Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-moderatorja Floriana Garo që tashmë është angazhuar në Partinë Demokratike ka futur në ‘skaner’ mënyrën se si ka qeverisur kryeministri Edi Rama, duke e krahasuar atë me Zvicrën ku ajo ka kaluar katër vitet e fundit.
E ftuar në “Kjo javë”, Garo tha se në vendin tonë një kilometër rrugë bën 25 milion euro, ndërsa në Gjenevë, është përfunduar një plazh i mrekullueshëm, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kjo gjë, sipas Garos nuk është në rregull dhe tregon se qytetarët shqiptarë paguajnë shumë vetëm për imazhin, për disa sheshe e rrugë të vogla.
Për Ramën, Garo shprehet se për të është një njeri karizmatik, por vetëm pak. Ajo shton më tej arrogance me të cilën kryeministri Rama u është drejtuar njerëzve, nuk i ka pëlqyer kurrë.
Pjesë nga Intervista:
Si erdhi ftesa?
Floriana Garo: Ishte një mendim i menduar prej disa kohësh, jo shumë, gjithmonë me bashkëshortin e kemi biseduar mundësinë e rikthimit në Shqipëri. Ai ka jetuar 28 vite në Zvicër por është shqiptar dhe patriotizmin e ka pasur brenda.
Kush ua bëri ftesën?
Floriana Garo: Ma bëri Lulzim Basha por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.
Duke i parë gjërat nga jashtë çfarë ka qenë zhgënjyese nga qeveria?
Floriana Garo: Është marrë shumë me imazhin, me rregullimin e shesheve, disa rruga të vogla, e megjithatë borxhi është rritur dhe nuk janë bërë investime për të rregulluar jetën e shqiptarëve. Vjet është përfunduar një plazh i mrekullueshëm në Gjenevë, është bërë një plazh nga e para, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kështu që i gjithë ky investim për kaq para. Këtu në Shqipëri bëhet 25 mln euro një kilometër rrugë. Njerëzit paguajnë për këtë gjë dhe kjo më ka bërë vërtetë të mendoj: kjo nuk është në rregull.
Çfarë mendon për kryeministrin Rama?
Floriana Garo: Kryeministri është personi që e qeveris vendin, është personi që tregon këtë imazh, flet me imazh, është njeriu karzimatik që njerëzit thonë, por kaq. Njeriu duhet të mbahet mend për çfarë ka bërë dhe jo për imazhin. Ky është problemi për mua, por edhe arroganca e shprehur prej tij s’më ka pëlqyer. Sheh rrjetët e tij sociale sheh një lloj arrogance në foto, mënyrën se si i flet njerëzve, kështu që nuk jam dakord.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar edhe njëherë tjetër çlirimin e Shqipërisë nga pandemia e Covid-19. Në një status në Facebokk, teksa...
TIRANË– Floriana Garo, ish-moderatorja që tashmë është zëdhënësja e Partisë Demokratike ka deklaruar se në fakt, nuk është edhe ‘aq qejf’ të jetosh j...
Akademia Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore gjatë muajit shkurt. Sipas vëzhgimit,...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se Shqipëria është vendi që ka pagën më të ulët në Europë.Në një status në Instastory, teksa numë...
TIRANË– Ish-deputejta e Partisë Demokratike Grida Duma zhvilloi sot një takim me banorë në fshatin Bago të Kavajës. Përballë Dumës, banorët e këtij f...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar gjestin e turpshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili shtyu sot gazetaren Edona Haklaj, pasi kjo e fundit ishte...
TIRANË– Zhdukja e identitetit të Tiranës, së rrugëve të kalldrëmta, shtëpive autoktone, ndërtesave historike dhe zëvendësimi i tyre me kulla e beton,...
LEZHË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikur disa foto me qytetarët që ka takuar gjatë ditës së sotme, në vizitën që bëri në Lezhë.Në një status në ...
BERAT– Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka prezantuar sot kandidatin e LSI-së për deputet në Urën Vajgurore, Shkëlqim Tafa. Nga Ur...
TIRANE– Ndërsa ushtria ruan kufirin dhe Niko Peleshi votat e Partisë Socialistekjo makinë e Ministrit së Mbrojtjes duket se ka humbur. Prej 15 ditësh gjen...