LIVE UPDATES
Insights

Fjalimi i Majlindës, dështimi i qeverisë dhe 3-ditëshi i çudisë

20 Tetor 2019, 07:23 Nga DOSJA
Fjalimi i Majlindës, dështimi i qeverisë dhe 3-ditëshi i

TIRANË- Gjithsesi ky besim e çoi atë në foltoren që ka parë e dëgjuar varietete injorance këto vitet e fundit. A ishte ky besim i partisë, i komunitetit apo i kryetarit kjo mbetet për t’u sqaruar, siç mbeten për t’u saktësuar në të ardhmen edhe kriteret përzgjedhëse të këtyre njerëzve.

Ndjeva keqardhje për zonjën e cila është keqdrejtuar në një karrierë të papërshtatshme për të, por mendësia shqiptare “Ça ka ajo tjetra më shumë se unë”, ose “kur u bë dhe filani deputet me diplomë false mos bëhem unë”, e bëri deputeten e Tiranës gazin e botës dhe në të njëjtën kohë fenomenin që futi në rrënjë katrore Rudinën apo Gramoz Ruçin e lashtë kur thotë fjalën “Prekuroria”. Këtyre figurave u erdhi rasti të shpallnin botërisht injorancën e tyre. Ua dhanë kryetarët e partive, disave edhe ngjashmëritë me kërmillin, se ndryshe do kishin humbur kot si talente të oratorisë. Seriozisht tani, në atë sallë ku shumica vuan prej varfërisë intelektuale, kolegët socialistë e demokratë nuk befasohen kur dëgjojnë njëri-tjetrin “të kuvendojnë”, përkundrazi “asinum asinus fricat”.

Por, halli është që Shqipëria ka ngecur në duart e këtyre që përveç injorancës kanë me tepri edhe budallallëkun, ndërsa ca më të përparuar në qeverisje kanë arrogancën e të korruptuarit ose maskën e deleve të urta.

Hall edhe më i madh është që atdheu ynë po çmontohet dita-ditës jo nga forcat e errëta siç shkruanin me përulësi ministret socialiste në letrën drejtuar deputetëve hollandezë, por nga forcat e dukshme e të pandalshme të një qeverie që mbahet në këmbë prej injorancës, babëzisë arrogante dhe krimit. Ky kombinim është forca që nuk e lë vendin të bëjë përpara. Nuk është Makroni as Hollanda. Është qeveria e korruptuar dhe e s’fazuar në udhëheqje dhe parlamenti më komik, absurd, injorant e idiotesk që ka parë ndonjëherë historia.

Prandaj, nuk u bë hataja që deputetja e sforcuar u ngatërrua me fjalët e shkruara e të thëna dhe na tregoi me aq sa mundi nivelin e saj. Fatkeqësi është që një popull me potenciale inteligjence të paguajë e të mbajë në tregun politik e mediatik njerëz që do t’i bënin nder vetes dhe kombit të ndryshonin zanat e të hiqnin dorë.

“Të ndërgjegjësohesh se je injorant, është hapi i parë drejt dijes” ka thënë Benjamin Disraeli, prandaj Majlinda të mos fajësojë sytë, ndoshta të vetmit që nuk kanë faj në këtë mes, por të pranojë kufizimet e njohurive të saj.

Në fakt në gjithë këtë situatë ajo është veç një karrem që rasti e hodhi të peshkojë e të mbajë me gajret gjindjen se ajo është e keqja më e madhe e politikës së ditës.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri, i cili po bën historinë e injorancës politike, si një peshkatar i lodhur e plakur buzë Bashkimit Europian, hedh grepa huq e ngec krenarisht në tegelat e poturevarura.

Por fajin e ka BE që është rrëmujë për vete nënkupton Ministri i Jashtëm në detyrë, jo Shqipëria, se qeveria ka punuar shkëlqyeshëm por fajin e kanë vendet e BE që s’merren vesh me njëri-tjetrin – është ky mesazhi që duan të injektojnë në publik aq sa të kalojë 3-ditëshi i famshëm i çudisë.

Por nisur nga historia e Majlindës që vazhdoi edhe pas tre ditëve, ndoshta ka shpresë se opinioni publik do ketë ndjeshmëri më të lartë në çështjet më serioze. Më e pakta, rrjetet duhet të vlojnë nga kërkesat për dorëheqje të këtij kryeministri që është shkaku i çdo vonese, regresi e dështimi që po pëson vendi dhe i çdo rrënimi, largimi a bllokimi që po pësojnë qytetarët. E më tej sheshet e rrugët të mbushen me maratonistë që vrapojnë për të kapur ritmin e Evropës duke rrëzuar nga pushteti njerëzit që u ka kaluar mosha mendore e shpirtërore e pensionit e duke luftuar për të ndryshuar sistemin zgjedhor që pjell injorantët dhe marionetat e kryetarëve.

Plus këtyre ka dhe një variant të fundit ose të parë, që është largimi me vullnet të lirë. Heqja dorë nga pushteti në disa raste ka qenë tregues i ndjenjës së dashurisë dhe kujdesit për atdheun. Le ta shohim sa e do Shqipërinë kryeministri aktual, Tiranën e pamë sesa e deshi.

Marrë nga FlasShqip.ca

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione be deshtimi i qeverise fjalimi i majlindës jeta dedja be deshtimi i qeverise fjalimi i majlindës jeta dedja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj