Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë euro kredi për blerje banesash gjatë vitit 2020.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerjen e banesave shënoi rritje pavarësisht krizës së thellë ekonomike.
Krahasuar me një vit më parë, kredia e re u rrit me 2.1%. Megjithë rënien e prodhimit kombëtar dhe rritjen e papunësisë, shqiptarët duket se nuk janë stepur në vendimin për të blerë pasuri të paluajtshme, qoftë edhe duke marrë përsipër një borxh afatgjatë, siç është kredia bankare për këtë qëllim.
Ekspertët e sektorit financiar pohojnë se në kohëra të pasigurta pasuritë e paluajtshme mund të perceptohen si një formë e sigurt investimi.
Kreditimi në këtë segment është mbështetur edhe nga oferta e kënaqshme gjatë viteve të fundit. Kredia hipotekore ka qenë një nga produktet që ka mbështetur më shumë kthimin e rritjes së kredisë bankare pas vitit 2015. Ky është një nga produktet produktet më cilësore për bankat, sepse ka nivelin më të ulët të kredive me probleme. Njëkohësisht, kredia për shtëpi është një produkt që mundëson rritjen afatgjatë të portofolit të kredisë dhe një shpërndarje të rrezikut të kredisë.
Kushtet e favorshme çmim të ofertës kanë luajtur në veçanti një rol të ndjeshëm në nxitjen e kredisë për shtëpi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në Dhjetor 2020 interesi mesatar i kredisë për shtëpi në lekë ishte 3.73%, ndërsa në euro 3.05%.
Në fund të vitit 2020, portofoli i kredisë për shtëpi të individëve arriti vlerën e 127.4 miliardë lekëve ose rreth 1.03 miliardë eurove. Rritja vjetore është pranë nivelit 9.1%, rritje kjo ndjeshëm më e lartë krahasuar me rritjen mesatare të kreditimit të ekonomisë për të njëjtën periudhë.
Kredia bankare është një nga faktorët që kanë vazhduar të mbështesin përmirësimin e kërkesës në tregun e pronave në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit 2020, indeksi i çmimit të banesave në rang vendi shënoi rritje me 4.9%. Në kryqytet çmimet u rritën edhe më shumë se mesatarja kombëtare, me 6.5%. Mbështetur në vrojtimin periodik për çmimet e banesave që kryen Banka e Shqipërisë, rezulton se të paktën 60% e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme financohen me kredi bankare.
Kredia për shtëpi është gjithashtu një mbështetje shumë e rëndësishme për segmente të tjera të tregut financiar, sidomos për tregun e sigurimeve. Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri është i varur në pjesën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorëve, që zakonisht aplikohet në kreditë për blerjen e banesave. Sigurimi i pronës gjithashtu ka një varësi të lartë nga kredia për shtëpi, sepse shumica e pasurive që sigurohen janë kolaterale për garantimin e këtyre kredive.
Marre nga Monitor
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Niveli i kredisë me probleme në fund të muajit dhjetor arriti në 8.11%, duke shënuar një rënie të lehtë me 0.09 pikë përqindje në krahasimin me fundin e 2019-s....
TIRANË– Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të ven...
TIRANË– Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia. Në pikat e tregtimit të ...
Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i prostitucionit. Emisioni “Stop” ka regjistruar me kamera të fshehta disa punonjëse të seksit. Rasti...
Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.“Kam mamin e shtru...
TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama, Ilir Beqja, ka analizuar ekonominë shqiptare, duke thënë se shqiptarët nga viti 2013 e ...
SHQIPËRI– Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 arriti në 52.382 lekë. Statistikat e detajuara nga rajonet të raportuara nga INSTAT tregojnë...
Pandemia e COVID-19 vuri buxhetin e vitit të shkuar nën presion për pagesat dhe me një vendim të veçantë në prill qeveria rishikoi ato zëra që ishin të d...
TIRANË– Qeveria ka ndryshuar buxhetin e miratuar për vitin 2021, duke shtuar pritshmëritë për të ardhurat.Buxheti i përllogaritur me nga 484,1 miliar...
Pal Nikolli nga Zadrima e Lezhës e kishte vendosur datën e dasmës së vajzës së tij 1 vit më parë dhe kishte planifikuar ta organizonte në një lokal të zonës. Po...