LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fatos Nano në Izrael kërkoi dosjen e tij islamike, Gazidede u kthye në Shqipëri në ‘kohën’ e Berishës. Ndarja nga jet

25 Prill 2020, 05:56 Nga DOSJA
Fatos Nano në Izrael kërkoi dosjen e tij islamike, Gazidede u kthye

Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, më 13 mars të vitit 1998 realizoi një vizitë katër ditore në Izrael. Pritja për Nanon ka qënë e shkëlqyer, si për të gjithë kryeministrat shqiptarë.

Të cilët kanë përfituar shumë nga akti heroik i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që përkundër reprezaljeve të nazistëve gjermanë, nuk dorëzuan asnjë hebre. Për këtë arsye shqiptarët në sytë e izraelitëve dhe urdhëheqësve të tyre janë miqtë më të mirë, të provuar në kohërat më të vështira.

Nano u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërsa sipas axhendës kreu i qeverisë shqiptare në atë kohë ka realizuar dhe një takim me kreun e palestinezëve, Jasser Arafat.

Por përtej nënshkrimit të marrëveshjeve dhe takimeve të përzemërta, vizita e Nanos në Izrael i tejkaloi limitet e asaj çka u tha zyrtarisht. Mësohet se ndër takimet më të rëndësishme ka qënë ai me përfaqësuesit e shërbimit inteligjent izraelit, Modad-it të famshëm. Kreu i qeverisë shqiptare në këtë kohë shoqërohej nga njerëzit e inteligjencës shqiptare. Ndonëse nuk është bërë prezent emri i kreut të SHISH në përbërjen e delegacionit zyrtar të kryesuar nga kryeministri, pjesën teknike të takimit për palën shqiptare e ka udhëhequr pikërisht Fatos Klosi.

Gjithë takimi është mbuluar nën “ombrellën” e bisedimeve për historinë e lashtë të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrejve apo mes shqiptarëve dhe palestinezëve. Biseda ka qënë konkrete dhe kishte të bënte me dosjen e lidhjeve islamike të Bashkim Gazidedes, sa kohë ka qënë në krye të shërbimit sekret shqiptar.

Fatos Klosi i mbështetur nga shërbimet inteligjente amerikane kishte nisur aksionin e zhbërjes së të gjitha celulave islamike të ngritura që nga viti 1993 në Shqipëri, nën kujdesin personal të Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes. Për këtë arsye, sygjeruar dhe nga amerikanët, kreu i shërbimit sekret shqiptar kërkonte dosjet që zotëronte Mosad, për pjesën shqiptare të radikalëve islamikë. Ato që mund të jepeshin, natyrisht.

Njëherësh u kërkua dhe vendndodhja e Gazidedes, për të cilin, sipas informacioneve të mjegullta që kishte shërbimi sekret shqiptar mendohej se ishte në Katar, ku jepte mësim në një medrese. Klosi bëri të qartë se zbulimi e ekstradimi i Gazidedes do zgjidhte shumë enigma për evidentimin e krerëve radikalë islamikë në Shqipëri. SHISH ishte zotuar para shërbimeve partnere për ekstradimin në SHBA apo dëbimin e tyre jashtë vendit.

Ish kreu i shërbimit sekret Gazidede kishte marrë ekstraktin e dosjeve e “fjalët-kyç” të tyre me vete në azil, çka e vështirësonte zbardhjen e ngjarjeve në Shqipëri e lidhjet me islamikët radikalë.

Sipas burimeve, krerët e Mosad kanë qënë të rezervuar në dhënien e informacioneve të detajuara, por janë përqëndruar në faktin se Shqipëria ishte kthyer në një qendër e akomodimit e stërvitjes së radikalëve islamikë. Për më tepër kanë konfirmuar faktin se Osama Bin Laden, dhe jo vetëm ai si udhëheqës i terrorit, kanë qënë për shumë kohë në Shqipëri. Berisha e Gazidede kanë qënë mikpritës të tyre.

Agjentët izraelitë të shërbimit sekret kanë zbardhur emrat e disa prej radikalëve islamikë që gjendeshin në Shqipëri dhe në ato momente, një pjesë e të cilëve më vonë u arrestuan, eleminuan, u dëbuan apo ekstraduan. Informacionet kishin zanafillën, sipas Mosad, nga interferimi i një agjenti të tyre, me origjinë spanjolle dhe që punonte si gazetar. Ai kishte pasur afinitet pranë Berishës dhe Gazidedes. Janë bërë të ditura dhe shumat e parave të lëvruara përmes fondacioneve islamike për ndërtimin e shkollave fetare, spitaleve e xhamive, pjesa më e madhe e të cilave ishin përvetësuar nga njerëzit e Berishës.

Ndërkohë që përsa i përket vendndodhjes së Bashkim Gazidedes, Mosad ka bërë me dije se vetëm pak kohë ka qëndruar në Katar dhe Arabinë Saudite, duke shfrytëzuar lidhjet e krijuara me “bijtë e terrorit” gjatë kohës së qëndrimit si kryetar i SHIK. Por dhe kur ka qënë kreu i Lidhjes së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë.

Shërbimi sekret izraelit i ka informuar partnerët shqiptarë se Gazidede gjendej në Turqi, dhe më saktë në kryeqytetin turk, Ankara. Vendndodhjen konkrete nuk e diskutuan. Këtë e konfirmuan burime nga ky takim mes shërbimeve sekrete shqiptare dhe izraelite në Tel Aviv.

Kaq informacione mësohet se ka marrë kreu i SHIK dhe njerëzit që e shoqëronin në Izrael. Fatos Nanos i duhej shumë ekstradimi i Bashkim Gazidedes, pasi siç e ka deklaruar dhe vetë, hapja e gojës së ish kreut të SHIK-ut do të mbyllte më shumë gojën e Sali Berishës, i cili po punonte me të gjitha mënyrat për ta rrëzuar nga pushteti. Gjë që e bëri më 14 shtator të po atij viti, përmes grushtit të dështuar të shtetit, pas vrasjes së Azem Hajdari para selisë së PD.

Bashkim Gazidede, pavarësisht se jetonte i izoluar në Ankara, nuk u ekstradua asnjëherë në Shqipëri me gjithë kërkesat e Fatos Nanos. Ai u kthye vetëm me ardhjen në pushtet të Sali Berishës, për t’u ndarë nga jeta në mënyrë misterioze disa kohë më vonë. Mori me vete të gjitha sekretet dhe të vërtetat e tij dhe të pushtetit të Sali Berishës.

Marrë nga Pamfleti

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur bashkim gazidede fatos nano sali berisha bashkim gazidede fatos nano sali berisha

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez