LIVE UPDATES
Aktualitet

Fillimisht azil e pastaj punë? S’është kaq e lehtë, ligjet e reja që ka miratuar qeveria gjermane

10 Qershor 2019, 05:50 Nga DOSJA
Fillimisht azil e pastaj punë? S’është kaq e lehtë,

Gjermani– Nga mesi i vitit 2015, Danish Mirza erdhi nga Pakistani në Gjermani dhe shtroi kërkesë për azil. Ai mësoi gjermanisht dhe gjeti madje edhe mbështetje tek një shoqatë e badmintonit. Dëftesa pakisteneze e infermierit dhe një shkollë kualifikimi në Gjermani e ndihmuan atë të bënte një praktikë dhe në fund të merrte një kontratë pune fikse në një azil pleqsh. Pas dy vitesh përvojë pune, ai dëshiron të kryejë tani një shkollim si infermier i specializuar. Për Mirzan raportuan mediat gjermane, sepse ai ia paraqiti personalisht shqetësimet e tij kancelares Merkel në fund të prillit, në dialogun me qytetarët në Shvedt, Brandenburg. Aty Merkel bëri të ditur, se që këtë vit do të marrë udhë një ligj që i kushtohet azilit dhe forcave të kualifikuara. Të premten (07.06) Bundestagu miratoi paketën e migrimit.

Këtu bën pjesë edhe ligji „për kthimin e kontrolluar”, të cilin jo vetëm Jörg Schindler, drejtor federal ekzekutiv i Të Majtëve e quajti „shkelje të paralajmëruar të kushtetutës”. Sanksionimet e parashikuara aty, mes tyre edhe shkurtimi i ndihmave sociale në rast të mungesës së kooperimit, thjeshtimet e rregullave për dëbimin dhe akomodimi i të ndaluarve për dëbimin në burgje, janë për shumë vetë jo të pajtueshme me ligjin gjerman.

Edhe bukë edhe kërbaç

Nga ana tjetër, ligje të tjera të kësaj pakete migrimi do t‘i lehtësojnë forcat punëtore nga jashtë që të integrohen në tregun gjerman të punës – kjo jo vetëm për azilkërkuesit në Gjermani, por edhe për ata njerëz, që aplikojnë për vizë pune në një vend të tretë.

Paketa ligjore e miratuar në Bundestag të premten, sipas Helen Schwenken, studiuese e migrimit në Universitetin e Osnabrykut është kundërthënëse: „Në njërin ligj thuhet, se ne duam të të kemi ty, në një ligj tjetër vendosen pengesa kaq të larta, saqë gati do bëhet e pamundur, që të futesh në këtë leje të përkohshme qëndrimi për shkollim profesional apo punësim.

Leja e përkohshme (duldung) e qëndrimit ekzistonte edhe më parë: Azilkërkues të refuzuar që provonin, se kishin një vend shkollimi profesional, kanë të drejtë të kërkojnë që për kohën e shkollimit të marrin leje të përkohshme, nëse plotësohen disa kushte. Këtë leje e merr kush nuk vjen nga një „vend i sigurtë origjine”, nuk ka kryer vepra penale dhe nuk e ka fshehur identitetin. Pas kësaj shanset për një leje pune dhe qëndrimi dy vjeçare janë të mira

A po kthen Gjermania „të gabuarit”?

Në Dhomën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, DIHK parimisht vlerësohet si pozitive që azilkërkuesit të kenë shanse të mira për t’u futur në tregun gjerman të punës. Në fund të vitit 2018, afër 400.000 vetë, sidomos ata që erdhën si refugjatë në vitin 2015 kishin gjetur një vend pune apo shkollimi profesional. Constantin Bräunig, nga rrjeti i DIHK, „Firmat integrojnë refugjatët” është i mendimit, se ligjet e reja të paktën një pjesë të refugjatëve do mund ta ndihmojnë për qëndrim të rregullt në Gjermani. „Sigurisht mbetet pyetja, nëse aspekte të caktuara janë vërtet stimuluese: Nëse krijohen afate pritjeje, atëherë kjo është kundraproduktive, njerëzit që kanë një punë t’u mundësohet edhe qëndrimi.” Bräunig thekson, se nëse një kërkesë azili është refuzuar dhe kjo ka hyrë në fuqi, duhet që personat „e detyruar për largim” të tolerohen (me leje të kufizuar-duldung) fillimisht 3, ose 12 muaj derisa të kenë të drejtë për një leje qëndrimi për shkollim profesional apo punësim. Ministri i Punës, Hubertus Heil, SPD, tha në vitin 2018, se ka „ndjesinë se kthehen ata që nuk duhen larguar nga Gjermania.”

Avokatë dhe ekspertë raportojnë, se pjesërisht azilkërkuesit e integruar mirë kthehen, thjesht, sepse gjenden më kollaj, se ata që kanë kaluar në ilegalitet. Edhe tek DIHK kanë dëgjuar raste për personat që duhet të largohen e që merren nga vendi i punës me policë. Raste të veçanta, sipas Bräunig, por që kanë ndodhur.

Ndërrimi i „korsisë” nuk bëhet më i lehtë

Kjo mund t’i ndodh edhe Danish Mirzas. „Kuota e njohjes së azilit për azilkërkuesit nga Pakistani nuk është shumë e lartë, thotë studiuesja Schwenken. „Kushtin për një leje të përkohshme për shkak të shkollimit sipas ligjeve të reja ai e përmbush më së hershmi tre muaj pas refuzimit të kërkesës për azil.”

Për kaq kohë ai duhet të shpresojë për duldung, që e vendosin zyrat e të huajve. As ligji i imigrimit të fuqisë punëtore, me të cilin punëtorë nga vende të treta më shpesh do të duhet të marrin një leje qëndrimi të pakufizuar, nuk e ndihmon Mirzan, nga pikëpamja e sotme, sepse ai ka hyrë në shërbimin infermierik pa provime e kështu nuk i përmbush kushtet, mendon ekspertja. Pra ndërrimi i korsisë, kalimi nga një procedurë azili tek viza e punës është i vështirë.

Mirza vetë argumentoi para Merkelit jo me nene, por me arsyen e ftohtë njerëzore: Shteti gjerman ka investuar ndërkohë shumë para për të dhe komuna në Shvdet po ashtu ka pasur shumë angazhim, që një ditë ai të dëbohet. Merkel tha, se bëhet fjalë për një „rast tipik” të cilin ajo do ta përfshijë në bisedime. Megjithatë ndërrimi i korsisë – nga azilant në të punësuar nuk është futur në paketën e migrimit. „Një shans i humbur, që u mundësonte një numri të madh njerëzish ndërrmin e qëndrimit.” Por sipas Schwenken, kushtet për këtë janë kaq forta, saqë kjo nuk ka për t’u realizuar.”

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ligjet e reja të gjermanisë për emigrimin nga azili te puna në gjermani ligjet e reja të gjermanisë për emigrimin nga azili te puna në gjermani

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara