LIVE UPDATES
Ekonomi

Ilir Beqja “skanon” ekonominë: Me Ramën kryeministër shqiptarët blenë makina dhe mobiluan shtëpitë, morën dh

9 Shkurt 2021, 12:28 Nga DOSJA

TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama, Ilir Beqja, ka analizuar ekonominë shqiptare, duke thënë se shqiptarët nga viti 2013 e deri më sot kanë bërë një kapërcim të madh ekonomik. Në një shkrim në rrjetet sociale, Beqja shkruan se me Ramën kryeministër, është rritur kreditimi, shpenzimet për hotele e bare dhe restorante, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për mobilimin e shtëpive dhe një sërë komponentë të tjerë. Një tjetër pikë që bie padyshim në sy është fakti se sipas Beqjes, qeveria Rama ka shtuar edhe makinat në qarkullim, ku sipas tij rreth 52% më shumë makina janë në qarkullim. Burimi i të dhënave të publikuara nga ministri nuk është bërë publik kështu që kushdo ka të drejtën t’i marrë me hezitim.

SHKRIMI I PLOTË I ILIR BEQJES:

Prej 2014 ka një ritëm të mirë të rritjes vjetore ekonomike. Në në 2013 rritja vjetore është 1 %, në 2018 rritja vjetore arrin 4,1 %. Ritmi i rritjes ngadalësohet në 2019 prej tërmetit, ndërsa në 2020 ekonomia është tkurrur prej efekteve të pandemisë. Në vitin 2021 parashikohet një rritje 5,5 %, ndërsa në vlerë PBB kthehet në nivelin e 2019. Por, thelbësore është se si ka ndikuar rritja ekonomike në jetesën e shqiptarëve.

E ARDHURA KOMBËTARE E DISPONUESHME

Një tregues i rëndësishëm mesatar është “E ardhura kombëtare e disponueshme për banor”. Ky tregues ishte 3,617 euro në 2013. Në 2019 arriti në 5,060 euro. Në 5 vite, deri në 2019 u shtua me 1,443 euro apo u rrit me 40 %. Prej pandemisë ka një rënie në 2020. Në 2021 parashikohet të arrijë 5,070 euro duke rikthyer në nivelin e 2019.

KURSIMET

Nga 2013 në 2020 depozitat e individëve në sistemin bankar shqiptar janë shtuar me 2,188 milionë euro. Në 7 vite janë rritur me 34 %, ndërsa vetëm në vitin e fundit
janë rritur me 5 %.

Madje dhe në një vit shumë të vështirë si 2020 shqiptarët kanë mundur të shtojnë kursimet.

KREDIA

Nga 2013 në 2020, kredia që individët kanë marrë në sistemin bankar është shtuar me 545 mln euro.

Në 7 vite është rritur me 51 % ndërsa vetëm vitin e fundit është rritur me 6 %.

Fakti që kredia është shtuar tregon se bankat besojnë të aftësia paguese e individëve për të shlyer kredinë. Do të thotë që individët janë në gjendje të gjenerojnë të ardhura për të shlyer kredinë.

Këto të ardhura nga vijnë? Vijnë qoftë nga puna, qoftë nga akviteti ekonomik individual. Madje edhe në një vit të vështirë si 2020 shqiptarët i kanë bindur bankat se janë në gjendje të shlyejnë kreditë.

SHPENZIMET E KONSUMIT

Shqiptarët kanë rritur edhe konsumin. Prej 2014, INSTAT vlerëson rregullisht çdo vit konsumin e familjeve nëpërmjet Anketës së Buxheteve Familjare. Disponohen të dhëna të plota për periudhën 2014 – 2019.

Në periudhën 2014 – 2019, shpenzimet mesatare mujore të familjeve shqiptare u rritën me 18,7 %. Nga 69,442 lekë në muaj në 82,415 lek në muaj.

Ndërsa mediana (vlera që i ndan familjet në mes dy grupe, me konsum më të madh apo me konsum më të vogël) është rritur me 28 %. Nga 55,470 lek në muaj në 2014 në 71,045 lek në muaj.

Në 2014 mediana është sa 80 % e mesatares, ndërsa në 2019 mediana është sa 86 % e mesatares. Kjo tregon se sipas shpenzimeve mujore diferenca midis familja që shpenzojnë më shumë dhe atyre që shpenzojnë më pak është zvogëluar.

Në këtë periudhë ka ndryshuar edhe struktura e shpenzimeve.

Në 2014 shpenzimet për Ushqim përbëjnë 44,3 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Ushqim shpenzohet 41,2 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Ushqim janë rritur me 10 %.

Në 2014 shpenzimet për Shëndetësinë përbëjnë 4,8 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Shëndetësinë shpenzohet 4,3 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Shëndetësinë janë rritur me 5 %.

Në 2014 shpenzimet për Arsim përbëjnë 4,2 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Arsim shpenzohet 3,1 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Arsim janë pakësuar me 13 %.

Në 2014 shpenzimet për Mobilim dhe Mirëmbajtje Banese përbëjnë 5,4 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Arsim shpenzohet 6,7 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Mobilim e Mirëmbajtje Banese janë rritur me 46 %.

Në 2014 shpenzimet për Restorante&Hotele përbëjnë 3,2 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Restorante&Hotele  shpenzohet 4,8 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Restorante&Hotele janë rritur me 80 %.

Më pak për Arsim dhe Shëndetësi nga xhepi sepse janë shtuar shërbimet publike pa pagesë. Më shumë shpenzime për Restorante dhe Hotele dhe për Mobilim sepse ka më shumë të ardhura, sepse ka më pak shpenzime të domosdoshme.

AUTOMJETET

Në fund të vitit 2013 në Shqipëri qarkullonin 446 mijë automjete. Në fund të vitit 2020 kanë qarkulluar 677 mijë automjete. Në 7 vite janë shtuar 52 % apo rreth 231 mijë. Një pyetje shumë e thjeshtë shtrohet. Këto 231 mijë automjete janë të grushti oligarkësh apo të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.

Përmbledhtazi,

Nën qeverisjen e socialistëve me kryeministër Edi Ramën :

• Të Ardhurat e disponueshme mesatare u rritën me 40 %.

• Kursimet e individëve u rritën me 34 %.

• Kreditimi për individët u rrit me 51 %.

• Shpenzimet mesatare të familjeve u rritën me 18 %.

• Shpenzimet për hotele e restorante u rritën me 80 %.

• Shpenzimet për mirëmbajtje banese dhe mobilim shtëpie
u rritën me 48 %.

• Automjetet në qarkullim u rritën me 52 %.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia shqiptare ilir beqja ekonomia shqiptare ilir beqja


Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?