Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VJENË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Austri, ku edhe nesër do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Special të OSBE-së për krizën në Bjellorusi. Pas takimit me zv.sekretarin e shtetit amerikan, Stephen Biegun, Rama dha dy intervista për mediat shqiptare.
I pyetur nga gazetarët Muhamet Veliu dhe Elja Zotka, Rama foli për rolin e OSBE-së në krizën në Bjellorusi, mesazhin e dërguar ndaj Milo Gjukanoviçit dhe kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ishte krenar për rolin e Shqipërisë në negociatat për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi por që u shpreh se ende nuk kishin marrë një përgjigje nga presidenti Aleksandër Lukashenko.
Lidhur me zgjerimin e detit nga Greqia, kreu i qeverisë u shpreh se ishte një e drejtë e vendit fqinjë. Gjithashtu në intervistën e tij, Rama nuk la pa komentuar edhe deklaratat e opozitës dhe arsyen e mesazhit të dërguar për zgjedhjet që do të zhvillohen pas 3 ditësh në Malin e Zi.
PJESË NGA INTERVISTA E RAMËS NË VJENË:
Edi Rama: Bëhet fjalë për të krijuar një mundësi komunikimi, pasi çdo ditë mund të shkojmë drejt një konflikti. nuk bëhet fjalë për një punë që lidhet me një organiozatë dhe me një grup të tërë njerëzish. Iniciativa jonë, ishte në një moment të vështirë shumë ka marrë mbështetje të plotë në të gjitha nivelet. Nuk është refuzuar por është mbështetur në një rezervë nga Rusia.
A keni përgjigje nga Lukashenko?
Edi Rama: Natyrisht që jo. Do kishim shkuar në Minsk. Kjo është detyra dhe puna e OSBE-së.
Po me opozitën keni kontakte?
Edi Rama: Jo, sepse kemi preferuar që të mbajmë pozicion të barazlarguar nga të dyja palët. I kemi dërguar letër sepse duhet aprovim ndryshe nuk mund të shkohet. Ose mund të shkohet por vetëm për të bërë selfie në protestë por kjo nuk është detyra dhe puna ime. Jemi këtu për të krijuar kushtet për të lehtësua komunikimin. Kjo çështje i takon popullit Bjellorus. Bjellorusia është anëtare e kësaj organizate.
Deklarata e Mitsotakis?
Edi Rama: Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet. Sepse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë. Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982. Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990. Edhe Shqipëria është shtrirë. Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. Nuk ka lidhje me Marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot. Askush , as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty.
Mesazhi për Gjukanovicin? A erdhi reagimi për partitë shqiptare vetëm prej debatit që u shkaktua?
Edi Rama: Më vjen shumë keq, po ne kemi bërë përpjekje për t’i bashkuar faktorët atje dhe ministri në detyrë sot Cakaj ka punuar intensivisht me faktorët shqiptarë. E dyta nëse unë do t’i bëja thirrje shqiptarëve për të mos votuar për Listën Shqiptare do e bëja shqip mesazhin nga fillimi deri në fund siç e bëra sot. Ai ishte një mesazh i kërkuar si kontribut nga partia simotër Social Demokrate e Malit të Zi dhe Presidentit Gjykanovic dhe ishte bindja ime. Mesazhi i sotëm për shqiptarët ishte mesazhi i sotëm për të votuar për listën shqiptare. Dhe pse këto dy mesazhe janë komplementare me njeri-tjetrin? Për një arsye shumë të thjeshtë. Partneriteti i shqiptarëve me Presidentin Gjukanoviç dhe lidership Presidentin Gjukanoviç për Malin e Zi është një risi strategjike për shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë si fqinje dhe aleate me Malin e Zi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin. Në një pos...
VJENË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Austri, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special nën “petkun” e kreut të OSBE. Pak para mbledhjes ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të reagonte sot për të sqaruar të gjithë “të shqetësuarit” lidhur me kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 mil...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën e G...
TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e saj të parë të selektimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme. Në nj...
MAL I ZI-Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëkohësisht anëtar i koalicionit shqiptar “Bashkë Nji Za”, Mehmed Zenka, i ka quajtur shqetësuese deklara...
TIRANË – Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Sip...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, një ditë pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njof...
VLORË- Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka siguruar shqiptarët se do të jetë gjithnjë në krah të tyre për të mbrojtur interesin e vendit. Një ditë pas d...