LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Fasule me krimba të ziera në kazanin e naftës”, telat mes fëmijëve të pangrënë dhe bahçes së policëve në kampin

27 Gusht 2019, 09:40 Nga DOSJA
“Fasule me krimba të ziera në kazanin e naftës”,

TEPELENË– Kujtimet e të mbijetuarve nga kampi i Turanit dhe Tepelenës, ku uria bënte kërdinë mes fëmijëve, pleqve dhe grave që nuk mundeshin t’i ngopnin, edhe pse e hiqnin nga goja racionin e tyre. Ndërsa policët, i shihnin pas gardhit, hanin shalqinj dhe u hidhnin lëkurat pasi ua kishin gërryer tulin

Uria ishte një nga personazhet kryesorë të jetës së të internuarve në kampin e Turanit dhe të Tepelenës. Fëmijët nuk flinin kurrë të ngopur me racionin e bukës dhe fasulet me krimba, të ziera në kazanin e naftës. Aq më pak nënat, që, pasi kishin ngarkuar dru gjithë ditën, e hiqnin nga goja edhe atë racion për t’ua dhënë fëmijëve. Kur shtriheshin për të fjetur, ata nuk kërkonin përralla, por bukë. Por bukë nuk kishte më, dhe nënat u tregonin përralla: “Ja dhe pak. Do dalë nëna të shkojë te furra e bukës”.

Simon Mirakaj, i cili ka kaluar 45 vite në internim, në programin “Studio e hapur” të Eni Vasilit, bisedë që është publikuar më pas në librin “Zëra nga Errësira” të gazetares, botim i UET Press, rrëfen me detaje për këtë shoqëruese të pandarë të viteve të kaluara në Turan dhe Tepelenë. Kampi ishte i rrethuar; të afërmit, sidomos për familjet nga Veriu, e kishin shumë të vështirë të vinin deri në Tepelenë për t’u sjellë ushqime, ndaj nuk mbetej thuajse asnjë mundësi për t’i shpëtuar urisë. Gratë këpusnin ndonjë ìfrut të egër që mund të gjenin rrugës kur ktheheshin të ngarkuara me dru, fëmijët përvidheshin poshtë telave me gjemba për të këputur gjethe e bimë që në kushte të tjera nuk do i hante kush, sepse ishin shumë të hidhura, por mesa duket uria ishte më shumë. Dhe këto fshehurazi. Nëse i kapnin, ndëshkoheshin.

Kështu ndodhi me një djalë 7 vjeç, Zef Mirakaj, që, siç tregon Klora Mirakaj Merlika, motra e tij, në “Zëra nga errësira”, kishte shkuar të shiste një palë tuta që e ëma dhe e gjyshja i kishin bërë me leshin e jastëkëve të sjellë nga Berati, ku kishin qenë të internuar fillimisht. Kishte blerë pak miell me paratë e siguruara dhe po kthehej në kamp, por polici që e kapi, e lidhi 7-vjeçarin pas betonit të çezmës, jashtë gardhit dhe e la aty si dënim. Kur ra nata, zhurma e stërpikave të ujit, e trembte fëmijën që thërriste: “Po më hanë shtrigat”, ndërsa e gjyshja, e ëma dhe e motra, pas gardhit, mundoheshin ta qetësonin. Kështu ndodhi dhe me Eugen Merlikën, siç ka treguar ai në botimin e AIDSSH “Kampi i Tepelenës Dëshmitë e të mbijetuarve”, që vetëm pse gjuajti me guralec një derr, i cili as e ndjeu goditjen, polici e mbylli gjithë natën në bodrum, ku fëmija duhet të qëndronte vetëm në errësirë, me frikën nga “gogoli”, ndërsa gjyshja, jashtë, mundohej ta qetësonte duke i thënë që nuk kishte gogol. Por nuk ishte koha dhe vendi i duhur për të shfuqizuar legjendat që të rriturit u tregojnë fëmijëve për t’i trembur. Ndoshta në librat  e historisë nuk mund të shkruhet për shtriga dhe gogolë, por askush nuk mund të thotë që ata nuk i kanë torturuar fëmijët në kampin e Tepelenës.

Për ta thjeshtuar: nga një anë ishte uria dhe nganjë anë ishin policët. Fëmijët nuk kishin nga të shkonin. Sigurisht të gjithë do mendonin se duhej të zgjidhnin si drejtim policët. Ata ishin njerëz dhe çdo njeri përballë një fëmije të uritur, nuk rri duarkryq, por siç dëshmojnë të mbijetuarit, disa nuk ishin të tillë. Simon Mirakaj, tregon për gazetaren Eni Vasili në “Zëra nga errësira” që një nga situatat me të cilën përballeshin  në kampin e Tepelenës, edhe më e paimagjinueshme sesa kazani me lëngun e zi, ishte bahçja e policëve matanë gardhit me gjemba. Ajo ishte e mbushur në çdo kohë me prodhimet e stinës, lakra e presh në dimër, domate, speca, shalqinj e pjepra në verë. Mirëpo policët nuk u jepnin asgjë fëmijëve, që, pamja e frutave të pjekura ua kthente në torturë, urinë e pashuar. Ata prisnin këndej gardhit, të paktën për ndonjë lëkurë shalqiri, por edhe ato, policët i gërryenin sa i bënin të tejdukshme para se t’ua flaknin sikur ua hidhnin qenve. E megjithatë, tregon Simoni, sërish fëmijët shtyheshin e kacafyteshin, duke dërrmuar turinjtë përdhe, për t’i kapur.

Kampet ku do të shkonin më vonë nuk krahasoheshin me Turanin dhe Tepelenën për vuajtjen që u ka shkaktuar uria. Në kampet e Lushnjës, të rriturit mund të punonin e të paguheshin. Madje dhe të vegjlit punonin për t’u lehtësuar barrën më të rriturve dhe për të siguruar pak ushqim. Ishte një ndryshim i vogël dhe  i arritur me mundime tejet të mëdha, por për fëmijët dhe gratë që kanë përjetuar Tepelenën, ishte shumë. Sigurisht, pas asaj që i nxorën gjallë ata fëmijë që andej.

Simoni kujton që, ditën kur u thanë që do të shpërnguleshin nga kampi, e përjetuan si festë dhe vendi ku mësynë për të festuar ishte pikërisht bahçja e policëve. Kaluan telat dhe shkuan të hanin lakra. I hanin si të ishin bakllava. Këputën dhe morën dhe me vete.

Duhet të ketë qenë dimër, përderisa në bahçe kishte presh dhe lakra.  Në një realitet normal, fëmijët hanin vërtet bakllava.

Marrë nga Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur femijet ne kampin e tepelenes kampi i tepelenes te internuarit femijet ne kampin e tepelenes kampi i tepelenes te internuarit

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez