LIVE UPDATES
Editorial

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

15 Gusht 2019, 06:00 Nga DOSJA
Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit, duhet përmendur testi PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj?

Qytetarët që mund të ballafaqohen së shpejti me fushatën zgjedhore, mund ta ruajnë shëndetin mendor dhe njëkohësisht të mos zhyten në hapësirën e rezervuar për demagogji, nëse ndërpresin së dëgjuari në momentin kur të dëgjohen fjalët “taksa 100 për qind” apo “dialogu me Serbinë”. Gjatë njëzet vjetëve “Serbia” ka shërbyer si mburoja që do të fshehë të gjitha dëmet që i kanë bërë shtetit të Kosovës vetë elitat politike në pushtet. Çfarëdo që të jetë shtruar si problem social dhe ekonomik-shëndetësia, arsimi, kultura-përgjigjja themelore do të gjendej diku mes “Serbia na ka lënë kështu” dhe “Serbia po e pengon shtetndërtimin”.

Në fushatën e ardhshme ka shumë gjasa që të zhvillohet një garë se kush do të jetë më i zëshëm në pozicionin që do mbajtur me Serbinë. Një paralajmërim të kësaj gare – aspektin e saj komik – e pamë kur u vendos taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe pas përkrahjes së madhe popullore filluan të dalin figurat e koalicionit qeverisës të partive të ndryshme (përfshirë dhe njërin prej drejtuesve të PDK-së, Hashim Thaçi) për të marrë merita personale apo partiake për këtë vendim. Këto skena (dhe skema) mund të përsëriten në fushatë, duke e vendosur Serbinë si një pano e madhe reklame, që do të tërheqë vëmendjen nga problemet e funksionimit të shtetit.

Konceptualisht do refuzuar tema parazgjedhore “Serbi” për dy arsye madhore.E para është se, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, të gjitha partitë kanë përkrahur Marrëveshjen e Brukselit dhe madje e kanë shndërruar me dy të tretat e votave të dhëna në Kuvend në obligim ligjor (vendor e ndërkombëtar). Kjo është e njëjta marrëveshje, e cila u nënshkrua pasi Hashim Thaçi hodhi poshtë mendimin pozitiv të GJND-së për pavarësinë e Kosovës dhe adoptoi qëndrimin e ndërmjetësuesve të Brukselit se statusi i Kosovës ka mbetur i papërfunduar.

Lëvizja Vetëvendosje mund të thotë se meqë nuk ka votuar pro, ka të drejtë si parti e vetme që të shpalosë diçka për temën “Serbi”, por kjo nuk mund ta shpjerë më gjatë se kaq, ngase tema “Serbi” nuk është çështje me të cilën do të merren vetëm partitë që do të formojnë qeverinë e ardhshme. Përgjigjja e vetme adekuate për këtë temë është se nevojitet konsensusi në Kuvendin e Kosovës, qoftë gjatë procesit të negociatave me Serbinë, qoftë në procesin e vendimmarrjes, qoftë në procesin e implementimit.

Nuk ekziston asnjë subjekt politik, sado i madh dhe i fuqishëm, që do të mundë të bartë vetëm procesin e negociatave me Serbinë dhe rrjedhimisht nuk ka pse t’i shpjegojë elektoratit se “nëse ai vjen në pushtet, do të bëjë x apo y në raport me Serbinë”. Arsyeja e dytë madhore është se testi PISA, mungesa e sigurimeve shëndetësore, hajnia industriale (jo vetëm e votave) dhe çdo gjë tjetër që shkon mbrapsht në pjesën më të madhe të vendit – aty ku sundojnë me shumicë shqiptarët – nuk ka të bëjë gjë me Serbinë dhe veprimin e saj malinj.

Pra, në momentin kur një përfaqësues i një partie thotë se do ta bëjë këtë apo atë veprim kundër Serbisë, ai në masë të madhe është duke e fshehur hapësirën e debatit për analfabetizmin funksional të të rinjve kosovarë, nivelin e ulët të kujdesit shëndetësor, ndotjen enorme të ambientit dhe mungesën e plotë të shpresës që i shtynë të mendojnë se si më shpejt të ikin prej vendit.

Andaj çdoherë që dikush do të flasë për temën “Serbi”, është mirë t’i shtrohen pyetjet:Çfarë janë masat që propozoni që fëmija kosovar të ketë aftësi të njëjta leximi si fëmijët e tjerë evropianë?Kur do të vendoset standardi i sigurimeve sociale e shëndetësore si në shtetet e tjera evropiane?Si do ta zgjidhni problemin e financimit të veteranëve të luftës, përfshirë edhe ata dhjetëra mijëra të rrejshëm?Çfarë është politika ekonomike që do të krijojë vende të punës dhe sa vende do të krijohen?

Ekziston edhe një kartë rezervë në fushën e demagogjisë. Nëse partive u kufizohet hapësira për temën “Serbi”, do të mund të nxjerrin atë tjetrën, temën “Evropë”, si në integrime dhe si në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, diçka që në qeveritë e kaluara shërbeu pos për punësimin e anëtarëve të PDK-së, edhe për shpallje rituale se mu në atë moment do të ketë liberalizim të vizave apo se për shkak të faktorëve të jashtëm (zgjedhjeve evropiane, të zgjedhurve profashistë apo antifashistë, zgjedhjeve kosovare, votës për këtë apo atë çështje në Kuvendin e Kosovës) do të mundë të pengohet liberalizimi i vizave.Në fakt, integrim evropian nuk ka.

Dhe nuk do të jetë temë.Integrim evropian nuk ka sepse Kosova, edhe po të ishte shtet model e jo i kapur prej elitës së saj të kriminalizuar, nuk njihet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.Integrim evropian nuk ka, sepse shumica e vendeve anëtare të BE-së nuk duan zgjerim të BE-së pa dakorduar një reformë të funksionimit të vetë BE-së.Integrim evropian nuk ka sepse 80 për qind e kosovarëve të rinj (përqindja më e lartë kudo në Evropë) në anketën e RÇ konfirmojnë se duan një vend pune në sektorin publik.

Kjo tregon për një shoqëri, sistemi ekonomik dhe politik i së cilës gjeneron ambicie vegjetimi, diçka që nuk ka ekzistuar as në socializëm e që nuk ekziston as në shtetet më etatiste si Bjellorusia.Andaj, kur dikush do të dalë të flasë për integrim evropian, pyetja që duhet t’i bëhet: a e ka fjalën për qindra e mijëra të rinj që presin momentin kur do të integrohen në BE me këmbët e tyre, duke shkelur në shtetet e BE-së? Sepse tjetër integrim, në këtë gjendje, nuk ka.Testi themelor për qytetarët, natyrisht gjendet në pyetjen se a po ofrohet një qeveri e re apo një qeverisje e re?Dallimi është thelbësor, aq thelbësor sa të japë përgjigje a do të vazhdojë të jetë Kosova shtet i kapur apo do të shkojë drejt çlirimit të vet?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 14 Gusht 2019, 20:41

Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hongkong

Kolona të gjata automjetesh të blinduara qarkullojnë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen – që nga fillimi i javës në internetin ...

Editorial 11 Gusht 2019, 06:07

SHBA, Rusia dhe lufta e armëve

Me përfundimin e traktatit për Fuqitë e Mesme Bërthamore (INF) në fund të korrikut, ka filluar një garë e re armësh midis SHBA dhe Rusisë. Gara e fundit e armëv...

Editorial 8 Gusht 2019, 15:42

Guvernatori i ri i Rusisë në Ballkan

Emrat e ambasadorëve  që shtetet e mëdha caktojnë në shtetet e vegjël, shprehin interesin ose painteresin e fuqive të mëdha për shtetin, ku i akreditojnë. Kur a...

Editorial 6 Gusht 2019, 09:26

Kush po e shkatërron policinë?

Ideja dhe premtimi per te ngritur nje njesi super speciale qe do te arrestoje te fortet e rrugeve dhe lagjeve me gezoi tej mase. Mendova “hajt per hajer”. Por t...

Editorial 5 Gusht 2019, 09:36

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke m...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet