LIVE UPDATES
Insights

SOS-Alvini/ Njeriu jep jetën për një fëmijë, jeta është veç një! Negociata e hapje mbyllje ka plot…

18 Tetor 2019, 19:42 Nga DOSJA
SOS-Alvini/ Njeriu jep jetën për një fëmijë, jeta

Historia e Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar me origjinë shqiptare që humbi gjurmët bashkë me nënën e tij që në 2014 dhe më pas u gjet në Siri nga një grup njerëzish humanë të Kryqit të Kuq dhe gazetarësh investigativë italianë dhe shqiptarë, na shkundi mëngjesin e sotëm.

Data 18 Tetor 2019, përkon me gjasat e pakta, që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’u hapen negociatat për të hyrë në Europë. Por ndërsa Europa nuk na do – ne apo politikanët tanë, duhet ta ndajmë ende mes shoqi-shoqit – erdhi dhe na u ul në mes të Shqipërisë dhe shtëpisë, historia e një familjeje, ndër më të trishtuarat që kam dëgjuar ndonjëherë. Rropatja 5-vjeçare e një fëmije, këmbët e të cilit ishin tërhequr zvarrë nga e ëma, mes luftës në emër të shtetit islamik dhe luftëtarëve të Isis, ndiqet nga rropatjet e tjera të shpresës për ta kthyer djalin në vendin ku lindi, në Itali.

Shpresat po duken po aq të zbehta sa negociatat me Europën. Para pak ditësh, u përqafua nga i ati me mall, por u la sërish në kamp sepse duhet një përfaqësi shqiptare ta tërheqë.

Në Rojava, në Siri, mes grave që u shpërlanë në tru dhe fëmijëve që lindën dhe rriten të burgosur nga kjo shpërlarje, gjendet kampi Al Hol, zonë kurde, territor sirian, me sulme turke, tërheqje amerikane, interesim njerëzor italian dhe pritshmëri shqiptare.

Alvini jeton ne kamp në kushte çnjerëzore me 60 fëmijë të tjerë shqiptarë, sipas kolegut Taulant Kopliku, që ndoqi rastin e trishtë bashkë me të atin e Alvinit, Afrim Berisha, dhe e bënë mediatike ndjeshmërinë që duhet të ishte më shumë njerëzore.

Mua nuk më intereson shumë a do hyjmë në negociata, sepse e di se Europa është ende larg, megjithëse gjeografikisht është afër. Ajo çka më intereson, është që Alvini dhe fëmijët e tjerë shqiptarë të kthehen në shtëpi. 61 jetë kushtojnë më shtrenjtë se negociata, apo aleanca, apo përfaqësi ambasadash. Njeriu jep jetën për një fëmijë. Jeta është vetëm 1. Afate negociatash, hapje e mbyllje diplomacish, dhe miqësi shtetesh ka plot.

Ndërsa shteti Italian po përpiqet të lëvizë gjërat nga shtëpia ku u lind dhe u rrit Alvini, uroj me besim e shpresë se shteti shqiptar do të lëvizë gjërat nga vendi që djalit i dha gjuhën – atë të babait – sepse dashuri dhe gjuhë nëne, me sa duket nuk ka patur asnjëherë.

Të shpëtojmë shpirtrat tanë. Të shpëtojmë jetë. Nuk ka europianizim më të lartë, humanizëm më të dlirtë dhe virtyt që lartësohet mbi çdo burokraci dhe interes politik apo gjeografik.

Kujt i dhemb, ju lutem firmosni peticionin: Kliko këtu.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog deshtojne negociatat me be historia e alvin berishes ne siri deshtojne negociatat me be historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll
Insights 14 Tetor 2019, 17:17

Shame on you! Borchard merr gishtin dhe largohu

TIRANË- Ambasadorët në vendin tonë, të vogël e të varfër, Shqipërinë, që demokracinë e ka parë vetëm nga ekrani i televizorit, janë parë gjithmonë si fanar...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet