LIVE UPDATES
Politike

28 Gusht 2020, 10:26 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se falë punës dhe përkushtimit të tij, Pacolli është kthyer nga Luli i Vocërr që ishte dikur, në bosin e madh që është sot.

Ngjitjen e Pacollit në politikë, Rama e përshkruan si një fluturim pa u ndalur, që kur manjati shqiptar u shkëput nga familja e tij e varfër në fshatin Marec, atje ku sipas kryeministri hante pula gurë. Nga ana e Pacollit nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë urim të veçantë e me fjalë të ndjera.

Urimi i plotë

BEHGJET PACOLLI bën sot plot 69 vite të jetuara në një fluturim të vazhdueshëm, qëkur u dha krahëve e u shkëput nga “pista” e oborrit të shtëpisë së tij shumë të varfër të lindjes, në fshatin Marec, për të vijuar të fluturojë nëpër një hartë koordinatash gjithnjë e më të çuditshme… nga Luganoja e pasanikëve të mbrojtur prej sekretit të vjetër bankar zviceran, në Moskën e klientëve pasanikë të pushtetit të dalë nga gryka e tankut mbi parlamentin e sovjetëve; nga zyra e Jelsinit në zyrën e Sllobos e nga Kremlini për firmosjen e kontratës së restaurimit, në Prishtinë për vendosjen e firmës mbi dokumentin e pavarësisë së Kosovës; nga Astanaja e kantiereve guliveriane të Sulltan Nazarbajevit, në Shën Tropenë e pushimeve luksoze të Brizhidë Bardosë e të qenve të saj të dashur; gjithnjë me ca ndalesa të befta e gjithnjë më të shpeshta në Shqipëri, nga koha kur këtu hante pula gurë e Bexheti donte t’i vinte Hotel “Dajtit” 5 yje në ballë, në kohën kur guri këtu hante pulat dhe Bexhetit ia morën Hotel “Dajtin” në mëngjes, pasi ia dhanë në darkë… e kështu deri sot e gjithë ditën, ai ndalet në Shqipëri, sa herë i duhet të prekë tokën e të shohë detin. Luli i Vocërr i Marecit u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë Bexhet Pacollin një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare. The sky is the limit, qielli është kufiri, do të ishte përkufizimi më i sigurtë për jetën e tij, që edhe do ta shpëtonte këdo që do të rrekej t’ia kornizonte historinë, qoftë nga detyrimi i pamundur për t’ia rrokur atë krejt dhe qoftë nga pamundësia për të mos gabuar në leximin e këtij personazhi sa tokësor e të vërtetë, po aq ajror e romanesk.

Çfarë historie fluturimi i tij nga krahët e vdekjes në morgun e akullt, ku e futën si trup të pajetë pas aksidentit të tmerrshëm apo rënia e tij pikiatë në dashurinë e llahtarisur me Anën dhe ringritja në fluturim për të ikur prej saj! Çfarë historie ngjitja e tij në Presidencën e Republikës së Kosovës dhe rënia prej asaj maje sa hap e mbyll sytë! Çfarë historie rishfaqja i tij në Marecin e braktisur nga të gjithë, për të ndërtuar shtëpitë e mëdha për krejt vëllazërinë dhe shpërngulja e kompanisë së tij në Kazakistan, për të ndërtuar një kryeqytet nga e para! Nuk e di ç’do të kisha menduar për Bexhetin sikur të mos e kisha pasur fatin ta njoh, po me siguri do kisha gabuar, keq, siç gabojnë me sa kam parë ata që kujtojnë se ai është një pasanik si ca të tjerë, që mund të kyçet kollaj në kornizën klishe të biznesmenit politikan. Pa lidhje! Bexhet Pacolli është një njeri shumë special dhe të gjitha ato që i kanë ndodhur, megjithë pasurinë e tij, janë si shtëpia e tij mbresëlënëse në Hajvali, me faltoren e bukur të nënës së vdekur ngjitur me banesën ku mungon ai vetë, Bexheti, djali harrakat që s’është në shtëpi po gjetkë, në një fluturim që vazhdon. Sepse as pasqyra e tij më besnike dhe as vlera e vet më e madhe s’është as ajo që ka, as ajo që bën, po është ai vetë, si njeri, të cilit ia uroj megjithë zemër të rrojë sa më gjatë, për veten, familjen, fëmijët e mrekullueshëm, e për këdo ka fatin ta njohë siç është, boll që të mos synojë ta kornizojë. #TëRRALLË

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike behgjet pacolli edi rama behgjet pacolli edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj