Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Qendra për Ruajten dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në një reagim në mediat sociale shkruan se në datën 13 maj në malin e Zepës, në Klos, midis fshatit Xhuxhë dhe Dardhë, në një lartësi 900-1000m mbi nivelin e detit ka rënë një zjarr masiv.
Më tej në postim shkruhet se ekspertët e PPNEA dolën në të njejtin përfundim me banorët e intervistuar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Dëmet e shkaktuara nga zjarrvënia janë të konsiderueshme, duke përfshirë një sipërfaqe pyjore prej 500 hektarësh të përzier me pishë të zezë, hartinë, bredh të bardhë, dushk dhe ah.
POSTIMI I PLOTË
Mali i Zepës, “shtëpia e Rrëqebullit të Ballkanit”, përfshihet prej zjarrit! Qendra për Ruajten dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) është vendosur në dijeni të një rasti zjarri të ndodhur në datën 13 Maj, në zonën e Malit të Zepës, pjesë e njësisë administrative Klos, midis fshatit Xhuxhë dhe Dardhë, në një lartësi 900-1000m mbi nivelin e detit. Pas proçesit të monitorimit dhe vlerësimit në terren, ekspertët e PPNEA dolën në të njejtin përfundim me banorët e intervistuar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, por ende nuk disponohen të dhëna mbi shkaqet e këtij veprimi.
Dëmet e shkaktuara nga zjarrvënia janë të konsiderueshme, duke përfshirë një sipërfaqe pyjore prej 500 hektarësh të përzier me pishë të zezë (Pinus nigra), hartinë (Pinus sylvestris), bredh të bardhë (Abies alba), dushk (Quercus sp.) dhe ah (Fagus sylvatica). Ekspertët janë të mendimit se nga ky dëm kolosal i shkaktuar, vetëm 10% e sipërfaqes së djegur mund të rigjenerohet, ndërsa pjesa drastike prej 90% është e parikuperueshme. Një dëm i konsiderueshëm është kryer edhe ndaj faunës së zonës, ku reptilë të djegur u identifikuan me sy të lirë përgjatë ekspeditës.
PPNEA, përgjatë përpjekjeve disavjeçare për shpalljen e rajonit të Munellës si zonë të mbrojtur, ka lobuar gjerësisht mbi rëndësinë e kësaj zone si habitati kryesor i Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri. Zjarrvënia në fjalë ka ndodhur midis dy nënzonimeve, një qendrore dhe tjetra zonë zhvillimi të qëndrueshëm, çfarë do të thotë se habitati kryesor e Rrëqebullit të Ballkanit është dëmtuar në mënyrë kritike. PPNEA i bën thirrje autoriteteve qendrore si dhe atyre lokale për një menaxhim më të mirë të hapësirës në fjalë, duke i dhënë vëmendjen e merituar, me qëllim evitimin e ndodhive me impakt negativ si kjo që jemi duke dëshmuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Ditën e sotme është shembur një nga pallatet që ka pësuar dëme nga tërmeti i 26-nëntorit në Durrës. Bëhet fjalë për pallatin gjashtë katësh që njih...
Durrës- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar, pallatin 6-katësh në Durrës, të njohur ndryshe ...
TIRANË– Qeveria ka shpallur kriteret e reja për pranimin e studentëve në Universitete. Në vendimin zyrtar shihet që nxënësit ë duan të futen në progr...
TIRANË– Deputetët shqiptarë e kanë lënë pas frikën ndaj koronavirusit dhe kanë shkuar në seancën plenare të Kuvendit pa marrë asnjë lloj mase ndaj Covid-19...
Itali- Dalin pamjet e operacionit të përbashkët anti-drogë që u zhvillua në Itali dhe Shqipëri. Efektivët e policisë kanë kontrolluar me qen nëpër banesat e tra...
Tiranë- Shtyhet sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Penale për Agim Kajmakun, ish kreun e Bashkisë Vorë, i cili ndodhet në arrati. Burime për Dosja.al bëjnë m...
VLORË- Një sasi tritoli është vendosur mbrëmjen e djeshme në një lokal shumë pranë lagjes 28 nëntori në qytetin e Vlorës. Lënda shpërthyese u pikas nga pro...
KORÇË– Një institucion financiar që jep kredi në qytetin e Korçës ka rënë pre e një grabitjeje. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur paradite...
Tiranë- Vlefshmëria e pasaportave që skadojnë në 2020 është zgjatur deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas propo...
TIRANË– Moderatorja e njohur, Arbana Osmani i është përgjigjur avokates dhe aktivistes Brizida Gjikondi, pasi kjo e fundit e kritikoi për publikimin e ras...