Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Unioni i Këshillave Studentorë ka ngjitur disa mesazhe në muret e Universiteteve, teksa i kërkojnë falje studentes Adela Gjoka, e cila u hodh nga kati i shtatë i pallatit duke u vetëvrare pas kushteve të vështira ekonomike dhe pamundësisë për të gjetur një punë.
Në një mesazh të ardhur në redaksinë e Dosja.al, shihet që studentët i kërkojnë falje Adelës, të cilës iu ndal koha atëherë kur duhej të vraponte.
Ndër rreshta, miqtë e Adelës fajësojnë shoqërinë dhe qeverinë e cila nuk kishte veshë të dëgjonte në kohën e duhur këmbanat e studentes së diplomuar për inxhinieri, kur kishte nevojë për ndihmë.
“Apel i Unionit te keshillave studentor per shoqerin dhe politiken . Adela na fal, Na fal që nuk mundëm të të shpëtonim dot nga kthetrat e këtij realiteti të trishtë. Na fal që britmat e tua të heshtura, ne ishim shumë shurdhë për ti dëgjuar. Na fal Adela që nuk e krijuam një shoqëri ku ti të jetoje me dinjitet si të gjithë moshatarët e tu. Na fal Adela që koha jote u ndal atëherë kur duhej të vraponte. Është faji ynë, i gjithësecilit prej nesh. Ti ke ikur Adela po ti do të jetosh në ndërgjegjen tonë. ]Në ndërgjegjen e atyre që nuk i dëgjojnë këto këmbana që buçasin për ndihmë. Është faji i atyre që luftojnë në beteja bosh, ndërkohë që lufta e vërtetë bëhet në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Ne e humbëm luftën me ty Adela, se të humbëm ty. Në vend që të ishe duke jetuar ditët e tua më të bukura, ti u ktheve në një mësim për ne Adela. Në një këmbanë alarmi, për ata që kanë veshë. Kjo shoqëri nuk ka vdekur. Ne nuk mund të lejojmë të humbim Adela të tjera në mesin tone,”– shkruhet ndër të tjera në mesazh.
Adela Gjoka është studentja që vetëm pak ditë më parë i dha fund jetës së saj duke u vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Rrëshen.
Mesazhe sensibiluese u përhapën shumë shpejt në rrjetet sociale, pas vdekjes së Adelës ku shpjegonin se si një studnete e diplomuar për inxhinieri si ajo nuk kishte arritur të gjente vend punë dhe kushtet e vështira ekonomike e çuan drejt vetëvrasjes.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN– Një persona ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se 60-vjeçari, i paidentifikuar po kalonte rrugën në lagjen...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi se biletën e tij në stadium për ndeshjen Shqipë...
TIRANË– Astrologia e mirënjohur Meri Shehu ka bërë parashikimin e yjeve për ditën e sotme. Ndër të tjera, në një status në rrjetet scoiale, Shehu shkruan s...
TIRANË– Lëvizja e grave dhe vajzave të Unazës së Re kanë reaguar pasi ambasadori i OSBE-së, Bern Borchardt u shpreh se gishtin e mesit ua ka nxjerrë burrav...
TIRANË- Lista me kandidatët për kryeprokuror do të dërgohet të mërkurën në Kuvend. Lista në parlament mbërrin më datë 20 nëntor.Kryeprokurorja e Përkohshme...
BULQIZË-Minatorët e Bulqizës do të kenë tashmë një mbështetje të re të tyre për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Në qendër të qytetit të minatorëve u b...
TIRANË- Pozicioni i grupit të Bajrave, i goditur një vit me parë, pritet të rëndohet sërish. Sikundër thotë një burim i besueshëm i Top Channel, së paku nd...
TIRANË– Sokol Qokaj, efektivi i Policisë së Shtetit është suprizuar ditën e djeshme nga kolegët e tij, pasi këta të fundit kanë shkuar në dasmën e djalit ...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot 4 persona të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në një plagosje të ndodhur gjatë natës në rrugën Levan-Vlorë. Sipa...
TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në rrugë, ku shumë shoferë janë kapur në shkelje dhe janë gjobitur. Në një njoftim për mediat, Policia bën ...