LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Çmenden’ bizneset në Golem, shezlongu kushton 50 euro, regjisorja: Ore janë në terezi këta?!

9 Qershor 2019, 16:55 Nga DOSJA

TIRANË- Ndërsa sezoni turistik veror është në nisje të vet pas kohës së paqëndrueshme deri para 1 jave, si duket pushuesit duhet të maten mirë kur të shkojnë në plazhin e Golemit të Kavajës.

Regjisorja Edlira Ruzi, me anë të një denoncimi, ka publikuar çmimet e kripura të shezlongeve dhe gazebove.

Ajo denoncon me foto çmimet tejet të larta, ku thuhet “shezlong 20 euro dhe gazezebo 50 euro”.

Më tej ajo shprehet se vetëm disa hapa më tej, shezlongu është me çmimin 300 lekë. Ruzi ngre shqetësimin, se nëse nuk ndërhyn pushteti lokal, së shpejti për shkak të çmimeve të larta shqiptarët nuk do t’u drejtohen më plazheve.

 

 

Reagimi i plotë:

Sapo kalova një fundjavë në plazhin e Golemit dhe duhet ta pranoj se ishte befasuese. Kryesisht për mirë. Të gjithë banorët e komplekseve, që riktheheshin pas ca muaj shiu, panë se dikush kishte punuar edhe këtyre anëve dhe rrugët e trotuaret ishin rregulluar, por më së shumti qenë ndërtuar nga e para. Kishte mjaftuar ky sistemim që kjo zonë të merrte pamje tjetër. Megjithëse qershor, hotelet vazhdonin të kryenin ndonjë punë të lënë pasdore, por ndërkohë ishin plot më turistë të huaj. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rifreskimet e fasadave apo i arredimeve kishin sjellë dhe rritje çmimesh. Përveç atyre që vlerësonin faktin se po investohej e gjërat po lëviznin, kishte dhe të pakënaqur. Por pjesa më e madhe e të pakënaqurve zakonisht zhgënjehen nga çfarë u ofrohet prej strukturave. Çmimi është i dyti që përmendet, pasi në momentin që ke hyrë, e ke ndarë mendjen që do të paguash. Kështu që çështja mbetet raporti cilësi-çmim. Nuk i përkas kategorisë që vjell vrer kur sheh çmime të larta. Thjesht largohem kur s’ma mban xhepi ose largohem e zhgënjyer kur vlerësoj se çmimi nuk justifikohet nga ajo çka ofrohet. Siç bëra dhe në këtë rast, kur shezlonget dhe çadrat me kasafortë ishin 20 euro e sipër.

Por secili ka metrin e tij, dhe në të tilla raste metri ynë është subjektiv, aq sa do të ishte turp të bërtisje e të mallkoje. Pronarët në një ekonomi si kjo e jona, tentojnë fitime të majme në kohë rekord. Por edhe kjo mbetet e drejta e tyre përsa kohë që do të ketë klientë të gatshëm të paguajnë. Ndërsa mua më mbetet të zhgënjehem dhe fort madje kur “cilësoren” më 50 euro e ndan vetëm një litar nga “jocilësorja” prej 300 lekësh. Një hap më tutje dhe gjithçka është më e lirë.

Ju lutem gjithë gojëlëshuarve të mos nxitojnë më shprehjet “I bëfshin ilaçe”, frazë nga më të pështirat. Unë në fakt u uroj t’u shkojë mbarë sezoni dhe ato lekë/euro i bëfshin investime dhe paga për të punësuarit në Golem! Ndërsa strukturave lokale do t’ju lutesha të garantojnë ekzistencën e “plazheve 300 lekëshe” sepse kështu siç po “duken bathët” shumë shpejt do të përfundojmë duke u larë vetëm në imagjinatën tonë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 euro shezlong 50 euro shezlong çmime të kripura në golem 20 euro shezlong 50 euro shezlong çmime të kripura në golem


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet