Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar gjestin e turpshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili shtyu sot gazetaren Edona Haklaj, pasi kjo e fundit ishte pa maskë në momentin që kreu i qeverisë mbajti një pononcim për mediat.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Rama ka përdorur si preteks pandeminë, ndërsa shton se dënon plotësisht dhunën kanosjet dhe kërcënimet ndaj mediave.
Gjestin e kryeministrit, Meta e ka konsideruar të papranueshëm për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale.
Reagimi i plotë:
Zero tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias duke përdorur si pretekst pandeminë! Dënoj me ashpërsi dhunën e papranueshme fizike të ushtruar sot nga Kryeministri ende në detyrë ndaj gazetares së nderuar të televizionit “Fax News”, znj.Edona Haklaj. Përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës, mbi të gjitha një vajze të re, me pretekstin e mosmbajtjes së maskës antiCOVID, është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale, për më tepër kur akti i dhunës ushtrohet publikisht nga kryetari i Këshillit të Ministrave.
Ky sulm i dënueshëm, që vjen pak ditë pas linçimit publik të znj.Grida Duma, është vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit e bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend, por dhe ndaj femrave e grave shqiptare, që në të kaluarën e kanë denoncuar dhunën ndaj tyre të këtij individi. Duke theksuar se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, u bëj thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit, si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, të reagojnë fuqimisht edhe ndaj këtij rasti të përsëritur. Shpreh solidaritetin tim të plotë me gazetaren Edona Haklaj, televizionin “Fax Neës” dhe të gjithë kolegët e saj të pavarur e kurajozë, të cilët i inkurajoj për të vijuar pa u trembur, misionin fisnik të informimit publik. Zero tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias duke përdorur si pretekst pandeminë!
Sot, teksa ndodhej tek shkolla “4 Dëshmorët” në kryeqytet, para nisjes së procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama shtyu me përbuzje gazetaren Edona Haklaj, e cila ishte pa maskë. Asnjë nga kolegët gazetarë nuk e kundërshtoi shefin e qeverisë, i cili ishte për vete i pajisur me një maskë e cila i binte herë pas here. Vetë gazetarja, në një reagim në rrjetet sociale pranon se ishte pa maskë por shton se kishte shall, (barrierë mbrojtëse e deklaruar nga OBSH), kundër COVID19. Ajo paralajmëron Ramën se me veprimin e tij, ka shumë borxhe për të larë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Zhdukja e identitetit të Tiranës, së rrugëve të kalldrëmta, shtëpive autoktone, ndërtesave historike dhe zëvendësimi i tyre me kulla e beton,...
LEZHË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikur disa foto me qytetarët që ka takuar gjatë ditës së sotme, në vizitën që bëri në Lezhë.Në një status në ...
BERAT– Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka prezantuar sot kandidatin e LSI-së për deputet në Urën Vajgurore, Shkëlqim Tafa. Nga Ur...
TIRANE– Ndërsa ushtria ruan kufirin dhe Niko Peleshi votat e Partisë Socialistekjo makinë e Ministrit së Mbrojtjes duket se ka humbur. Prej 15 ditësh gjen...
TIRANE- Gazetarja e Fax News, Edona Haklaj ka reaguar pas gjestit të kryeministrit Edi Rama i cili e shtyu tej se ishte pa maskë. Në një reagim në rrjetet socia...
TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për gjestin e Ramës ku gjatë deklaratës për mediat largoi gazetaren Edona Haklaj, pasi kjo e fundit...
TIRANË– Ambasadorja e Amerikës, në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas pas marrëveshjes që është nënshkruar mes Shqipërisë dhe Amerikës për futjen e gaztit ...
BERAT- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me bizneset fason në Berat.Kryemadhi ka thënë se kjo indust...
LEZHË- Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka vizituar një familje, me vështirësi ekonomike . Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me anëtarët e f...
TIRANË – Bashkia e Tiranës i ka dhënë 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike, për të liruar zyrat e godinës. Ditën e sotme Bashkia e Tiranës, i ...