LIVE UPDATES
Editorial

Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së?

21 Gusht 2019, 05:33 Nga DOSJA
Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së?

BRITANI- Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandës) apo mes Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe (e pamendueshme për Londrën) – kjo është një nga çështjet e mëdha të hapura, të cilat kryeministrja e mëparshme, Theresa May donte t’i rregullonte përmes një marrëveshjeje të negociuar me BE. Një tjetër ujdi prekte lirinë e lëvizjes së qytetarëve të BE: statusin e atyre që jetojnë prej një kohë të gjatë në Britaninë e Madhe si edhe lirinë e lëvizjes.

Kryeministri i ri, Boris Johnon nuk e do marrëveshjen që negocioi Theresa May. Ai kërkon rinegociim të saj para takimit me Merkelin në Berlin dhe presidentin Macron në Paris këtë javë dhe përdor presionin. Ka kohë që ai ka bërë të qartë, se ai as që mendon t’i përmbushë detyrimet financiare të vendit të tij kundrejt BE, nëse BE nuk ndërron qëndrim. Edhe për qytetarët e BE mund të bëhet e vështirë nga fundi i tetorit hyrja në Britaninë e Madhe.

Sistem pikësh për qytetarët e BE

Qeveria në Londër ka bërë të ditur, se në rast të një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor, ajo do t’i japë fund menjëherë lirisë së lëvizjes për qytetarët e rinj nga BE. Të drejtat e qytetarëve të BE që jetojnë ndërkohë në Britaninë e Madhe nuk preken nga rregulloret e reja. Ende po punohet për detajet e kritereve të reja të udhëtimit, tha një zëdhënëse në Londër. “Ne për shembull do të praktikojmë menjëherë rregulla strikte kundër kriminalitetit, për njerëzit që duan të hyjnë në Britaninë e Madhe”. “Qytetarët e BE që duan të jetojnë në vend do të zgjidhen në bazë të një sistemi pikësh sipas modelit australian.”

BE është e përgatitur për Brexitin pa marrëveshje

Se si do t’i dallojnë në të ardhmen policët kufitarë qytetarët e BE me të drejtë qëndrimi nga ato ohne leje qëndrimi mbetet e paqartë. Në Britaninë e Madhe nuk ka detyrim regjistrimi. Deri më tani janë të regjistruar afër 1 milionë nga 3,5 milionë qytetarë nga BE. Afati për këtë mbyllet në fund të vitit 2020. Ky afat nuk ka për të ndryshuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Iniciativa “3 milionët” që angazhohet për të drejtat e qytetarëve të BE në Britaninë e Madhe kritikoi, se mund të ketë vështirësi për qytetarët e BE që nuk janë regjistruar në rast të një Brexiti pa marrëveshje.

Marrëveshja e negociuar mes BE dhe Britanisë së Madhe u refuzua tre herë nga parlamenti britanik. Nëse nuk do të ketë ujdi deri më 31 tetor, Britania e Madhe do të dalë pa marrëveshje. BE e sheh veten të përgatitur për një dalje “no deal”, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE. Sigurisht që një dalje pa marrëveshje e Britanisë së Madhe “do të krijojë vështirësi të mëdha për qytetarët dhe bizneset”, por kjo do të prekë më shumë Britaninë e Madhe se 27 vendet e tjera të BE.

Johnson kërkon të heqë Backstop-in

Edhe për një temë tjetër, kufiri mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut ka bërë propozime të reja Boris Johnson. Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, kryeministri britanik kërkon sërish ndryshime të marrëveshjes. Qëllimi duhet të jetë heqja e rregullores së Backstop-it mjaft e diskutuar. Ndryshimet e marrëveshjes do të pengojnë një dalje të pakontrolluar të Britanisë së Madhe nga BE. “Shpresoj shumë që ne do të ndahemi me një ‘deal'”, shkruan Johnson.

Backstop-i parashikon, që Britania e Madhe të jetë pjesë e unionit doganor me BE, për sa kohë që është gjetur një zgjidhje tjetër, që i shfuqizon kontrollet. Për Irlandën e Veriut përveç kësaj do të ketë pjesërisht rregullore të tregut të brendshëm të BE. Përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexit mes konservatorëve mendojnë se Backstop-i do ta lidhë për një kohë të pacaktuar Britaninë e Madhe me BE. Një politikë e pavarur tregtare do të ishte kështu e pamundur.

Johnson kërkon heqjen Backstop-it. Në vend të kësaj, të dyja palët duhet të angazhohen ligjërisht që të mos ketë më kontrolle kufitare mes të dyja pjesëve të Irlandës. Deri në fund të periudhës kalimtare duhet të gjenden “ujdi alternative”, që e bëjnë të parëndësishëm Backstop-in dhe janë pjesë e një marrëveshje të mëvonshme tregtare. Për rastin, nëse kjo nuk mjafton, Johnson thotë se do të mbetej “konstruktiv dhe fleksibël për të parë, se cilat detyrime do të ndihmonin”, por nuk jep hollësi.

BE i ka refuzuar deri më tani bisedimet e reja për marrëveshjen. Ajo këmbëngul tek Backstop-i, për të përjashtuar mundësinë, që pas Brexit të vendosen kontrolle doganore mes Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe, edhe për shkak të ruajtjes së paqes e mos shpërthimit të konfliktit mes protestantëve  katolikëve në Irlandën e Veriut. Të pasqaruara janë edhe të drejtat e peshkimit për peshkatarët e BE në ujërat britanike. Brukseli pret në rast një daljeje pa marrëveshje radhë të gjata e pritje me orë në kufirin britanik për shoferët e kamionëve.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial boris jonson brexit britania e madhe dalje pa marreveshje boris jonson brexit britania e madhe dalje pa marreveshje

Sondazh

Poll
Editorial 18 Gusht 2019, 10:56

Kullat dhe koncesionet, marrëzia e madhështisë

Shqipëria, një nga shtetet me bukuri të pafund natyrore e ujore në raport me sipërfaqen e saj të vogël, pasuri të shumta në naftë, minerale etj., është sot zyrt...

Editorial 17 Gusht 2019, 09:15

Kapja e shtetit dhe kapja e kujtesës

Si bashkohen Shqipëria e Kosova karshi Turqisë?1-Antropologu dhe shkencëtari politik amerikan James C. Scott ka një fjali që mund ta përdorin këtë javë shqiptar...

Editorial 15 Gusht 2019, 06:00

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit, duhet përmendur testi PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj?Qytetarët që mund të ballafaqo...

Editorial 14 Gusht 2019, 20:41

Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hongkong

Kolona të gjata automjetesh të blinduara qarkullojnë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen – që nga fillimi i javës në internetin ...

Editorial 11 Gusht 2019, 06:07

SHBA, Rusia dhe lufta e armëve

Me përfundimin e traktatit për Fuqitë e Mesme Bërthamore (INF) në fund të korrikut, ka filluar një garë e re armësh midis SHBA dhe Rusisë. Gara e fundit e armëv...

Editorial 8 Gusht 2019, 15:42

Guvernatori i ri i Rusisë në Ballkan

Emrat e ambasadorëve  që shtetet e mëdha caktojnë në shtetet e vegjël, shprehin interesin ose painteresin e fuqive të mëdha për shtetin, ku i akreditojnë. Kur a...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet