LIVE UPDATES
Editorial

Si lindën dinosaurët që na kanë pushtuar

23 Gusht 2019, 20:41 Nga DOSJA
Si lindën dinosaurët që na kanë pushtuar

Një video ku shfaqet ministrja rilindëse, Milva Ikonomi, duke përuruar hotelin “Privilege” të kryetarit të Bashkisë dhe Koordinatorit të PS për qarkun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili na doli edhe ai, si shumë të tjerë, i dënuar për trafikim droge në Itali, më ngjalli disa fantazma e makthe të vjetra që s’më ndahen.

Një herë e një kohë, kur, pas rënies së piramidave financiare, pararendësit e rilindësve kishin marrë pushtetin dhe kishin filluar të hidhnin themelet e Shqipërisë kapitaliste që gëzojmë sot, kam përdorur një metaforë ku i kam krahasuar intelektualët si vetja ime, Milva Ikonomi etj., me ata shkencëtarët gjenetistë në filmin “Jurassic Park” të Spilbergut, që patën idenë fatkeqe të ngjizin në epruvetë dinozaurët, duke pandehur se do ta kontrollonin procesin. Mirëpo, dinozaurët u shumuan në mënyrë të paparashikuar, dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan jetën e tërë banorëve të parkut, sepse, për më tepër, shkencëtarët kishin zgjedhur të riprodhonin një nga dinozaurët më të rrezikshëm, tiranozaurin, që është mishngrënës. Metafora që kam ndërtuar asokohe ishte se ne, të ashtuquajturit intelektualë, na dukej vetja më të rëndësishëm sesa biznesmenët e rinj që kishin dalë në skenë. Sipas nesh, ata nuk mund të ekzistonim pa ne, pasi ne ishim superiorë, ishim ne fytyra, sytë dhe truri i sistemit që po ngrihej kurse ata vetëm muskujt, sepse ishim ne që na njihte populli, që kishim edhe mbështetje ndërkombëtare e që ftoheshim nëpër ambasada, pasi dinim edhe gjuhë të huaja, kurse shumica e tyre nuk dinin as shqipen mirë. P.sh., a mund të hapnin dot ata gazeta e televizione pa mendjen dhe idetë tona të ndritura? Jo që jo. Me një fjalë, ne ishim si shkencëtarët, kurse ata si dinozaurët e Spilbergut. Mirëpo nuk kaloi shumë dhe ata u rritën e fuqizuan aq shumë sa filluan, dora-dorës, të na kontrollonin ne, intelektualët shumëgjuhësh: doktorë, profesorë, aktorë, piktorë, shkrimtarë, gazetarë, historianë, gjeografë, matematicienë, fizikanë, pasi kishin një armë shumë të fuqishme që i bënte superiorë ndaj nesh: paranë, me të cilën ne duhet të ushqenim veten dhe familjet. Aq më tepër që ata i rritën shumë shpejt me paranë e tyre standardet e jetës kështu që kacidhet që na jepnin fondacionet e huaja, nuk na mjaftonin më, aq më pak u mjaftonin rrogat modeste shtetërore atyre prej nesh që u bënë kryeministra, ministra apo kryetarë bashkie. Kështu, tiranozaurët morën pushtetin në parkun tonë dhe filluan të diktojnë përcaktimin e lumenjve që do të pinin dhe të kodrave që do të hanin, të brigjeve të detit ku do të ngrinin vilat e tyre dhe të parqeve, lulishteve, fushave sportive, oborreve të shkollave ku do të fshinin barin dhe gjelbërimin dhe do të ngrinin kullat e tyre prej betoni, duke e transformuar edhe peizazhin natyror dhe urbanistik nga dimensionet humane në dimensione dinozauristike. Këto vendime i përgatisnin në shkresa dhe i firmosnin shkencëtarët e bërë politikanë e i promovonin nëpër media e nëpër ambasada sivëllezërit e tyre të shoqërisë civile. Asokohe, kam shkruar edhe një shkrim me titull: “Kukullat në skenë, oligarkët në prapaskenë” ku, kuptohet, kukullat ishin politikanët e dalë nga sëra jonë, si Edi Rama, kurse oligarkët ishin tiranozaurët.

Mirëpo me kohën kam arritur në mendimin se metafora ime e asaj kohe ka pasur një kufizim të rëndësishëm. Ka qenë gabim themelor të mendoje se tiranozaurët u krijuan nga shkencëtarët (d.m.th., medemek, nga ne intelektualët). Nëse do të pranojmë se me rënien e komunizmit e filluam të gjithë nga zero, atëherë duhet të pranojmë se lindja e tiranozaurëve dhe vendosja e sundimit të tyre erdhi kryesisht si meritë e vetë atyre. Nëse do të pranojmë shpjegimin që i jep Hegeli ndarjes së shoqërive në padronë dhe shërbëtorë, sipas të cilit padronë bëhen ata që nuk kanë frikë nga vdekja, kurse shërbëtorë ata që kanë frikë nga vdekja, mund të them se ata, që metaforikisht i quajta tiranozaurë, patën meritën se në atë kohë nuk patën frikë të venë kokën në rrezik duke u marrë me lloj-lloj krimesh për të bërë para, që nga grabitjet e pronave, deri trafiqet njerëzore të prostitutave e ato të drogës, kurse pjesa tjetër, që kishte frikë për t’u marr me këto gjëra, u bënë shërbëtorë të tyre. Ndërsa, nëse do t’i referohesha Hobsbawmit, meritën e tyre do ta shpjegoja me faktin se, me rënien e murit të Berlinit, mbaroi gara maratonë e nisur 200 vjet me parë midis frymës së revolucionit industrial dhe atij francez me fitoren e të parit, që do të thotë, me fitoren e primatit të ekonomisë mbi politikën, që nxori edhe në vendet ish-komuniste, ku sundonte politika mbi ekonominë, njerëz të rinj me talente të larta ekonomike që u mbështetën nga sivëllezërit e tyre perëndimorë. Gjithsesi, pavarësisht nga këto shpjegime të paplota historikoekonomiko-psikologjiko-filozofike, duke vazhduar me gjuhën e metaforës them se, ndryshe nga parku i Spilbergut, ku dykëmbëshit humanë, në sajë të superioritetit të intelektit fitojnë mbi dykëmbëshit tiranozaurë, (për ata që nuk e dinë edhe dinozaurët janë dykëmbësha) në parkun tonë tiranozaurët – me subspecien e tyre të veçantë drogozaurët – e morën pushtetin dhe i kthyen “shkencëtarët” në “qen roje” të tyre. Duke parë Milva Ikonomin që i bënte reklamë hotelit të drogozaurit, Valdrin Pjetri, nuk mund të mos kujtoja Metën që inauguronte hotelin e Balilit në Sarandë, Gjiknurin tek inaugurimi i Gulf-it, Berishën te CNN-i i Ulajt, pale pastaj Edi Ramën që s’lë inaugurime të tilla pa marrë pjesë, që madje ka shpikur edhe kategorinë e tiranozaurëve gjeninj duke u venë emra tiranozarësh edhe rrugëve. Apo, se harrova, edhe krejt Parlamentin, që para disa vjetësh u ngrit i gjithi në këmbë e mbajti një minutë zi kur një drogozaur i njohur mbeti i vrarë në luftën midis llojit.

Metafora, siç e kam artikuluar, ka prapë disa kufizime të rëndësishme. Ajo e ka vështirë t’i japë përgjigje atyre që mund të më thonë: ku duhet t’i fusim Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën te shkencëtarët apo te dinozaurët, te shërbëtorët apo padronët? Po intelektualët shqiptarë, a nuk janë po ata “qen roje” të pushtetit që shërbenin kështu edhe në kohën e primatit të politikës mbi ekonominë? “Gjej më mirë një metaforë tjetër zoti autor ose korrigjoje!”, më thotë zëri i këtyre kritikëve.

Duke u përpjekur ta korrigjoj e ta zhvilloj, në fillim mendova se ndoshta duhet të fus në metaforë edhe elementin seksual ku çiftëzimi i dinozaurëve me humanë prodhon metisë apo edhe humanë me kokë dinozauri apo dinozaurët dhe kokë humani si puna e minotaurëve apo centaurëve. Pastaj mendova se ndoshta do të isha më afër të vërtetës nëse do të përdorja metaforën e dramës “Rinoceronti” të Ioneskos ku asistojmë në procesin e kthimit të humanëve në rinocerontë, me skena ku humaneve fillojnë t’u dalin brirët në ballë. Sipas këtij versioni, pas marrjes së pushtetit nga dinozaurët, në parkun tonë fillon kthimi i humanëve në dinozaurë duke arritur deri në erën rilindëse të dominimit të drogozaurëve mbi tiranozaurët. Por prapë, në këtë pikë më del një vështirësi. Po u kthyen të gjithë në dinozaurë, atëherë ku do t’i gjejnë këta humanët e thjeshtë që t’i përdorin si skllevër, por edhe humanët shumëgjuhësh me tituj profesorë e doktorë, që t’i përdorin si shërbëtorë nëpër ministrira e punë administrative të rëndomta, por edhe shkrimtarët e gazetarët e artistë e këngëtarët, që t’i përdorin për propagandë; po diplomatët nga do t’i nxjerrin pastaj? Ku ta fusim Milva Ikonomin që inauguron “Privilegjin” e drogozaurit me emrin e valëve të lumit tonë më të madh, Drinit? Hmmm, nuk është e lehtë. Por ndoshta e gjeta. Metafora i afrohet më shumë së vërtetës, nëse pranojmë me hidhërim se në parkun tonë janë kthyer të gjithë në dinozaurë, por se nuk janë të gjithë njëlloj. Ka një hierarki si në trup si në fuqi që i bën disa padronë e të tjerë shërbëtorë, por, sipas pasurisë dhe pushtetit, këta mund të jenë padronë të atyre më poshtë dhe shërbëtorë të atyre më lart. Ja, ky do të ishte një variant më i mirë – thashë ne vete – përndryshe do më duhet t’i kthehem asaj metaforës së librit “Planeti i majmunëve”.

Poshtë shënim: mbrëmë pasi kisha arritur në këtë pikë të shkrimit, s’po më punonte më imagjinata dhe rashë të fle. Në gjumë mu bë vetja sikur isha duke vazhduar shkrimin, por ndërkaq po shndërrohesha në një tiranozaur. Dhe shenja e parë që vura re, ishte se më kishin dalë luspa në trup dhe ndjeva një shndërrim të gishtave të duarve me të cilët po shkruaja në tastierën e kompjuterit. Në fillim ato filluan të më mpihen, pastaj mu zhduk gishti i vogël, pastaj ai i unazës dhe më në fund ai i mesit. Nga me pesë gishta duart mu bënë vetëm me dy gishta, i madhi dhe treguesi, që filluan të rriten e të bëhen siç i kanë duart tiranozaurët: me dy gishta që i përdorin në formë dare për të mbërthyer, e shkulur, e mbytur pretë e tyre. Dhe teksa ato bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj mu shpif Edi Rama nga prapa shpine shumë herë më i madh e më i fuqishëm se unë, që kishte varur kokën e tij me gojë të madhe pa veshë dhe gjithë luspa dhe po lexonte me sytë që lëshonin xixa çfarë po shkruaja. Në një moment tha: “në kazan, në kazan!” dhe menjëherë u shfaq ministri i Brendshëm Lleshi që i tha: “si urdhëron shef!” dhe më kapi me darën gjigante të të dy gishtave të tij gjithë luspa dhe, teksa unë përpëlitesha i pafuqishëm duke i folur se po shkelnin të drejtat e njeriut, më rrasi në kazanin e plehrave të padiferencura të lagjes duke i thënë shefit të tij që po gajasej: edhe ky e paska marrë vesh që koha e humanëve ka mbaruar, por s’po e lemë të shndërrohet. Në momentin që po më mbyllte kapakun, më zuri syri Milva Ikonomin që nën qepallat e mbuluara me luspa më hodhi një shikim gati human, sikur t’i kishte mbetur diçka nga koha kur punonim së bashku për të drejtat e njeriut. U zgjova i tmerruar dhe akoma nuk jam i sigurt nëse jam një njeri që pa ëndërr sikur po kthehej në dinozaur, apo jam një dinozaur që po sheh ëndërr sikur është njeri.

Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll
Editorial 21 Gusht 2019, 05:33

Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së?

BRITANI- Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandë...

Editorial 18 Gusht 2019, 10:56

Kullat dhe koncesionet, marrëzia e madhështisë

Shqipëria, një nga shtetet me bukuri të pafund natyrore e ujore në raport me sipërfaqen e saj të vogël, pasuri të shumta në naftë, minerale etj., është sot zyrt...

Editorial 17 Gusht 2019, 09:15

Kapja e shtetit dhe kapja e kujtesës

Si bashkohen Shqipëria e Kosova karshi Turqisë?1-Antropologu dhe shkencëtari politik amerikan James C. Scott ka një fjali që mund ta përdorin këtë javë shqiptar...

Editorial 15 Gusht 2019, 06:00

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit, duhet përmendur testi PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj?Qytetarët që mund të ballafaqo...

Editorial 14 Gusht 2019, 20:41

Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hongkong

Kolona të gjata automjetesh të blinduara qarkullojnë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen – që nga fillimi i javës në internetin ...

Editorial 11 Gusht 2019, 06:07

SHBA, Rusia dhe lufta e armëve

Me përfundimin e traktatit për Fuqitë e Mesme Bërthamore (INF) në fund të korrikut, ka filluar një garë e re armësh midis SHBA dhe Rusisë. Gara e fundit e armëv...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet