kanë qenë “mushkëritë” e shkollës shqiptare të studimeve albanologjike.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
HOMAZH ALEKS BUDA e pa për herë të parë dritën e diellit më 7 shtator 1911, në një nga shtëpitë e lagjes Kala të Elbasanit, në familjen e Taqi Budës, përfaqësues i qytetit të tij në kongreset e Manastirit dhe Elbasanit dhe mbështetës i Normales së mirënjohur të qytetit. I prirur familjarisht drejt mësimnxënies dhe mësimdhënies, qysh fare i ri, Aleks Buda i avitet, nga Austria në Itali, kryeqendrave të hulumtimit shkencor në fushë të ballkanistikes; frekuenton Patsch, Joklin dhe Tagliavinin; dialogon në idiomat e shkencës me Çabejin dhe Lasgushin; përfton aftësinë e qasjeve holiste dhe analitike të historisë; me një fjalë, merr krahët e hutinit të Minervës dhe të Hegelit dhe kqyr panoramen e madhe historike, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me durimin dhe vetëpërmbajtjen e një filozofi antik dhe me prirjen ku bashkohej pasioni për shkencën dhe geni familjar, përballoi vënien në shënjestër nga snajperët e ideologjisë, pa iu shmangur detyrës që i kishte taksur fati: grumbulloi burimet njerëzore që krijuan botën shkencore dhe akademike shqiptare; përmblodhi në vëllime etapat kryesore të studimeve historike në Shqipëri; i dha dorë hulumtimeve enciklopedike; mbikqyri dhe redaktoi dhjetra botime të dokumentacionit të huaj mbi historinë tonë; la faqe nga më interesantet dhe me autoritativet të historiografisë shqiptare, me një thjeshtësi të admirueshme.
Aleks Buda mbetet, së bashku me Çabejin, alter ego-n e tij të gjuhësisë shqipe, një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike. Sa të varfër do të kishim qënë pa frymën që, në mes të tallazeve të një shoqërie të ndrydhur e nën përdhunën e diktaturës, ata injektuan në mjedisin intelektual dhe pedagogjik! #TëPAHARRUESHËM
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
E diela ishte dita e tij. Futbollisti i kombëtarës shqiptare, Odise Roshi, nuk ishte vetëm emri kryesor në konferencën e trajnerit Edy Reja. Ai gjithashtu ditën...
POGRADEC- Ndodh edhe kjo! Një efektiv i “Shqiponjave” në Pogradec i ka dhënë armën e shërbimit të dashurës së tij. Kjo e fundit ka marrë armën dhe gjuan me të n...
I solli nënës së tij mjekrën e UliksitAntonio LubranoTakime pa kamera Bekim Fehmiu, aktori i ri që luajti heroin homerik, vjen nga teatri dhe kinemaja. “Odisea”...
Art&Argëtim 7 Shtator 2020, 07:24
TIRANË- Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi nuk do të drejtojë më emisionin e saj “Byro Politike” në televizonin “Abc News”.Lajmin e ka dhënë vetë gazetarja ...
DashiSiç thotë astrologu Paolo Fox, nesër do të shqetësoheni për financat tuaja. Shtatori do të jetë një muaj që do t’ju ftojë të rishikoni llogaritë tua...
TIRANË– Kejvina Kthella, e njohur për publikun si ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, mund të ketë një problem me gjoksin, të cilin, vetëm para...
TIRANË– Sardi Shehu, i njohur për publikun shqiptar si DJ Sardi, është ende me pushime, të cilat po i kalon me partneren e tij. Përmes fotove dhe vid...
TIRANË– Ish-ministri Saimir Tahiri vijon të kalojë momente të qeta e gazmore me familjen e tij, ndërkohë që politika ka niosur numërimin nga fudnit, ...
TIRANE– Eros Grezda dhe Oriola Marashi duket se i kanë dhënë një tjetër drejtim marrëdhënies së tyre.“Panorama Plus” shkruan se, Eros Grezda i ka propozua...
SHBA– Riprodhimi ne film i Mulan po përballet me thirrje për bojkot, pasi ylli i saj shprehu mbështetje për forcën policore të Hong Kongut.Aktorja kineze ...