LIVE UPDATES
Ekonomi

Faza finale e fiskalizimit nis nga 1 shtatori, 120 mijë biznese në total; Kontabilistët paralajmërojnë probleme të shumta

28 Gusht 2021, 06:52 Nga DOSJA
Faza finale e fiskalizimit nis nga 1 shtatori, 120 mijë biznese në

Nga 1 shtatori pritet të nisë fiskalizimi për biznesin e vogël. Faza e tretë konsiderohet më delikatja, për shkak të strukturës dhe numrit të madh të subjekteve që do të marrin pjesë. Me mbledhjen e blloqeve tatimore dhe vështirësitë e të vegjëlve për t’u përshtatur me sistemin e ri, procesi është i pazbatueshëm sipas kontabilistëve, madje rrezikohet bllokimi i aktivitetit. Për biznesin e vogël janë shqetësim edhe kostot që do të paguajnë nga dalja jashtë funksionit të disa modeleve të vjetra të kasave.

Fjori D., prej 10 vitesh, zotëron një sallon të vogël bukurie në zonën pranë maternitetit “Koço Glozheni”, ku ka të punësuar edhe një ndihmëse. Që në fillim të aktivitetit për lëshimin e kuponit ndaj klientëve ka përdorur pajisjen fiskale. Edhe pse me përvojë në biznes, ajo është e paqartë se çfarë sistemi do të përdorë për lëshimin e faturave të reja nga 1 shtatori 2021.

“Prej 10 vitesh përdor kasë fiskale për lëshimin e faturave. Për sistemin e ri nuk kam nisur asnjë aplikim, as për nxjerrjen e certifikatës të sigurisë, pasi do të vendos pas konsultimit me ekonomisten. Vetë e shoh të panevojshëm ndryshimin e sistemit të faturimit, nuk ka pse të shtohen kosto të tjera për biznesin e vogël”.

Ndryshe nga drejtuesja e sallonit të bukurisë, përfaqësuesja e një dyqani të vogël me artikuj ushqimorë në zonën e Komunës së Parisit e ka të qartë se si do të veprojë nga 1 shtatori, edhe pse deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret. “Do të vazhdoj të përdor kasën fiskale, duke e përshtatur me sistemin e ri.

Pas pak ditësh do të përfshij edhe shërbimin e internetit, si dhe do të aplikoj për certifikatën e sigurisë”, pohon Monda, drejtuesja 60-vjeçare e dyqanit me produkte ushqimore. Nga prononcimet që “Monitor” mori në terren rezulton se shumë biznese të vogla në Tiranë janë ende të paqartë se çfarë sistemi do të përdorin për fiskalizimin dhe nuk kanë nisur as aplikimin për nxjerrjen e certifikatës të sigurisë.

120 mijë biznese në total do të duhet të fiskalizohen

Numri total i bizneseve aktive që do të përfshihen në tre fazat e fiskalizimit sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT) është rreth 120,000. Nga 1 shtatori pritet të nisë zbatimin faza e tretë e faturimit të ri për bizneset që lëshojnë transaksione me para në dorë për konsumatorin.

Ky është grupi i fundit i subjekteve që do të përfshihen në proces. Numri total i tatimpaguesve që pritet të kryejnë procesin e fiskalizimit nga 1 shtatori është rreth 90,000 subjekte të biznesit të vogël (BV), një pjesë e të cilëve tashmë janë fiskalizuar dhe lëshojnë fatura.

DPT tha për Monitor se afatet e fillimit të efekteve të ligjit të fiskalizimit sipas fashave janë afate ligjore, të cilat nuk mund të shtyhen apo pezullohen me vullnetin e instancave ligjzbatuese siç është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. “Është në tagrin dhe kompetencën e instancave kompetente politikbërëse dhe ligjbërëse që në vijim të një analize të hollësishme të situatës duke marrë në konsideratë edhe të gjitha sugjerimet apo propozimet e grupeve të interesit apo institucioneve zbatuese të propozojnë dhe të vendosin lidhur me afatet ligjore”, pohoi drejtoria e tatimeve.

Ecuria e fiskalizimit

Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT) deri 18 gusht janë fiskalizuar 20,927 biznese dhe janë lëshuar mbi 16 milionë fatura të fiskalizuara. 46% e subjekteve të fiskalizuara janë të vogla. Nga totali i bizneseve që pritet të fiskalizohen 18% e tyre ka nisur faturimin e ri.

Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të mëdha që janë përfshirë deri tani në fiskalizim dhe problemeve të shumta që u krijuan në fazën e dytë, kontabalistët thonë se faza e tretë do të jetë e parealizueshme. Shqetësuese për ta është pamundësia e ndërveprimit mes bizneseve të fiskalizuara me ato që nuk janë fiskalizuar.

Konfuzioni do të shtohet me përfundimin e e afatit të lejuar për përdorimin e blloqeve tatimore që është 31 gushti 2021, ndërsa 15 gusht 2021 është përfundimi i afatit të lëshimit nga DPT. Për këto arsye kontabilistët propozojnë shtyrje të afatit të zbatimit të fazës së tretë deri më 1 janar 2022 apo të afatit të periudhës pa gjoba që aktualisht është deri më 31 dhjetor 2021.

Si do të ndërveprojnë bizneset e fiskalizuara me ato të pafiskalizuara

Po si do të ndërveprojnë bizneset e pafiskalizuara me ato të fiskalizuara me përfundimin e afatit të përdorimit të dokumentacionit tatimor ekzistues që është deri në datën 31.08.2021. Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve tha këtë sqarim për Monitor.

“Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj.

Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore”, nënvizuan tatimet.

Si po vepron biznesi i vogël

Ngurrimi i bizneseve të vogla për të investuar në ndryshimin e faturimit pohohet edhe nga ekspertët fiskalë dhe kompanitë e tregtimit të kasave dhe ofrimit të zgjedhjeve software. Drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, znj. Myrveta Pazaj, ndër operatorët e parë të certifikuar nga shteti, si prodhues dhe mirëmbajtës të zgjidhjeve software dhe për tregtimin e pajisjeve fiskale, thotë se kërkesa nga biznesi i vogël është shumë e ulët, edhe pse prej disa javësh ka nisur fushata informuese. Përfaqësuesja e kompanisë thotë se arsyet e kërkesës së pakët janë për shkak të kostos së ndryshimit të sistemit të faturimit dhe pamundësisë nga subjektet e vogla për t’u paguar.

“Biznesi i vogël, deri tani, nuk ka shfaqur shumë interes për mënyrën sesi do të veprojë me fiskalizimin, pasi pjesa më e madhe janë mësuar të presin fundin e afatit, i cili është 31 gushti, por edhe nuk duan të rrisin kostot e shpenzimeve. Edhe pse prej disa javësh kemi nisur fushatën e informimit për çdo klient, ku fillimisht u thuhet se cilat zgjidhje ofron ligji për fiskalizimin, që procesi nuk mund të zbatohet në një ditë nga të gjitha kompanitë dhe detaje të tjera, si: ta përditësosh kasën; çmimi promocional që ofrohet në rast se blihet pajisja e re fiskale; kostot e përdorimit të zgjidhjes software, sërish konstatohet se nuk kanë shumë interes. Nga ana tjetër, vërejmë se shumë prej bizneseve të vogla do të vendosin, pasi të konsultohen me ekonomistët.

Për ne është shqetësuese ky fakt, pasi shumë ekonomistë nuk i orientojnë si duhet klientët për zbatimin e kësaj reforme. P.sh., në një rast, një biznesi të ri i është rekomanduar të blihet pajisje e vjetër fiskale që nuk është specifike për fiskalizimin, me arsyetimin se ende nuk ka nisur afati i zbatimit të faturimit të ri për këtë kategori subjektesh. Mendoj se shumë ekonomistë (të vjetër) e shikojnë të vështirë zbatimin e procesit dhe po bëhen pengesë për shumë biznese”, nënvizon znj. Pazaj.

Eksperti fiskal, Ahmet Gjinishi, parashikon vështirësi në përshtatjen e biznesit të vogël me sistemin e ri të faturimit. “Sistemi software i tatimeve është ende i papërgatitur dhe nuk ofron shërbim të plotë për të gjitha nevojat që kanë tatimpaguesit, të cilët po orvaten në kompani të ndryshme të blejnë zgjidhjet software. Të gjitha bizneset pyesin se cila është kompania më e përshtatshme për ta dhe programi më praktik për zgjidhjet software.

Administrata tatimore është e vetëdijshme për këtë situatë dhe kërkoi miratimin e Aktit Normativ për mosvendosjen e gjobave deri më 31 dhjetor 2021. Përshtatja do të jetë e vështirë. Biznesi i vogël do të stresohet, por heqja e gjobave deri në fund të vitit do të amortizojë vështirësitë e zbatimit. Mendoj se rreth 80% e bizneseve të parashikuara për fazën e tretë do të fiskalizohen”, pohon eksperti fiskal, Ahmet Gjinishi.

Pse duhet të shtyhet afati për biznesin e vogël

Numri i ulët i bizneseve të fiskalizuara deri tani shton vështirësitë e ndërveprimit mes bizneseve të fiskalizuara dhe atyre që nuk kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike. Për kontabilistin Sotiraq Dhamo, kjo është arsyeja kryesore që do të shkaktojë më tepër konfuzion, deri në bllokim të aktivitetit të bizneseve të vogla. Për këtë arsye, ai rekomandon se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) duhet të shtyjë afatin për nisjen e fiskalizimit të bizneseve të vogla deri më 31 dhjetor 2021.

“Një pjesë e biznesit të madh ende nuk është fiskalizuar dhe as po fiskalizohen. Kjo po krijon probleme me bizneset e tjera që nuk janë përfshirë në sistemin e ri, pasi nuk po lëshojnë fatura elektronike dhe rrezikojnë të mos njihen si shpenzime të zbritshme.

Akti Normativ për faljen e gjobave deri më 31 dhjetor 2021 parashikon mosvendosje penalitetesh vetëm në rast se bizneset që kanë detyrimin të fiskalizohen ende nuk janë përfshirë në proces, pasi kanë hasur probleme. Vetëm në këtë rast nuk do të aplikohen gjoba. Po kush e vërteton se furnitori ka pasur probleme? Shumë furnitorë nuk dëshirojnë të fiskalizohen, pasi shpresojnë se procesi do të shtyhet. Kjo situatë konfuze po penalizon më së shumti bizneset e rregullta.

Në kushtet kur bizneset e mëdha ende nuk janë fiskalizuar, me bizneset e vogla që pritet të nisë zbatimi i procesit nga 1 shtatori do të jetë shumë e vështirë që të gjithë të pajisen me certifikatën e sigurisë. Pritet të ndodhë e njëjta situatë, si në fund të muajit qershor, kur pati dyndje të madhe të bizneseve që kishin detyrimin të fiskalizoheshin nga 1 korriku 2021 dhe u bllokua procesi i lëshimit të certifikatave të sigurisë nga AKSHI.

Me biznesin e vogël, që është kategoria më pak e edukuar nga ana fiskale, i cili nuk ka konsulencë, pasi nuk do të paguajë kosto shtesë, si dhe me kompanitë software që nuk janë gati të bëjnë fiskalizimin e faturave të shoqërimit dhe eksportit, situata do të jetë konfuze.

DPT duhet të analizojë situatën reale, se sa është numri i bizneseve të fiskalizuara, sa pritet të fiskalizohen, duke marrë në konsideratë muajin gusht të pushimeve. Nëse kjo situatë nuk analizohet siç duhet, DPT-së do t’i duhet të shtyjë përsëri afatin e gjobave, duke krijuar sërish kaos.

Rekomandoj që për biznesin e vogël, procesi të shtyhet dhe të nisë më 1 janar 2022. Procesi i fiskalizimit është i parealizueshëm në shtator dhe me mbledhjen e blloqeve tatimore (afati i lëshimit të tyre është deri më 15 gusht dhe i përdorimit deri më 30 gusht 2021) aktiviteti i bizneseve do të bllokohet”, thekson z. Dhamo.

Konfuzioni mes bizneseve të fiskalizuara dhe të pafiskalizuara

Nga 1 korriku, kur nisi zbatimin faza e dytë e fiskalizimit mes bizneseve për transaksionet pa para në dorë, shqetësimi më i madh i kontabilistëve ishte ndërveprimi mes bizneseve që kanë filluar faturimin elektronik dhe atyre që atyre që faturojnë, sipas sistemit të vjetër. Kontabilisti Sotiraq Dhamo shprehet se kjo situatë tregon se sistemi i ri, deri tani, është i parealizueshëm.

Sipas tij, DPT nuk duhet të lejojë që kjo gjendje të vazhdojë pafund. Subjektet duhet të asistohen për zbatimin e sistemit të ri të faturimit, të zgjidhen problemet e krijuara dhe të përcaktohet një afat i panegociushëm se kur nuk do të lejohen faturat e pafiskalizuara. “Nëpërmjet platformës SelfCare, biznesi i madh po kalon vetëm faturat për blerjet pa para në dorë, për transaksionet me para në dorë, faturat po lëshohen nga kasat, me sistemin e vjetër (nuk përfshihen në platformë).

Ndërveprimi mes bizneseve të fiskalizuara dhe atyre të pafiskalizuara ka krijuar konfuzion. Shumë biznese janë të shqetësuara se si do të trajtohen më tej faturat e pafiskalizuara; A do të njihen gjatë kontrolleve tatimore? Cikli për kalimin e gjithë faturave nëpërmjet platformës qeveritare vazhdon të mbetet i hapur dhe kjo e bën të pamundur kontrollin e tyre, pasi u pretendua që sistemi i ri do të ndikonte tek ulja e informalitetit.

Në këtë situatë, kjo tregon qartë se është një periudhë prove. Kompanitë janë lënë të ambientohen, por duhet të monitorohen, të ndiqen dhe të udhëzohen ata që nuk kanë nisur procesin. Por kjo periudhë nuk mund të zgjasë pa fund. DPT duhet të përcaktojë një afat konkret se kur lëshimi i faturave të pafiskalizuara nuk njihet (bllokohet aktiviteti), pasi në të kundërt procesi do të vijojë të jetë i parealizueshëm”.

Problematikat me platformën SelfCare, pengesë për nisjen e fazës III

Për kontabilistin Armand Mala, problematikat e hasura në fazën e dytë ishin nga më të ndryshmet dhe shumica e tyre janë ende të paadresuara nga palët e përfshira në proces. Z. Mala veçon se një nga shqetësimet kryesore është portali SelfCare.

Kujtojmë se me fillimin e fazës së dytë të fiskalizimit, ishin të shumta bizneset që në orët e para të ditës së nesërme (2 korrik 2021) raportuan bllokim të platformës. Kontabilisti Mala parashikon se situata do të përsëritet edhe më 1 shtator, pasi platforma SelfCare nuk do të jetë në gjendje të përballojë fluksin e lartë të veprimeve.

“Nëse hyn në platformë dhe përfundon veprimin më të thjeshtë është sfidë, pasi portali punon me ritmin e breshkës të Galapagosit. Për të pranuar një faturë, do të duhet të presësh pas çdo klikimi. Nëse do të duhet të regjistrosh një import me disa artikuj, atëherë përgatitu që gjysmën e ditës së punës ta kalosh aty. Kujtojmë që portali SelfCare aktualisht po përdoret shumë pak, vetëm nga bizneset që nuk kanë zgjidhje software-ike me pagesë, apo nga subjektet që do të regjistrojnë një import (zgjidhjet software ende nuk e ofrojnë këtë mundësi).

Edhe pse numri i bizneseve dhe proceseve për të cilat portali tani nevojitet është relativisht shumë i ulët, platforma punon shumë ngadalë. Çfarë do të ndodhë nga 1 shtatori, kur thuajse të gjithë bizneset e vogla do të përdorin platformën? Mendoj se fluksi nuk do të përballohet”, thotë z. Armand Mala.

Edhe kontabilisti Sotiraq Dhamo parashikon se mbingarkesa te platforma SelfCare do të jetë pengesë për nisjen e fazës III nga 1 shtatori. “Bazuar në ligjin e ri të faturimit, të drejtën për ta përdorur pa pagesë platformën e kanë personat fizikë, pa të punësuar të tjerë, që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe me xhiro nën 10 milionë lekë në vit. DPT pohon se platforma SelfCare është në gjendje të përballojë 5 mln veprime në ditë, por fundi i qershorit tregoi se kur bizneset nisën të ngarkonin certifikatat e sigurisë, sistemi u bllokua”./Dorina Ago/MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi fiskalizimi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta